Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri është paraqitur në SPAK. Kjo është hera e parë që ish-ministri i Energjitikës shkel në ambientet e institucionit të drejtësisë së re.
Gjiknuri është thërritur për të dëshmuar në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e abuzimeve të ndodhura gjatë zbatimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Socialisti, në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë kallëzoi në prokurori abuzimet e konstatuara nga raporti i auditit të kryer për zbatimin e këtij projekti dhe përgjegjësitë e ish-drejtuesve të ARRSH.
Ndaj dhe mësohet se sot po jep sërish shpjegime lidhur me çëështjen, por nuk dihet nëse do të merret në pyetje për ngjarje të tjera.
Discussion about this post