Nga sot Andre Breitenreiter është larguar nga drejtimi teknik i Hoffenheim, me skuadrën gjermane që ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit.
Trajneri 49-vjeçar ishte nën kontratë me Hoffenheim deri më 30 qershor 2024 dhe për këtë pritet të dëmshpërblehet.
Breitenreiter erdhi te Hoffenheim vetëm verën e kaluar nga Zurich.
Pas gjashtë ndeshjeve të para në Bundesligë, ai e kishte skuadrën e tij në vendin e gjashtë. Por më pas ai mori vetëm shtatë pikë në 13 ndeshje dhe padyshim e pagoi shtrenjtë.
Orët në vijim pritet të bëhët me dije se kush do të drejtojë ekipin në takimin e rradhës.
Discussion about this post