GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Gabriele Gravina jep mendimin e tij për racizmin në futboll

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Gabriele Gravina jep mendimin e tij për racizmin në futboll
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një temë e nxehtë e kohëve të fundit vazhdon të jetë çështja e racizmit në sport me shumë episode që kanë bërë lajm në mediat e ndryshme të botës. Pikërisht për këtë gjë ka folur edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina:

“Ka një klimë veçanërisht delikate që nuk mund të nënvlerësohet. Të dhënat janë shqetësuese dhe nxjerrin në pah nevojën e institucioneve, së pari ne, për të vazhduar ndërtimin e një lloj mburoje kundër agresionit tullë për tullë”, u shpreh ai, mëngjesin e sotëm në prag të prezantimit të raportit të Shoqatës së Futbollistëve të quajtur “Futbollistët nën shënjestër” mbi dhunën në futboll.

Në lidhje me episodet që përfshijnë racizmin dhe përplasjet mes grupimeve ultras, Gravina deklaroi:

“Duhen sanksione më të rënda, jo vetëm nga ne, por edhe nga gjyqtarët. Kushdo që identifikohet nga organet e policisë për akte dhune nuk mund t’ia hedhë paq me një paraburgim prej një ore apo një dite dhe më pas me një përjashtim përjetë. Për ne, përjashtimi përjetë, nuk mjafton më, ne kemi nevojë për sanksione më të rënda që të ndëshkojnë vërtet keqbërësit.

Rregullat që kemi miratuar janë në vetvete veçanërisht efektive për sa i përket kontrastit të luftës kundër racizmit dhe diskriminimit territorial. Ajo që nevojitet tani është një bashkëpunim më i madh mes protagonistëve në botën e sportit përmes përdorimit më të madh dhe më të mirë të teknologjisë.

Dënimet sigurisht që nevojiten përtej rasteve të dhunës fizike, ekziston edhe një lloj gjykate publike në mediat sociale që d ky është një shqetësim i madh. E gjithë kjo kërkon një ndërhyrje drastike nga ana jonë, një veprim sistematik për të luftuar format e dhunës të lidhura me, të ashtuquajturit, luanët e tastierës. Duhet t’i themi gjithashtu mjaft sulmeve verbale dhe fizike ndaj gjyqtarëve, veçanërisht ndaj të rinjve”, vazhdoi Gravina.

“Dje ka pasur një rast të një djali në kategorinë e dytë, për një penallti të dhënë. Një ndeshje nuk mund të ndërpritet për thirrje raciste. Sot unë jam Cissè, i gjithë futbolli është me Cissè. Ne duhet të luftojë këtë kulturë të turpshme që duhet të eliminohet sa më parë nga sistemi ynë. Rregullat janë aty, duhet një bashkëpunim më i madh i protagonistëve në botën e futbollit dhe sportit për sanksione më të forta”.

Presidenti i FIGC iu referua me këto fjalë rastit të fyerjeve raciste të drejtuara ndaj gjyqtarit Mamady Cissè, i cili përfundoi para kohe ndeshjen Bessica-Fossalunga, e vlefshme për Grupin S të Kategorisë së Dytë dhe u largua nga fusha.

Pasi miqtë shënuan golin e barazimit 1-1 me penallti, gjyqtari i seksionit të Trevisos mori një fyerje raciste nga një spektator dhe, pa i njoftuar as kapitenët, vërshëlleu fundin para kohe dhe shkoi në dhomat e zhveshjes. Për rezultatin e ndeshjes dhe çdo sanksion, presim të dimë përmbajtjen e raportit dhe vendimin e gjyqtarit sportiv provincial të Trevisos.

Etiketa: figcFutbollgabriele gravinaracizmi ne futboll

Lajme të lidhura

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026
Sport

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026

14:46 - 05/06/26
UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura
Sport

UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura

14:20 - 05/06/26
Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri
Breaking Views

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri

21:28 - 04/06/26
Para
Berisha: Rama porositi vrasjen e opozitës, ikën me revolucion

Berisha: Rama porositi vrasjen e opozitës, ikën me revolucion

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit
Breaking Views

“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

09:51 - 07/06/26

Kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar në zonën e Zvërnecit, duke ironizuar protestuesit dhe...

Lexo më shumë
Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre

Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre

08:37 - 07/06/26
Moti sot: Temperaturat deri në 31°C, por reshje të izoluara në disa qarqe

Moti sot: Temperaturat deri në 31°C, por reshje të izoluara në disa qarqe

07:52 - 07/06/26
Kosova voton sot: Mbi 2 milionë votues në lista, 22 mijë të rinj për herë të parë në kuti votimi

Kosova voton sot: Mbi 2 milionë votues në lista, 22 mijë të rinj për herë të parë në kuti votimi

07:32 - 07/06/26
Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

15:31 - 06/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom