GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhuna, procedohet shefi i Shkumbinit dhe trajneri i Delvinës

në Aktualitet, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhuna, procedohet shefi i Shkumbinit dhe trajneri i Delvinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas golit të shënuar nga skuadra mike e Delvinës, është ndërprerë ndeshja e Kategorisë së Dytë midis Shkumbinit dhe Delvinës.

Kjo për shkak të dhunës që ka shpërthyer ndërmjet dy pankinave, ku janë përfshirë edhe lojtarët e të dyja skuadrave.

Eshtë dashur ndërhyrja e forcave të rendit të Peqinit për të qetësuar situatën, por gjyqtari e ka pare të pamundur vazhdimin e takimit dhe e ka ndërprerë atë.

Policia njoftoi se ka proceduar shefin e klubit të futbollit të KF Shkumbini dhe trajnerin e klubit të futbollit të KF Delvina.

Njoftimi

“Komisariati i Policisë së Peqinit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Peqinit, kishin marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve KF Shkumbini dhe KF Delvina, e cila filloi në orën 13:00, në stadiumin e qytetit të Peqinit.

Masat për sigurinë brenda stadiumit i kishte marrë Policia Bashkiake, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, sipas regullores, kishin marrë masa për sigurinë në perimetrin e jashtëm të stadiumit.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes, në momentin kur ekipi i Delvinës shënoi gol, stafi i ekipit të Shkumbinit është konfliktuar me stafin e ekipit të Delvinës dhe për këtë arsye arbitri kryesor ka ndërprerë ndeshjen.

Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë së Peqinit dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, që ndodheshin në sigurimin e perimetrit të jashtëm të stadiumit, kanë ndërhyrë në stadium, duke parandaluar përshkallzimin e konfliktit dhe kanë bërë sigurimin e të dy ekipeve, KF Delvina dhe KF Shkumbini.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për hetimin e krimeve të Komisariatit të Policisë në Peqin, proceduan penalisht për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasit F.H., 52 vjeç, banues në Peqin, me detyrë shef i klubit të futbollit të KF Shkumbini dhe shtetasin A.G. 66 vjeç, banues në Delvinë, me detyrë, trajner i klubit të futbollit të KF Delvina.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, pas vendimit të arbitrit për mos rifillimin e ndeshjes, kanë bërë shoqërimin, deri në dalje të territorit të qarkut Elbasan, të lojtarëve dhe të stafit të ekipit të Delvinës,”- thuhet në njoftimin e policisë së Peqinit.

Etiketa: Delvinakategoria e dyteshkumbini

Lajme të lidhura

“Njeri i papërgjegjshëm”/ Berisha akuza ndaj Maznikut: Si ka mundësi që Veliaj është në burg dhe ti je këtu?
Aktualitet

“Njeri i papërgjegjshëm”/ Berisha akuza ndaj Maznikut: Si ka mundësi që Veliaj është në burg dhe ti je këtu?

14:00 - 08/10/26
Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e ish-deputetit socialist Paulin Sterkajt
Aktualitet

Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e ish-deputetit socialist Paulin Sterkajt

13:52 - 08/10/26
Tabaku: Reforma Territoriale do ju fusë në listën e turpit! Sistemi i kalbur i Ramës e shkatërroi Shqipërinë
Aktualitet

Tabaku: Reforma Territoriale do ju fusë në listën e turpit! Sistemi i kalbur i Ramës e shkatërroi Shqipërinë

13:41 - 08/10/26
Para
VOA: Ekspertët e shqetësuar për shkallën e gjerë të korrupsionit

VOA: Ekspertët e shqetësuar për shkallën e gjerë të korrupsionit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Njeri i papërgjegjshëm”/ Berisha akuza ndaj Maznikut: Si ka mundësi që Veliaj është në burg dhe ti je këtu?
Aktualitet

“Njeri i papërgjegjshëm”/ Berisha akuza ndaj Maznikut: Si ka mundësi që Veliaj është në burg dhe ti je këtu?

14:00 - 08/10/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar nga Foltorja e Kuvendit bashkëkryetarin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale,...

Lexo më shumë
Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e ish-deputetit socialist Paulin Sterkajt

Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e ish-deputetit socialist Paulin Sterkajt

13:52 - 08/10/26
Tabaku: Reforma Territoriale do ju fusë në listën e turpit! Sistemi i kalbur i Ramës e shkatërroi Shqipërinë

Tabaku: Reforma Territoriale do ju fusë në listën e turpit! Sistemi i kalbur i Ramës e shkatërroi Shqipërinë

13:41 - 08/10/26
Deputeti i PD nuk përmbahet ndaj socialistëve: Ky parlament po merr titullin e çmendurisë

Deputeti i PD nuk përmbahet ndaj socialistëve: Ky parlament po merr titullin e çmendurisë

13:21 - 08/10/26
“Policia nuk mund të mbajë këta lloj halesh”/ Korreshi: Efektivi shan dhe i tregon hallatet protestuesve

“Policia nuk mund të mbajë këta lloj halesh”/ Korreshi: Efektivi shan dhe i tregon hallatet protestuesve

13:19 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com