GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha shpërthen ndaj ambasadores: Kim motër siameze e McGonigal!

20:57 - 07/02/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Yuri Kim, mesazh tre ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit, reagon Berisha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar ambasadoren amerikane Yuri Kim se është pjesë e skenarit për shkatërrimin e opozitës dhe forcimin e pushtetit të Edi Ramës.

Në studion e Debatit në A2 CNN lideri demokrat e cilësoi atë një motër siameze të McGonigal dhe tha se hesht për këtë çështje, sepse është e korruptuar.

Deklarata

“Kam me qindra fakte për këtë dhe unë jam sot këtu për t’u rikujtuar shqiptarëve se shpallja non e Sali Berishës, të cilin e kam deklaruar si një vendim të bazuar në lobim korruptiv të Edi Ramës e Soros. Nuk besoj se ka shqiptar që nuk i di përpjekjet antikushtetuese e antiligjore, antidiplomatike të guvernatores Yuri Kim, njeriun që ajo donte kryetar opozite për të vendosur në kontroll të plotë opozitën e një vendi, e cila tani hesht. Kim hesht, sepse është sjellë si motër siameze me McGonigal, ashtu siç u korruptua McGonigal dhe u angazhua me fuqinë e postit të tij kundër opozitës po kështu u korruptua zonja Kim dhe u angazhua në luftë të turpshme dhe pa princip për të shkatërruar opozitën shqiptare.

E kam denoncuar me kohë, po kështu u korruptua zonja Kim dhe u angazhua në luftë të turpshme ëpr të shkatërruar opozitën shqiptare.  Duke mos paraqitur dot shqiptsrëve dhe komunitetit ndërkombëtar qoftë edhe një provë të vetme, kur opozita ishte dhe është popullata më proamerikane, i tregoi barin, i bëhej thirrje për të mos votuar këtë apo atë. Kur emisarë vinin dhe thoshin se kishin dosje për t’ua sjellë”, tha Berisha.

Më tej, shtoi:

“Mediat kanë denoncuar për vakancat e saj me qeveritarë dhe afër tyre, nuk mohohen këto dhe këto janë thënë publikisht disa herë. Nuk ka një Agron Nezë që të çojë paratë dhe të japë në restorant a parking, por korrupsioni ka qenë në forma të ndryshme. Kanë qenë veprime korruptive të mirëfillta që nuk shprehnin parimet e mëdha mbi të cilat është ndërtuar kushtetuta e SHBA. Pse hesht zonja tani?

Ajo që u ka fol shqiptarëve detin e malet, për Enkelejdin e Lul Bashën, për Ramën e të gjithë ministrat me radhe, pse nuk u thotë një fjalë në këtë moment krize më të thellë pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike nga Enver Hoxha me SHBA. A ka një detyrim ajo? Ajo nuk kishte respekt për shqiptarët, ndiqte një agjendë që synonte shkatërrimin e opozitës dhe forcimin e pushtetit të Edi Ramës, më të korruptuar. Ajo është pjesë e këtij skenari”.

Për ta treguar korrupsionin, Berisha ka përmendur mediat të cilat kanë publikuar pushime të saj me qeveritarë dhe afër tyre.

Pjesë të këtij skenari Berisha bëri edhe ambasadorin britanik në Tiranë Alastair King-Smith që sipas tij ndan shumë gjëra me Erjon Veliajn dhe Lul Bashën për shkatërrimin e opozitës.

“Pjesë e këtij skenari është dhe Alastair King-Smith, ambasador i Britanisë së Madhe, që thërret gazetarë dhe u thotë se kush duhet dhe kush s’duhet të jetë në politikën shqiptare. Ky ndan shumë gjëra me Erjon Veliajn dhe Lul Bashën dhe ai është një siamez McGonigal në qëndrimet ndaj opozitës dhe shkatërrimit të saj. Nuk pranoj kurrë që një ambasador të sillet sikur është një koloni e vendit të tij, ky është një vend sovran. Dhe unë garantoj se ky ambasador me mbështetjen pa kushte që i ka dhënë regjimit dhe këtyre individëve është një shkak i vrasjes së shpresës dhe largimit të shqiptarëve nga Shqipëria”.

Etiketa: Sali BerishaYuri Kim

Lajme të lidhura

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi
Aktualitet

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar
Aktualitet

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
Para
Mbi 7200 të vdekur nga tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë

Mbi 7200 të vdekur nga tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25

Një ngjarje e rëndë me motive xhelozie ka tronditur ishullin Thassos në Greqi, ku një grua 50-vjeçare u sulmua brutalisht...

Lexo më shumë
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com