Kreu i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, gjatë gjithë kohës në krye të bashkisë ka firmosur tendera pa garë. Edhe pse opozita del çdo ditë dhe denoncon aferat e qeverisë, Spahiu shfaqet njësoj si zyrtarët e të majtës në pushtet. Me datë 7 shkurt 2023, kryebashkiaku ka firmosur kontratën me vlerë 350 milionë lekë për të rikonstruktuar ujësjellësin në disa zona të Shkodrës. Por, kjo kontratë duket hapur që është një aferë për të kënaqur ujqërit e fondeve se kush të marrë më shumë.
Së pari, tenderi është dhënë pa garë. Konkretisht Spahia ka skualifkuar që në fazën e parë katër ofertat më të lira dhe ka lënë në proces vetëm ofertën e bashkimit të operatorëve ALB-KONSTRUKSION” & “KARL GEGA KONSTRUKSION”. Këto kompani kanë paraqitur ofertën me vlerë 277 milionë lekë. Si të vetmit në garë ata morën fitoren pa konkurrencë. Kontratës i është vënë “Flamur i Kuq” dhe përbën shkleje flagrante të ligjit të prokurimeve. Ky është një nga dhjetëra tenderat që firmoset në kundërshtim me rregulla oër një administrim korrekt të buxhetit.
Fituesit me mik
SPAK-u mund ta ketë të vështirë të reagojë, pasi dy fituesit kanë mik të fortë. Së pari, pronari i firmës “ALB-KONSTRUKSION” është Ejell Radohina, babai i një këshilltareje të Bashkisë Shkodër. Konkretisht këshilltarja Griselda Radohina është vajza e Ejell dhe e Fundime Radohinës. Dhe kjo nuk është hera e parë që Radohina përfiton tenderë pa garë nga kjo bashki, duke qenë se rrugën ia hap lehtë vajza e tij.
Ndërkohë edhe firma tjetër “KARL GEGA KONSTRUKSION” ka plot miq më pushtet që herë pas herë i sigurojnë ndonjë copë nga torta e tenderëve. Kjo frimë ka si pronarë: Luan Kopliku – 25%, Shkëlqim Rakipaj – 25%, Hartjan Sallaku – 25% dhe Hasan Hafizi – 25%. Pikërisht ky i fundit iu siguron lidhjet për të fituar tenderët. Tashmë të gjithë e dimë se ai është kushëriri i Arben Krajës, ish-drejtuesi i SPAK. Hafizi ka miq edhe më të fortë. Ai është edhe burri i ish-deputetes “rilindëse” Mimoza Hafizi. Hafizi është gjithashtu edhe pronari i kompanisë “Albavia shpk”, përmes të cilës ka marrë miliarda lekë nga tenderat pa garë. Këtu është me vend fjala e urtë: “më mirë një mik (politikan), se sa një çiflig”!
Copyright Gijotina.com Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post