GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Do të mirëmbajë makinën e Veliajt/ Besnik Meçi fiton 31 mln lekë pa garë

në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
. Ndërkohë, sipas dokumenteve, edhe për këtë prokurim, Veliaj ka firmosur kontratë në shkelje të ligjit.

. Ndërkohë, sipas dokumenteve, edhe për këtë prokurim, Veliaj ka firmosur kontratë në shkelje të ligjit.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pas shpenzimeve marramendëse që bëri për karburantin e makinave, hedh para të tjera për makinat luksoze. Këtë herë milionat shkojnë për t’i mirëmbajtur ato. Bëhet fjalë për 21 makina të bashkisë Tiranë, përfshirë këtu edhe makinën e kryetarit. Për këtë Veliaj ka firmosur tenderin me objekt “Shërbim për riparimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve”, i cili ka fondin limit me vlerë  35 milionë lekë.

Fituesi është shpallur me datë 13 shkurt 2013. Ndërkohë, sipas dokumenteve, edhe për këtë prokurim, Veliaj ka firmosur kontratë në shkelje të ligjit. Më konkretisht, në tender është paraqitur vetëm oferta e Besnik Meçit, me vlerë 31 milionë lekë. Pra oferta e garuesit është e lartë, gati sa 96% e fondit limit. Ky fakt përbën shkelje, sepse tregon risk për abuzimin me fondin e bashkisë. Ndërsa theksojmë se si garues i vetëm Meçi e ka marrë kontratën pa konkurrim fare. Më firmosjen e dokumenteve, Veliaj ka shkelur edhe një tjetër ligj, atë të konkurrencës së lirë.

Sakaq, duhet të theksojmë se Lali Eri shpenzoi miliona lekë qysh në fillim të këtij viti. Për të blerë karburant për makinën e tij dhe për automjetet e punonjësve të bashkisë.

Tani po shpenzon miliona të tjera për të mirëmbajtur 21 automjete përgjatë gjithë këtij viti.  Shpenzime marramendëse për shërbime absurde si këto i bën vetëm Veliaj në një kohë ku kriza ka përkeqësuar jetën e banorëve të kryeqytetit.

Për këto shkelje tenderi mban “Flamurin e kuq” duke dëshmuar një tjetër rast të keqadministrimit dhe abuzimit me fondet.

Përmendim këtu, se bashkëpunimet e Erion Veliajt me Besnik Meçin janë të vazhdueshme. Edhe më herët Gijotina.com ka denoncuar tenderin me vlerë 73 milionë lekë, vetëm për 15 ditë riparim mjetesh të Drejtorisë së Gjelbërimit Tiranë. Kujtojmë këtu edhe tenderin tenderin për pjesë këmbimi për mjete me vlerë 27 milionë lekë  me afat 12-mujor. Në këtë rast kanë qenë 6 operatorë ekonomikë ku 5 prej tyre janë skualifikuar duke shpallur fituese kompaninë e Besnik Meçit. Dhe procedura e prokurimit është shënuar me “Flamur të kuq” nga Open Data.

Një tjetër rast në bashkinë e Tiranës është tenderi për riparimin e pompave, të puseve dhe shatërvanëve në 4 shtator të vitit të kaluar. Me ofertë fituese prej 13 milionë lekë të reja me afat një muaj. Në garë ka marrë pjesë vetëm kompania “Besnik Meçi” e cila është shpallur automatikisht fituese për mungesë konkurrentësh. Kjo kompani rezulton të ketë nënshkruar 14 kontrata me bashkinë e Tiranës me një vlerë prej 301 milionë lekë pa TVSH, vetëm në muajt e fundit.

Lexo edhe:Veliaj i fal 1.6 mld lekë Mehdi Lalës, për të riparuar 4 rrugica

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Bashkia TiraneBesnik MeçiErion Veliajkontratemakinared flagtender

Lajme të lidhura

U denoncua për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra mjeku në Korçë
Uncategorized

U denoncua për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra mjeku në Korçë

14:17 - 11/05/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025
Uncategorized

Parashikimi i motit për sot, 9 Maj 2026

07:42 - 09/05/26
“Pastrim parash”/ Gjykata e Tiranës sekuestro ndaj “Euro-Beton 2005”, nën hetim pronari italian
Aktualitet

“Pastrim parash”/ Gjykata e Tiranës sekuestro ndaj “Euro-Beton 2005”, nën hetim pronari italian

17:00 - 05/05/26
Para
Gazeta turke hapet me titullin: Faleminderit Greqi

Gazeta turke hapet me titullin: Faleminderit Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale
Aktualitet

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26

Edi Rama ka vijuar me propagandën edhe ditën e sotme, duke mohuar se Prokurimet Publiket të cilat do të monitorohen...

Lexo më shumë
PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

13:58 - 12/05/26
Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

13:38 - 12/05/26
Berisha: Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare!

Berisha: Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare!

13:26 - 12/05/26
Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën

Integrimi në BE, PD depoziton amendamendet në Kuvend: Të rritet kontrolli parlamentar mbi qeverinë

13:08 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com