GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbi 1 mln euro vjedhje, një shqiptare pjesë e bandës (Detajet)

23:08 - 10/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbi 1 mln euro vjedhje, një shqiptare pjesë e bandës (Detajet)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

16 anëtarë të një bande kriminale, të cilët kryenin vjedhje nëpër shtëpi në të gjithë Atikën, duke u shtirur si qiramarrës apo blerës të mundshëm, duke mashtruar në këtë mënyrë dhjetëra pronarë, ranë në prangat e policisë greke.

Mes 16 të arrestuarve është dhe një 28-vjeçare shqiptare e identifikuar si Pamela Lico.

Arrestimet u kryen më 13 janar dhe ELAS po bën publike të dhënat e tyre, me qëllim që të njihen nga persona të tjerë që kishin rënë viktimë e tyre.

Shuma e grabitur sipas përllogaritjeve fillestare, i kalon 120 mijë euro, megjithatë Policia beson se kostoja e vlerës së mallit të vjedhur bashkë me paratë që kanë sekuestruar, mund të kalojë 1 milion euro.

Anëtarët e spirales përdorën si pretekst dëshirën e tyre të pretenduar për të blerë ose marrë me qira pasuri të paluajtshme (shtëpi, apartamente, dyqane) ose objekte të tjera, për të cilat pronarët e tyre kishin postuar reklamat përkatëse në internet.

Në operacionin e zhvilluar të premten e kaluar (13/1) u arrestuan gjithsej 16 persona dhe një polic është lënduar kur njëri nga të arrestuarit e përplasi me makinë. Nga rënia polici theu krahun.

Si funksionoi banda me shumë anëtarë

Ndaj të arrestuarve dhe 6 personave të tjerë të shpallur në kërkim janë ngritur një seri akuzash të rënda.

Për sa i përket mënyrës se si vepronin, anëtarët e organizatës kriminale gjetën fillimisht reklama në internet për shitjen ose dhënien me qira të pasurive të paluajtshme apo sendeve të tjera.

Ata synonin kryesisht të moshuarit, ndërsa në të njëjtën kohë në datën e caktuar të takimit u përpoqën të siguroheshin që viktima e tyre e mundshme të ishte vetëm në shtëpi.

Më pas shfaqeshin zakonisht në çift dhe të kombinuar me statusin profesional që prezantonin, kujdeseshin të fitonin besimin e shitësit apo qiramarrësit, duke diskutuar për çështje sociale.

Më pas, me pretekste të ndryshme, zakonisht e izolonin viktimën në ballkonin e shtëpisë, në mënyrë që bashkëpunëtorët e tyre që prisnin jashtë, të hynin pa rënë në sy.

Me përfundimin e aktit të tyre dhe largimin e shumave të parave dhe sendeve me vlerë të madhe, ata siguruan arratisjen e tyre të shpejtë dhe të sigurt, me anëtarë të organizatës të ngarkuar me rolin e vëzhgimit të zonës.

Vlen të theksohet se në komunikimet e tyre ata përdornin celularë të regjistruar në emra të huaj inekzistent, të cilët i ndërronin rregullisht duke biseduar në dialektin e tyre.

Lidhur me të kaluarën kriminale të anëtarëve të organizatës u konstatua se shumica e tyre janë të njohur për autoritetet për vepra të ndërlidhura, ndërsa disa prej tyre janë akuzuar në të kaluarën për krime kundër pronës.

Etiketa: GreqiVjedhje

Lajme të lidhura

Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital
Aktualitet

U fut për të grabitur një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët

18:26 - 06/12/25
Para
‘Vuçiç hoqi serbët nga institucionet e Kosovës për interesa mafie’

‘Vuçiç hoqi serbët nga institucionet e Kosovës për interesa mafie'

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i pranishëm në punimet e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ekzekutiv të Unionit Ndërkombëtar Demokrat (IDU)...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital

U fut për të grabitur një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët

18:26 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com