GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjeologu turk akuzon ashpër Erdoganin për tërmetin

10:59 - 11/02/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjeologu turk akuzon ashpër Erdoganin për tërmetin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tërmeti në Turqi dhe Siri ka shkaktuar shumë dëme në infrastrukturë dhe njerëz. Fatkeqësisht, Numri i të vdekurve vazhdon të rritet. Më shumë se 24 mijë persona kanë humbur jetën nga tërmeti në kufirin turko-sirian. Ekspertët kanë frikë se numri i të vdekurve mund të rritet në më shumë se 60 mijë.

Krye-gjeologu turk, Prof. Dr. Celal Sengoer, hedh akuza të forta ndaj sundimtarit turk, Recep Tayyip Erdogan. Ai thotë për BILD: “Erdogan ka dështuar totalisht! Ai ka bërë pothuajse gjithçka gabim”.

Shkencëtari ka dhënë mësim në Universitetin Teknik të Stambollit deri në vitin 2022 dhe ka qenë anëtar i Leopoldina, Akademisë Kombëtare Gjermane të Shkencave që nga viti 2012.

“Tërmeti i fundit i madh në Turqi në vitin 1999, zyrtarisht vrau 18 mijë njerëz, por në fakt ishte më afër 30 mijë,” thotë Sengoer. “Dhe çfarë bëri Erdogan për ta përgatitur vendin më mirë për tërmete të tilla masive? Pothuajse asgjë! Edhe pse ai ishte kryeministër nga viti 2003 deri në vitin 2014 dhe që atëherë ka qenë president”.

Shkencëtari Sengoer përmend tre fusha në të cilat Erdogan ka dështuar sipas këndvështrimit të tij:

-Mbrojtje shumë e vogël nga tërmetet: “Erdogan kishte ligje të hartuara prej vitesh që duhet të siguronin që ndërtesat të jenë rezistente ndaj tërmeteve në të ardhmen. Por sapo ligjet hynë në fuqi më në fund, ai nuk bëri pothuajse asgjë për t’i zbatuar ato”.

-Shumë korrupsion: “Korrupsioni është rritur masivisht që kur Erdogan erdhi në pushtet. Pjesa më e madhe e parave që shteti akordoi për mbrojtjen nga tërmetet, përfunduan në xhepat e zyrtarëve shtetërorë”.

-Shumë pak aftësi për të kritikuar: “Erdogan krijoi një klimë në të cilën askush nuk guxonte të thoshte më asgjë. Ai ka transferuar ose shkarkuar menjëherë nëpunësit civilë kritikë. Ai ka sulmuar dhe ofenduar edhe qytetarët që e kritikuan pas tërmetit të së hënës, duke i quajtur ‘njerëz të pandershëm’”.

Sengoer paralajmëron për një tërmet të ri, këtë herë në Stamboll: “Tërmeti i të hënës ishte me magnitudë 7.8 ballë. Fatkeqësisht, duhet të presim një tërmet të ngjashëm në Stamboll. Probabiliteti që në 30 vitet e ardhshme të ketë një tërmet me magnitudë më të madhe se 7 ballë është rreth 70 përqind”.

Çfarë pasojash do kishte një tërmet i tillë për metropolin me mbi 15 milionë banorë në Bosfor. Sengoer: “Të tmerrshme, kam frikë se do ketë mes 50 mijë dhe 100 mijë vdekje. Për shkak se 60 përqind e ndërtesave në qytet janë ndërtuar ilegalisht, 8 mijë prej tyre ndoshta do të shkatërroheshin plotësisht nga një tërmet”.

Çfarë duhet të ndodhë që të mos realizohet një skenar i tillë horror?

Sengoer: “Shteti më në fund duhet të sigurojë që godinat e reja të jenë rezistente ndaj tërmeteve- edhe nëse kjo është me kosto më të larta. Dhe nëse sot jetoni në qendër të Stambollit, ju këshilloj të largoheni. Jashtë qytetit, rreth 100 kilometra”. Por vetë gjeologu i lartë jeton në Stamboll. A planifikon ai të largohet nga qyteti? “Jo, shtëpia ime është rezistente ndaj tërmeteve. Shpresoj”.

Etiketa: ErdogantërmetiTurqia

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Protestuesi me veshje popullore: S’kthehem në Laç pa rrëzuar Ramën

Protestuesi me veshje popullore: S’kthehem në Laç pa rrëzuar Ramën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com