GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Biden: Do të veprojmë nëse Kina kërcënon sovranitetin tonë

09:13 - 08/02/23
në Uncategorized
Kohë leximi: 4 min
A A
Biden: Do të veprojmë nëse Kina kërcënon sovranitetin tonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti amerikan Joe Biden mbajti të martën në mbrëmje fjalimin e tij të dytë për gjendjen e vendit ku përcolli një mesazh optimizmi dhe bashkimi për të ardhmen. Ai u shtriu dorën e bashkëpunimit republikanëve, por nuk u druajt t’i sfidonte ata për çështje si taksat ndaj korporatave dhe mbrojtjen e programeve të pensioneve.

Ai paraqiti vizionin e tij për të “rikthyer shpirtin e vendit, rimëkëmbur klasën e mesme, shtyllën kurrizore të Amerikës, dhe për të bashkuar vendin”.

Mesazhi i presidentit Biden ishte se duhet të mbarojmë punën e nisur.

“Plani im ekonomik përqendrohet tek investimi në vende dhe njerëz që janë harruar”, tha ai.

Presidenti Biden foli për forcën e demokracisë amerikane.

“Dy vjet më parë, demokracia jonë u përball me kërcënimin e saj më të madh që nga Lufta Civile. Sot, edhe pse e dëmtuar, demokracia jonë mbetet e papërkulur dhe e pathyer”, tha ai duke iu referuar sulmit ndaj Kapitolit nga mbështetësit e paraardhësit të tij republikan, Donald Trump më 6 janar 2021.

Bashkëpunim me republikanët

“Për miqtë e mi republikanë, nëse arritëm të punonim së bashku në Kongresin e fundit, nuk ka asnjë arsye që të mos punojmë së bashku në këtë Kongres të ri. Populli na dërgoi një mesazh të qartë”, tha ai duke iu referuar faktit se pas zgjedhjeve të nëntorit, Kongresi është i ndarë me Dhomën e Përfaqësuesve nën kontrollin republikan dhe Senatin nën atë demokrat.

“Lufta për hir të luftës, pushteti për hir të pushtetit, konflikti për hir të konfliktit, nuk na çon askund”, tha ai.

Fjalimi prej 73 minutash u prit me entusiazëm nga demokratët por jo nga republikanët që me reagimin e tyre përforcuan idenë e ndasive politike në vend.

Presidenti e mbajti fjalimin në një moment kritik në mes të presidencës së tij katërvjeçare, i përgatitur për të mbrojtur arritjet e tij, edhe pse shumë amerikanë besojnë se ai nuk ka arritur shumë deri tani.

“Historia e Amerikës është një histori përparimi dhe qëndrueshmërie. Ne jemi i vetmi vend që ka dalë nga çdo krizë më i fortë sesa kur hymë. Dhe këtë gjë po bëjmë përsëri”, tha Presidenti.

Rimëkëmbja ekonomike

“Dy vjet më parë ekonomia jonë po vuante. Ndërsa qëndroj këtu para jush sot, ne kemi krijuar një numër rekord prej 12 milionë vendesh të reja pune – më shumë vende pune të krijuara në dy vjet se sa ç’janë krijuar nga çdo president i mëparshëm për katër vjet. Dy vjet më parë, COVID-i na kishte mbyllur bizneset, shkollat dhe na kishte privuar nga aq shumë. Sot COVID-i nuk kontrollon më jetën tonë”, tha presidenti.

Megjithë fokusin e presidentit tek arritjet e administratës së tij, një sondazh i ri i gazetës Ëashington Post dhe televizionit ABC Neës arrin në përfundimin se 62% e amerikanëve mendojnë se ai ka arritur “jo shumë” ose “pothuajse asgjë” në dy vitet e para të mandatit të tij.

Biden foli për probleme të brendshme si dhuna nga armët, forca e ekzagjeruar e policisë, kriza e varësisë nga droga dhe imigracioni.

