Merkatoja e trajnerëve është ende aktive, dhe tani që kampionatet janë në kulmin e tyre. Një nga trajnerët më në diskutim është pa asnjë dyshim ai i Chelseat Graham Potter. Tekniku anglez, për shkak të rezultateve jo të mira, pritet të mos vazhdojë më në Stamford Bridge, sezonin e ardhshëm.
Sipas mediave në ishull, zëvëndësuesi i tij pritet të jetë portugezi Jose Mourinho, trajneri aktual i Romës. Sipas medias Givemesport, tekniku dy herë fitues i UEFA Champions League, është objektivi numër një i pronarit të Chelseat Todd Boelhy për të rikthyer londinezët në lavdinë e mëparshme. Nëse kjo lëvizje konkretizohet, për Mourinhon, do të ishte aventura e tretë të skuadra e Chelseat.
Discussion about this post