GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gjashtë denoncime për Celibashin, ankesë për dhomat e fshehta

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
KQZ po përgatitet për të pasur çdo gjë gati

KQZ po përgatitet për të pasur çdo gjë gati

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ende pa nisur mirë fushata zgjedhore dhe 3 muaj para zgjedhjeve, filluan shpërdorimet në KQZ. Me datë 6 shkurt 2023, në Komisionin e Prokurimeve Publike është bërë një denoncim për një tender të KQZ-së. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt  “Dhoma të fshehta dhe kuti kartoni”. Në çdo vit zgjedhjesh KQZ shpenzon miliona lekë për të blerë dhoma të fshehta, ku do të futen votuesit për të votuar.

Por, në çdo vit rrit edhe vlerën e shpenzimeve. Këtë herë do të derdhen 320 milionë lekë për të blerë kuti kartoni dhe dhomat e fshehta. Por nuk mbaron me kaq! Tenderi është denoncuar nga firma  Dynamicx GROUP për shkelje të ligjit të prokurimeve.

Ankimuesi shprehet se KQZ ka kërkuar që operatorët të kenë në dispozicion një makineri parapërgatitje CTP. Që në fakt nuk do të hyjë në punë, pasi shtypja e kutive të kartonëve nuk bëhet me këtë format.

Prandaj ankimuesi kërkon që të hiqet kjo pikë nga dokumentet e tenderit dhe të vihen kritere për makineri të tjera që përdoren gjithmonë për këto raste. Ndërkohë ngrihen dyshimet se KQZ e drejtuar nga Ilirjan Celibashi, ka vendosur kushtin mbi makinerinë e mësipërme si kriter, pasi ka gjasa që atë ta posedojë ndonjë firmë e paravendosur për t’i marrë këto para. Gjithsesi, mbetet për t’u parë vendimi që do të japë KPP pas kontrolleve.

 6 denoncime në pak javë

Denoncimi i mësipërm bëhet i gjashti në radhë në pak javë ndaj tenderëve të KQZ. Kështu, çdo tender që ka hapur Ilirjan Celibashi për të përgatitur zgjedhjet e majit, ka përfunduar në KPP. Ankesa e parë u dorëzua me datë 19 janar 2023, për tenderin me objekt “Prodhim zarfe sigurie dhe procesverbale me letër kimike”. Ky u anulua më pas nga KPP dhe u kërkua rishikim i dokumenteve.

Më 27 Janar 2023 u bë një tjetër ankesë për prokurimin me objekt “Blerje materiale kancelarie”.Tri ditë më pas, më datë 30 janar 2023 u bënë dy denoncime  për kontratën që ka në objekt “Blerje kuti votimi dhe kuti materiale zgjedhore”. Dhe nuk janë pak, por planifikohen të shpenzohet rreth 40 milionë lekë për kutitë.

Ndërkohë, me datë 1 shkurt 2023 është denoncuar kontrata me objekt “Blerje materiale kancelarie” me fond limit rreth 36 milionë lekë.

Dhe i fundit ishte denoncimi i sipërpërmendur për procedurën “Prodhim dhoma të fshehtësisë dhe kuti kartoni”

“Për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore zgjedhësi voton me dy fleta votimi me formë të njëjtë dhe me ngjyra të ndryshme, një për kryetarin e njësisë së qeverisjes vendore dhe një për këshillin e bashkisë.  Na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet vendoret që do të mbahen me 14 maj. KQZ po përgatitet për të pasur çdo gjë gati, por me sa duket Celibashit i rri mendja si të përfitojë nga ky lumë kontratash që do të prokurohen.

Lexo edhe: Celibashi merr me qira printerat e KQZ-së për 160 mln lekë, tenderi i denoncohet

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: ankesadenoncimeErion VeliajKQZtender

Lajme të lidhura

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
Shkon 2500 numri i të vdekurve nga tërmeti i fortë

Tërmeti/ OBSH parashikon se numri i viktimave do të rritet ndjeshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit
Sport

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26

Cristiano Ronaldo ka njoftuar largimin nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë, pas konferencës për shtyp të trajnerit dhe një bisede...

Lexo më shumë
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com