GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Ushtria” e PS-së/ Zbardhen emrat e Aktiv1st, 90% punojnë në Administratë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Aktiv1st është vetëm një platformë që kontrollon punonjësit e Administratës

Aktiv1st është vetëm një platformë që kontrollon punonjësit e Administratës

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktiv1st është vetëm një platformë që kontrollon punonjësit e Administratës, nëse iu bëjnë like postimeve të bosëve dhe ky tashmë është fakt. Pavarësisht se Partia Socialiste e ka prezantuar këtë aplikacion si një platformë ku të gjithë mund të ndjekin aktivitet e institucioneve dhe të japin sugjerimet e tyre. Në të vërtetë Aktiv1st është “polici” i Administratës.

Herë pas herë Gijtonia.com ka nxjerrë të dhëna se si funksion kjo platformë dhe se si vihen në presion punonjësit e Administratës për t’i rritur klikimet dhe “reache-en” ministrave dhe kryeministrit. Në mënyrë që propaganda e tyre të shtrijë rrënjët kudo.

Këtë herë po vjen një tjetër fakt i rëndësishëm  që tregon skemën e shpifur dhe “kontrolluese” që po bën qeveria jonë. Eksperti i IT, Gent Progni, ka publikuar ditën e sotme video në të cilën shfaqet një listë e gjatë me emrat e persona që kanë shkarkuar aplikacionin Aktiv1st dhe janë shumë aktiv në të.

Kliko këtu për listën https://media.licdn.com/dms/document/C4D1FAQGbma_MaTi6sQ/feedshare-document-pdf-analyzed/0/1675777383640?e=1676505600&v=beta&t=Axap6LofYJEK_yZrTHnRjr_JaMA2ylerQ80HilOre1o

Ajo çka vihet re në këtë listë është që më shumë se 90% e tyre janë punonjës në ndonjë institucion shtetëror. Kryesisht punonjës të bashkive dhe punonjës të institucioneve vartëse. Nuk mbeten pas drejtuesit dhe punonjësit e drejtorive spitalore në disa qytete të vendit.

Së dyti, vëmë re se kjo listë ka punonjës të Administratës në çdo qytet të vendit. Pra Aktiv1st është shtrirë dhe në ato zona ku punonjësit shpesh herë përballen me probleme me internetin. Kjo ndodh edhe kur duhet të kryejnë shërbimet ndaj qytetarëve. Por, nuk kanë ç’të bëjnë! Kur vjen fjala te përdorimi i Aktiv1st dhe zbatimi i urdhrave të tij, punonjësit duhet ta gjejnë internetin.

Në listën e mësipërme në të djathtë dallon edhe numrin e pikëve që ka secili përdorues i Aktiv1st. Kujtojmë se ditën e djeshme Gijotina.com publikoi një SMS që u dërgohej users-ave të Aktiv1st nga koordinatorja. Ajo i informon se si po ecin me pikët. Dhe në rast se ata kanë pak pikë do të thotë që nuk kanë bërë like dhe koment sa duhet në postimet e ministrave. Për këtë koordinatorja i paralajmëron që t’i përkushtohen më shumë aplikacionit. Pra, është e qartë që cili ka më pak pikë, “fluturon” nga karrigia e zyrës.

Lexo edhe: “Shihe me përparësi se….”/ Ja si Aktiv1st-i paralajmëron punonjësit e Administratës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimAktiv1staplikacionFact checkinggent PrognikomentekryeministerlikeministrapresionpsotimePunonjesit e Administrates

Lajme të lidhura

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës
Breaking Views

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

23:15 - 02/08/26
Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë
Breaking Views

Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

22:13 - 02/08/26
Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn
Breaking Views

Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

21:23 - 02/08/26
Para
Çfarë duhet të dini për tërmetin shkatërrimtar

Çfarë duhet të dini për tërmetin shkatërrimtar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor për 3 gusht/ Me sa këmbehen sot euro, dollari dhe monedhat e tjera
Ekonomi

Këmbimi valutor për 3 gusht/ Me sa këmbehen sot euro, dollari dhe monedhat e tjera

08:27 - 03/08/26

Në tregun valutor shqiptar, këtë të hënë (3 gusht), dollari amerikan dhe euro vijojnë të këmbehen sipas kursit të publikuar...

Lexo më shumë
Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2026

Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2026

08:01 - 03/08/26
Mbetën të bllokuar nga rritja e nivelit të ujit, 7 qytetarë shpëtohen nga rrjedha e Drinit të Zi në Bulqizë

Mbetën të bllokuar nga rritja e nivelit të ujit, 7 qytetarë shpëtohen nga rrjedha e Drinit të Zi në Bulqizë

07:45 - 03/08/26
Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2026   

Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2026  

07:30 - 03/08/26
Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

23:15 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com