GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Çështja “Sula”/ Prokuroria kërkon llogari te kolegët spanjollë

14:16 - 10/02/23
në Lajme, Shqiperi
Kohë leximi: 4 min
A A
Çështja “Sula”/ Prokuroria kërkon llogari te kolegët spanjollë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar për rastin e Saimir Sulës. Ata bëjnë të ditur se kanë zhvilluar një takim në ambientet e Prokurorisë së Barcelonës, në Drejtorinë e Bashkëpunimit Gjyqësor Ndërkombëtar. Në takim është diskutuar ecuria e ekzekutimit të letërporosisë së dytë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dërguar në Prill 2022.

Pala spanjolle informoi se e kanë shqyrtuar dhe informacioni e kësaj kërkese dhe shumë shpejt do të përcillet pranë autoriteteve shqiptare, pasi është në përfundim. Pala spanjolle sqaroi se për shkak të hapjes së çështjes në Spanjë nga familjarët e të ndjerit, si dhe në kushtet kur shqyrtimi i çështjes aktualisht është në Gjykatën e Lartë, pritet marrja e vendimit nga ana e kësaj gjykate dhe më pas do të procedohet me dërgimin e zemrës në Shqipëri.

Në kushte kur ekzekutimi i letërporosisë është në proces, kryerja e testit do të vendoset nga gjykata spanjolle e cila aktualisht e ka në shqyrtim, por në çdo moment në përfundim të proceseve në Spanjë, zemra do të dërgohet në Shqipëri.

Prokurori i çështjes, Salavaci, kërkoi informacion mbi: Parashikimet e legjislacionit procedural spanjoll në lidhje me ruajtjen e materialit gjenetik apo organit mbi të cilin kryhet dhe çdo analizë shkencore. Prokurori spanjoll informoi se sipas procedurës penale spanjolle, organi (zemra) asgjësohet pas përfundimit të procesit. Në lidhje me rastin konkret, prokurori shqiptar kërkoi garanci për ruajtjen e organit dhe prokurori spanjoll vuri në dispozicion kopje të vendimit të Gjykatës së Barcelonës datë 25.08.2021, përcjellë urgjent në Institutin Kombëtar të Toksikologjisë dhe Mjekësisë Ligjore në Barcelone, ku ishte disponuar mosasgjësimi i zemrës së të ndjerit S.S., nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

 

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Informacion në lidhje me rastin e shtetasit S.S i cili ndërroi jetë në Spanjë 2020 Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë informon në lidhje me takimin e zhvilluar në ambientet e Prokurorisë së Barcelonës, në Drejtorinë e Bashkëpunimit Gjyqësor Ndërkombëtar për rastin e të ndjerit, S.S.

Në takim morën pjesë, Mónica Marcos, Prokurore pranë Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Sonia Canal Prokurore e çështjes, si dhe zj. Suela Salavaci Prokurore e çështjes pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë.

Në takimin e datës 08.02.2023, u diskutuan çështjet e paraqitura paraprakisht palës spanjolle në rrugë elektronike në datë 06.02.2023, në lidhje me sa vijon:

–  Ecuria e ekzekutimit të letërporosisë së dytë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dërguar në Prill 2022

Pala spanjolle informoi Prokuroren Zj. Salavaci, se e kanë shqyrtuar dhe informacioni e kësaj kërkese dhe shumë shpejt do të përcillet pranë autoriteteve shqiptare, pasi është në përfundim.

–  Dërgimi i zemrës së të ndjerit S.S., autoriteteve Shqiptare për të kryer analizën e ADN-së

Pala spanjolle sqaroi se për shkak të hapjes së çështjes në Spanjë nga familjarët e të ndjerit, si dhe në kushtet kur shqyrtimi i çështjes aktualisht është në Gjykatën e Lartë, pritet marrja e vendimit nga ana e kësaj gjykate dhe më pas do të procedohet me dërgimin e zemrës në Shqipëri.

–  Kryerjen e testit të ADN-së

Në kushte kur ekzekutimi i letërporosisë është në proces, kryerja e testit do të vendoset nga gjykata spanjolle e cila aktualisht e ka në shqyrtim, por në çdo moment në përfundim të proceseve në Spanjë, zemra do të dërgohet në Shqipëri.

–  Mospërputhjen e datave e pretenduar nga motra e të ndjerit se studimi histopatologjik i zemrës së shtetasit S.S., është bërë me datë 22.04.2020, (ndërkohë që ky shtetas ka ndërruar jetë në datë 09.05.2020).

Në lidhje me këtë pretendim, nga pala spanjolle u sqarua se ky është një gabim material i shkruar, pasi studimi hispatologjik ka filluar më datë 22.05.2020, kjo edhe për faktin se datat e referuara në brendësi të vendimit provojnë se është një gabim material i shkruar.

Pala shqiptare, prokurori i çështjes, Zj. Salavaci, kërkoi informacion mbi:

  • Parashikimet e legjislacionit procedural spanjoll në lidhje me ruajtjen e materialit gjenetik apo organit mbi të cilin kryhet dhe çdo analizë shkencore. Prokurori spanjoll informoi se sipas procedurës penale spanjolle, organi(zemra) asgjësohet pas përfundimit të procesit.
  • Në lidhje me rastin konkret, prokurori shqiptar kërkoi garanci për ruajtjen e organit (zemra) dhe prokurori spanjoll vuri në dispozicion kopje të vendimit të Gjykatës së Barcelonës datë 25.08.2021, përcjellë urgjent në Institutin Kombëtar të Toksikologjisë dhe Mjekësisë Ligjore në Barcelone, ku ishte disponuar mosasgjësimi i organit (zemrës) së të ndjerit S.S., nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Pala shqiptare, solli në vëmendjen e autoriteteve spanjolle ndjeshmërinë që kishte marrë kjo çështje në Shqipëri duke përfshirë median dhe institucionet përkatëse. Autoritet Shqiptare kanë angazhim maksimal në zgjidhjen e çështjes.

Për sa më lart, u kërkua nga ana jonë komunikim të drejtpërdrejtë mes prokurorive për shkëmbim informacioni në kohë.

Etiketa: ProkuroriaSaimir SulaspanjëTirane

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
“Skenarë imagjinarë”, Boçi për shkarkimin e Bashës: Nuk do të ketë marshim

Mungesa e ngrohjes nëpër shkolla, Boçi: Kriminale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com