GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zbulohet portreti i lashtë në Arabi

13:23 - 08/02/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet portreti i lashtë në Arabi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shteti i Arabisë Saudite zbulon portretin e një gruaje të qytetërimit Nabataean. Pas shumë vitesh punë, një ekip historianësh dhe arkeologësh kanë rindërtuar fyturën e një gruaje të qytetërimit të lashtë, Nabataean. Mbetjet e saj u gjetën në një varr 2000-vjeçar në Hegra, një sit arkeologjik në veriperëndim të Arabisë Saudite. Historianët dhe arkeologët në Arabinë Saudite kanë zbuluar fytyrën e një gruaje të qytetërimit të lashtë, Nabataean.

Rindërtimi, i cili është i pari i këtij lloji, është modeluar sipas mbetjeve të një gruaje e cila u zbulua në vitin 2015 në një varr 2000-vjeçar në Hegra, një vend arkeologjik në qytetin antik Al Ula, në veriperëndim të Arabisë Saudite. Projekti filloi në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019 dhe është financuar nga Komisioni Mbretëror për zhvillimin e këtij siti.

Një grup ekspertësh bashkoi fragmente kockash të gjetura në varr për të rindërtuar një imazh të pamjes së saj duke përdorur të dhëna antropologjike dhe arkeologjike. Një skulptore më pas përdori një printer 3D për të sjellë në jetë fytyrën e saj. Arkeologia libanezo-franceze, Laila Nehme, drejtoresha e projektit shpjegon:

“Nabataeanet mbeten mister: ne dimë shumë pak sepse ata nuk lanë asnjë tekst apo trashëgimi letrare. Gërmimi i këtij varri ishte një mundësi e mrekullueshme për të mësuar më shumë rreth tyre. Kjo tyrbe ka një mbishkrim shumë të bukur të gdhendur në fasadë, që thotë se i përkiste një gruaje të quajtur Hinat”.

Adhuruesit e historisë tani do të kenë mundësinë të takojnë Hinatin në një ekspozitë në qendrën e mirëseardhjes Hegra në Al Ula. Dikur një qendër e lulëzuar për tregtinë ndërkombëtare dhe shtëpi e Nabataeaneve, Hegra, sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, u hap në vitin 2020 si një vend turistik. Nabataeanët ishin një qytetërim i lashtë arab që banonte në Arabinë veriore dhe Levant mbi 2000 vjet më parë.

Qyteti antik jordanez i Petrës ishte kryeqyteti i mbretërisë së tyre, i cili u bë një qendër tregtare ndërkombëtare për erëza, ilaçe dhe pëlhura. Qytetërimi Nabataean nuk ka lënë tekste të rëndësishme historike dhe informacioni për të vjen nga mbishkrimet në varre dhe shkëmbinj në të gjithë Lindjen e Mesme, ose nga zbulimet arkeologjike.

Etiketa: Arabia SauditenabateanZbulimi arkeologjik

Lajme të lidhura

Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)
Aktualitet

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Para
Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

“Business Insider” mbi lidhjet Rama-McGigal: Favore korruptive

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)
Aktualitet

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25

Njësia e Antiterrorit po zgjeron hetimet në lidhje me përfshirjen e mundshme të Hamza Ukës dhe Julian Cumrakut, të ndaluar...

Lexo më shumë
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com