GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Afër 1 mln shqiptarë braktisën vendin, regjimi i Ramës…

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Afër 1 mln shqiptarë braktisën vendin, regjimi i Ramës…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në mbledhjen e tij me kandidatët për kryetarë bashkie, Berisha tha se kryeministri Edi Rama gjatë viteve që ka drejtuar Shqipërinë, ka shkretuar vendin dhe ka bërë që të largohen mijëra të rinj.

Kreu i PD-së tha se 935 mijë shqiptarë e kanë lënë Shqipërinë brenda tetë viteve qeverisje dhe se kjo gjë ka vrarë shpresën e këtij vendi.

Fjala e Berishës:

Shndërroi ndërkohë narkoeuron dhe grupet e saj, vendimmarrësin më kryesor për fatin e Shqipërisë, fatet e demokracisë shqiptare, fatet e vendit. Me shumë, shumë dhimbje, me shumë, shumë keqardhje informoj ju dhe shqiptarët se statistikat e fundit të Eurostatit, që deri në vitin 2021, informonin se 744 mijë shqiptarë e kanë lënë Shqipërinë për vendet e BE-së, kjo shifër para pak ditësh është azhurnuar dhe sot janë 935 mijë shqiptarë që kanë lënë Shqipërinë këto vite vetëm në BE, e jo ata që janë në SHBA, Kanada, Norvergji, pra në hapësirën jo Shengen, jo të BE-së. Kurrë në histori ky vend nuk është shkretuar nga një pushtim, apo një regjim siç po shkretohet këto vite.

Sot një thirrje e përgjithshme është; të shpëtojmë Shqipërinë, t’i dalim zot. Shqipëria po evaporon, po zhduket, po vdes me shpejtësi në këtë mënyrë. Nuk ka një vend tjetër në mënyrë absolute që në harkun kohor 2014-2022 të ketë humbur mbi 35 % të popullsisë së vet. Këto të dhëna dramatike e bëjnë misionin tuaj edhe më jetik për vendin, për shpëtimin e vendit. E gjitha kjo vjen nga një politikë antishqiptare, ç’njerëzore që ndiqet ndaj këtyre njerëzve. Këtu kemi qenë dhe INSTAT i drejtuar nga Rama, nxori grafikun që nga viti 2007-2014, popullata në Shqipëri u rrit nga viti në vit.

Dhe kjo është e vërtetë. Në këto vite u rikthyen mbi 180 mijë emigrantë shqiptarë. Dallimi ishte themelor; Shqipëria një vend shprese. Me ato të ardhura, ato kushte, por kishte shpresë. Sot ky regjim, Edi Rama vret shpresën. Po si e vret shpresën ky? Vret shpresën duke prodhuar vetëm ligësira, vetëm fëllikshtira, vetëm skandale. Ky e vret shpresën duke vjedhur shqiptarët. Në mënyrë të pamëshirshme ky njeri që udhëton 137 udhëtime me çarter, me avion në dispozicion, me dhomë gjumi luksoze, sikur të ishte sheiku më pasur i gjirit. Ky njeri që mban vetëm për rrogat e pilotëve, shpenzon 300 milionë në vit, ky njeri i cili udhëton si sheikët me makina 500 mijëshe dhe deklaron se e bleu PS, se e ka bankë PS-në, ky njeri i cili thotë se firmos ‘fap fap fap’, për xhepat e tij, firmos për 420 mln euro në kundërshtim flagrant me ligji. Keni dëgjuar ju rastin e zv/ministrit që e arrestuan se i tha punonjësja e thesarit se kjo nuk bëhet. Edi Ramës i tha dy herë, Agjencia e Prokurimeve Publike se kjo procedurë është antiligjore, por ajo ishte procedura që jepte para. Ai patë ju fushat e Sharrës si janë bërë miniera floriri për këtë hajdut.

Atje plehrat i tarifojnë sikur digjen, në fakt atje as nuk seleksionohen, por diferenca është se për çdo ton futin 18 euro në xhep. Diferenca është 54 mln euro gjatë këtyre viteve ua kanë grabitur qytetarëve dhe bizneseve vetëm të qarkut të Tiranës.

Etiketa: berishaFASHISTRama

Lajme të lidhura

“Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”, Berisha mbyll protestën: Beteja vazhdon
Breaking Views

“Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”, Berisha mbyll protestën: Beteja vazhdon

22:19 - 08/05/26
Berisha: Ishim në marshim paqësor, policia na bllokoi rrugën, do marrin përgjigjen e merituar
Breaking Views

Berisha: Ishim në marshim paqësor, policia na bllokoi rrugën, do marrin përgjigjen e merituar

21:55 - 08/05/26
Protesta zhvendoset drejt Parlamentit/ Një polic i lënduar nxirret nga rreshti, kordoni nën sulm me molotovë!
Breaking Views

Protesta zhvendoset drejt Parlamentit/ Një polic i lënduar nxirret nga rreshti, kordoni nën sulm me molotovë!

21:43 - 08/05/26
Para
Katari emëron në krye të stolit ish teknikun e Real Madrid

Katari emëron në krye të stolit ish teknikun e Real Madrid

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mjegulla ‘pushton’ aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 5 aksidente të ndodhura gjatë mbrëmjes së sotme
Aktualitet

Mjegulla ‘pushton’ aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 5 aksidente të ndodhura gjatë mbrëmjes së sotme

23:28 - 08/05/26

Aksi rrugor Kardhiq Delvine është pushtuar nga mjegulla e dendur gjatë orëve të fundit, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve....

Lexo më shumë
I riu nga Lezha tenton të hyjë me makinë në sheshin “Skënderbej” të mbushur me njerëz

I riu nga Lezha tenton të hyjë me makinë në sheshin “Skënderbej” të mbushur me njerëz

22:28 - 08/05/26
“Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”, Berisha mbyll protestën: Beteja vazhdon

“Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”, Berisha mbyll protestën: Beteja vazhdon

22:19 - 08/05/26
Flakët shkrumbojnë biznesin në Radhimë, rrezikohen hotelët dhe banesat pranë

Flakët shkrumbojnë biznesin në Radhimë, rrezikohen hotelët dhe banesat pranë

22:05 - 08/05/26
Berisha: Ishim në marshim paqësor, policia na bllokoi rrugën, do marrin përgjigjen e merituar

Berisha: Ishim në marshim paqësor, policia na bllokoi rrugën, do marrin përgjigjen e merituar

21:55 - 08/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com