GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fermerët në protestë, Rama mburret në Kuvend me buxhetin

12:08 - 15/11/21
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fermerët në protestë, Rama mburret në Kuvend me buxhetin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Siç edhe ishte paralajmëruar, pas përplasjes së ashpër me policisë, fermerët e Lushnjës kanë dalë sërish në protestë.Sindikata e Fermerëve të Bashkuar është shprehur se qëllimi i tubimit është të sensibilizojë qeverinë për ndryshimin e paketës fiskale në lidhje me bujqësinë. Kjo protestë e tyre vjen pas ndryshimeve fiskale nga qeveria, që parashikonin heqjen e subvencionit me 6% të TVSH-së. Ndërkohë, ata nisën disa kërkesa pak ditë më parë në adresë të Ministrisë së Bujqësisë dhe kryeministrit Rama, ku kërkonin subvencione direkte për prodhimet bujqësore.

Fermerët, kërkojnë nga qeveria plotësimin e kërkesave të tyre ekonomike, duke filluar nga subvencionimi për njësi prodhimi, lehtësimi e burokracirave, nxitja e eksporteve, dhe barazimi i shkallës së TVSH-së në shitje me atë në blerje. Fermerët shtojnë se kanë marrë kredi për investimet që kanë bërë, ndaj stimulimi i qeverisë për të tregtuar produktet e tyre është domosdoshmëri. E gjithë protesta është mbikëqyrur nga forca të shumta policie të komisariatit Lushnje si dhe forcat shqiponja dhe FNSH të ardhura nga drejtoria e policisë qarkut Fier.

Lidhur me këtë protestë ka reaguar dhe presidenti Ilir Meta, i cili ka thënë se kjo protestë po përcjell vëmendje, teksa ka theksuar që qeveria duhet të dialogojë me fermerët për të vlerësuar propozimet që ato kanë bërë.

“Me shumë vëmendje po përcjell protestat e fermerëve të Myzeqesë dhe trevave përreth.

I njohur me kërkesat e tyre për përmirësimin e paketës fiskale në lidhje me bujqësinë, theksoj rëndësinë e vendosjes sa më parë të dialogut, për vlerësimin nga ana e Qeverisë të propozimeve, që ata kanë bërë.”

Sipas presidentit mbështetja e sektorit që fermerët përfaqësojnë është jetik për ekonominë e vendit.

“Mbështetja e sektorit të bujqësisë, jetik për ekonominë e vendit, si dhe dëgjimi i zërit të fermerëve është i domosdoshëm.”, shkruan Meta.

Paralelisht në Kuvend, kryeministri Edi Rama teksa fliste për projektbuxhetin e vitit 2022, përmendi edhe sektorin e bujqësisë bëri me dije se 7.1 miliardë lekë janë vendosur në dispozicion të buxhetit të shtetit si mbështetje, teksa pohoi se ka një rritje të konsiderueshme në fushën e eksporteve në Bujqësi, kryeministri theksoi gjithashtu se krahasimisht me vitin 2013 sasia e tokës së punuar në Shqipëri është 2 herë më e madhe.

Etiketa: fermerekryesore2Lushnjepakete fiskaleproteste

Lajme të lidhura

Video skandaloze! Ndërtuesi Andon Pango përleshet me dy gra, të cilat kanë blerë apartamentin por nuk e marrin në dorëzim
Aktualitet

Video skandaloze! Ndërtuesi Andon Pango përleshet me dy gra, të cilat kanë blerë apartamentin por nuk e marrin në dorëzim

15:00 - 29/01/26
Aksident në Fier, drejtuesi i kamionit humb kontrollin dhe përfundon në kanal
Aktualitet

Aksident në Fier, drejtuesi i kamionit humb kontrollin dhe përfundon në kanal

14:29 - 29/01/26
SPAK kërkon arrestimin/ Petro Koçi kundër Ramës: Nuk ka justifikim për zvarritjen e procesit ndaj Ballukut
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin/ Petro Koçi kundër Ramës: Nuk ka justifikim për zvarritjen e procesit ndaj Ballukut

13:56 - 29/01/26
Para
Basha-Ramës: Mos harro Kennedy-n, do të vijë dita dhe ty

Basha-Ramës: Mos harro Kennedy-n, do të vijë dita dhe ty

Discussion about this post

TË FUNDIT

Video skandaloze! Ndërtuesi Andon Pango përleshet me dy gra, të cilat kanë blerë apartamentin por nuk e marrin në dorëzim
Aktualitet

Video skandaloze! Ndërtuesi Andon Pango përleshet me dy gra, të cilat kanë blerë apartamentin por nuk e marrin në dorëzim

15:00 - 29/01/26

Një video që po qarkullon tregon një konflikt të ashpër mes ndërtuesit Andon Pango dhe dy grave, të cilat deklarojnë...

Lexo më shumë
Aksident në Fier, drejtuesi i kamionit humb kontrollin dhe përfundon në kanal

Aksident në Fier, drejtuesi i kamionit humb kontrollin dhe përfundon në kanal

14:29 - 29/01/26
Arrihet akordi mes klubeve, Kristjan Asllani lë Italinë dhe shkon në klubin që askush nuk e priste

Arrihet akordi mes klubeve, Kristjan Asllani lë Italinë dhe shkon në klubin që askush nuk e priste

14:08 - 29/01/26
SPAK kërkon arrestimin/ Petro Koçi kundër Ramës: Nuk ka justifikim për zvarritjen e procesit ndaj Ballukut

SPAK kërkon arrestimin/ Petro Koçi kundër Ramës: Nuk ka justifikim për zvarritjen e procesit ndaj Ballukut

13:56 - 29/01/26
Imuniteti i Ballukut, Tabaku: Mbrojtja politike e një të korruptuari është njollë e zezë për Kuvendin

Imuniteti i Ballukut, Tabaku: Mbrojtja politike e një të korruptuari është njollë e zezë për Kuvendin

13:43 - 29/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com