GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dashnor Sula komenton në Facebook korrupsionin në qeveri

10:42 - 13/02/23
në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dashnor Sula komenton në Facebook korrupsionin në qeveri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar lajmin e bërë publik nga “Zëri i Amerikës” që thotë se “ndjekja penale për zyrtarët e rangut të lartë mbetet i ulët”, duke theksuar se korrupsioni i qeverisë ka filluar të ndjejë frikën e drejtësisë. Sula, thekson ama se ka ende shumë punë.

Me anë të një postimi në Facebook, Sula shkruan se nga shifrat vërehet që “korrupsioni në këtë qeverisje është i shpërndarë në çdo qelizë të administratës”.

Edhe pse konstaton se drejtësia ka filluar të japë shkëndijat e para, deputeti demokrat sjell rastin e ish-zyrtares, Alda Klosi, duke theksuar se ky rast ‘tregon se “sëmundja e keqe” e korrupsionit ka shkuar nga qelizat deri te organet e qeverisjes’.

 

Reagimi i deputetit Dashnor Sula:

 

“Korrupsioni i qeverisë ka filluar te ndiej frikën e drejtësisë, po ka ende shumë punë!

Që nga 2019 janë plot 257 zyrtarë të administratës publike të kapur nga drejtësia e re në shkelje ligjore. Nga këto 180 prej tyre janë ndëshkuar me heqje lirie.

Sipas një analize të lehtë të shifrave vërehet që korrupsioni në këtë qeverisje është i shpërndarë në çdo qelizë të administratës. Njësoj si edhe me rastet e kapjes së drogës, edhe në korrupsion raporti është thuajse nga 10 raste vetëm 1 evidentohet. Sipas këtij algoritmi, korrupsioni është “sëmundja e keqe” që po na vret shpresën në vendin tonë. Që po na largojnë çdo ditë e më shumë të ardhmen e këtij vendi, rininë.

Por në fakt duket se ka një dritë të vogël në fund të tunelit që ka nevojë për energji pozitive që ta ndriçojë këtë vend. Lexova një lajm të Zërit të Amerikës që thoshte se “Prokuroria e Posaçme që prej Dhjetorit të vitit 2019 kur nisi funksionin dhe deri tani janë hetuar gjithsej 84 procedime penale me 257 persona nën hetim, ish funksionarë publikë dhe në drejtësi për veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, dhe përkatësisht 77 dhe 74% e tyre janë dërguar për gjykim.

Ndërsa sipas të dhënave të siguruara nga Zëri i Amerikës në Gjykatën e Posaçme të shkallës së parë për këto vepra penale janë dënuar me heqje lirie rreth 180 ish-funksionarë publikë, dhe ish-funksionarë të sistemit të drejtësisë, ose rreth 95% e atyre të dërguar për gjykim”.

Ajo çfarë mund të konstatohej në këtë lajm është se drejtësia ka filluar të japë shkëndijat e para. Dora e hekurt mbi zyrtarucët e korruptuar është një lajm i mirë. Por nga ana tjetër skandali me Alda Klosin tregon se “sëmundja e keqe” e korrupsionit ka shkuar nga qelizat deri te organet e qeverisjes.

Në këtë kontekst si ish-prokuror, unë mbështes dhe inkurajoj ish-kolegët e mi që të trajtojnë të gjithë të barabartë para ligjit pavarësish kostumit që veshin shkelësit e ligjit.

Në shtetet e zhvilluara e me demokraci të lartë, politikanët thjeshtë bëjmë politikat, janë menaxherë, strateg. Ata që janë stoik e që janë garancia për një normalitet janë ata që bëjnë drejtësi. Ndaj edhe në Shqipëri, policët, prokurorët, gjyqtarët duhet të jenë të vetëdijshëm për peshën që kanë dhe për detyrën që kanë. Ndonëse për të gjithë sektorët treguesit e statistikave janë negative, drejtësia është e vetmja që ka shenja jete për besueshmëri nga qytetarët. Ndaj edhe sulmohen në mënyrë të vazhdueshme nga ata që duan të ruajnë statuskuonë. Ata duhet të fitojnë më shumë besim dhe të rikthejnë lumturinë në vend. Fillimisht duke luftuar korrupsionin e më pas duke i prerë çdo filiz që mund të tentojë të rritet”.

Etiketa: Dashnor SulaPartia DemokratikePolitikeqeveria

Lajme të lidhura

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi
Aktualitet

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar
Aktualitet

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
Para
Shoku i shkollës godet 17-vjeçarin me lopatë në kokë

Shoku i shkollës godet 17-vjeçarin me lopatë në kokë

Discussion about this post

TË FUNDIT

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25

Një ngjarje e rëndë me motive xhelozie ka tronditur ishullin Thassos në Greqi, ku një grua 50-vjeçare u sulmua brutalisht...

Lexo më shumë
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com