Moderatorja e njohur Elita Rudi dhe këngëtari Gjiko kanë rrëmbyer zemrat e publikut që në daljet e tyre të para si çift. Copëza nga jeta e tyre i shohim herë pas here të publikuara në rrjetet sociale nga të dy.
Së fundmi, Elita ka bërë një pyetësor me ndjekësit e saj, ku i është bërë një pyetje e pazakontë. “A na fal mu e Gjikon që të ka tradhtu?”, ishte pyetja adresuar moderatores.
Moderatorja zgjodhi të mos e merrte seriozisht këtë pyetje ndaj u përgjigj me sportivitet teksa Gjiko shtoi “Thuaji hallall iu qoftë!”
Gjiko dhe Elita janë prindër të dy fëmijëve, Bota dhe Zëri.
Discussion about this post