GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

‘Gërdeci ishte vrasje’, Zamira Durda: Presim vendim për Mediun

13:32 - 08/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Gërdeci ishte vrasje’, Zamira Durda: Presim vendim për Mediun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zamira Durda e ka konsideruar një lajm të mirë, kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar depozitimin e kërkesës për çështjen e Gërdecit. Durda, e cila humbi djalin e saj të mitur në tragjedinë e Gërdecit,  tha në një intervistë për ABC News, se drejtësia po bën disa hapa por duhet parë vendimi përfundimtar.

“Një lajm i mirë, po nuk e di a do vendoset gjykim në themel. Drejtësia them se po hedh disa hapa, por duhet të shohim përfundimin. Jemi mësuar se nis hetimi, por vendimet janë qesharake. E kam thënë që Gërdeci ndodhi që në fillim nga korrupsioni dhe babëzia për para. Ai vetëm aksident teknologjik nuk ishte. Janë me prova që asnjë tenknologji nuk kishte aty, nëse do kishte nuk do kishim viktima,” -u shpreh ajo.

Ndër të tjera, Durda tha se do të vijojë të shpresojë për drejtësi edhe pse ka rezerva në akuzën e ngritur ndaj Fatmir Mediut.

“Kam shpresuar, shpresa vdes e fundit. Rruga është e hapur deri në Strasburg. Akuza nuk duhet të jetë thjesht ‘shpërdorim detyre’. Nuk kemi shpërdorim detyre me pasoja në buxhet, por është vrasje. Kam akuzuar institucionet shtetërore për vrasje. Fëmijën tim e vrau shteti. E akuzoj Ministrin e Mbrojtjes se transporti bëhej me makina të ushtrisë. Municionet ishin në dete e male erdhën në fushë të hapur, me urdhër të ministrisë së Mbrojtjes,” -vijoi më tej Zamira Durda.

2 vite pas rihapjes së hetimeve, SPAK ka vendosur që të dërgojë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ish-ministrin e Mbrojtjes gjatë kohës kur ndodhi tragjedia që mori 26 jetë njerëzish. SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Etiketa: GerdeciVrasje

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Trajneri i klubit të famshëm mund të largohet

Angli/ Klubi i bën dalje “bomberit” shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com