“Nëse nuk do të miratoni planin tim gjithëpërfshirës për reformë të imigracionin, të paktën miratoni planin tim për të siguruar paisjet dhe oficerët për të siguruar kufirin, Dhe një rrugë drejt shtetësisë për Ëndërrimtarët, ata me status të përkohshëm, punonjësit e fermave dhe punonjësit e domosdoshëm”, tha ai.

Biden shpesh ka përmendur vendet e reja të punës hapur gjatë mandatit të tij, miratimin e legjislacionit për të luftuar ndryshimet klimatike dhe përmirësimin e infrastrukturës së vendit. Pjesa më e madhe e fjalimit të tij u përqendrua tek çështjet e brendshme, një shenjë e përgatitjes së terrenit për shpalljen e kandidaturës për një mandat të dytë presidencial. Fjalimi për gjendjen e vendit i dha atij një platformë në këtë drejtim.

Shumica e demokratëve, sipas një ankete të agjencisë së lajmeve Associated Press dhe Qendrës për Studimin e Çështjeve Publike, NORC para fjalimit mendonin se një mandat është i mjaftueshëm për Presidentin Joe Biden.

Rusia dhe Kina

Presidenti Biden foli edhe për rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara në koalicionin perëndimor që po qëndron në krah të Ukrainës ndërsa ajo përballet me agresionin e Rusisë.

“Së bashku ne bëmë atë që Amerika bën më mirë. Udhëhoqëm. Bashkuam NATO-n dhe ndërtuam një koalicion global. Ne qëndruam përballë agresionit të Putinit. Ne qëndruam në krah të popullit ukrainas”, tha ai.

Kina ishte tema tjetër madhore ndërkombëtare. Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara duan konkurrencë por jo konflikt me Kinën. Megjithatë duke iu referuar incidentit me balonën kineze të përgjimit …

“Të jeni të sigurt: siç e bëmë të qartë javën e kaluar, nëse Kina kërcënon sovranitetin tonë, ne do të veprojmë për të mbrojtur vendin tonë. Dhe atë bëmë”, tha ai.

Reagimet

Menjëherë pas fjalimit të presidentit, erdhi përgjigjia republikane e cila nuk lë shumë shpresë për një mbyllje të hendekut mes dy palëve.

Guvernatorja e Arkansasë, Sarah Huckabee Sanders, e cila ishte sekretare shtypi për ish-presidentin Donald Trump, hodhi poshtë vizionin optimist të zotit Biden në fjalimin e saj në emër të Partisë Republikane pas atij të presidentit.

“Administrata e (presidentit) Biden duket më e interesuar për fantazitë e ideologjisë liberale sesa për realitetin e vështirë me të cilin amerikanët përballen çdo ditë. Shumica e amerikanëve thjesht duan të jetojnë jetën e tyre në liri dhe paqe, por ne jemi nën sulm në një luftë kulturore nga krahu i majtë që nuk e filluam ne dhe nuk e deshëm kurrrë”, tha ajo.

Jeff Bennet, profesor në Universitetin e Vanderbiltit, një ekspert i retorikës presidenciale dhe stilit presidencial të komunikimit thotë se mesazhi i përsëritur nga Presidenti Biden për “të mbaruar punën” dhe për unitet, është pjesë e strategjisë së tij për të treguar se është i gatshëm të arrijë të punojë me palën tjetër për të punuar për popullin amerikan.

“Është një objektiv i vështirë duke pasur parasysh ndasitë e thella partiake që karakterizojnë aktualisht Kongresin, por është një temë që do ta hasim shpesh ndërsa i afrohemi zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024”, thotë ai.

 

 

Etiketa: Bidenkinasovranitet

Lajme të lidhura

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar
Aktualitet

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Uncategorized

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash
Aktualitet

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash

09:47 - 04/12/25
Para
Ambasadori i Estonisë largohet nga Rusia

Ambasadori i Estonisë largohet nga Rusia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com