GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Enkeleda Kapedani kalon vettingun, jep shpjegime për lirimin e Viktor Ymerit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Enkeleda Kapedani kalon vettingun, jep shpjegime për lirimin e Viktor Ymerit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit  lexoi gjetjet e procesit të vettingut ndaj gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, ku u relatua se nuk janë hasur probleme me pasurinë e saj.

Në rivlerësimin e kriterit të pasurisë Kapedanit iu konstatuan nga trupa gjyqësore probleme për përdorimin e një makine që gjyqtarja tha se e ka deklaruar, blerja e një mjeti tip kamion nga bashkëjetuesi në vlerën e 9.5 milionë lekë dhe shitur 32 mijë euro ishte një nga gjetjet e KPK-së.

Jashtë vëmëndjes në kriterin e rivlerësimit të profesionalizmit nuk u la jashtë vëmendjes as rasti i heqjes së  dënimit të Viktor Ymerit, për të cilin gjyqtarja solli prova se nuk ishte ajo që kishte ndryshuar dënimin e përjetshëm, por një trupë e vjetër gjyqësore.

“Në lidhje me çështjen Viktor Ymeri më keni drejtuar tre pyetje. Dua t’ju sqaroj njëherë e mirë, duke qenë se kjo çështje po më përndjek. Nuk është e vërtetë, unë nuk kam liruar asnjë të dënuar të përjetshëm. Këtij shtetasi ja ka ndryshuar dënimin e përjetshëm Gjykata e Apelit të Durrësit që ja ktheu në 25 vjet burgim. Kur këtë çështje tek Enkeleida Kapedani, nga provat që sollën në gjykatë atij i kishin mbetur vetëm 1 muaj e 23 ditë”, sqaroi ajo.

Aktualisht Enkeleda Kapedani nuk e ushtron funksionin e saj pasi është e pezulluar nga detyra dhe me një procedim disiplinor të hapur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë për shkak të publikimit të disa videove në Tik Tok, të cilat u bënë kryefjalë e mediave para disa kohësh.

Videot e publikuara në llogarinë e gjyqatres në rrjete sociale u cilësuan nga ILD-së si sjellje që diskretitojnë figurën e gjyqtarit, ndërsa Kapedani pretendoi se videot ishin publikuar për t’i dëmtuar imazhin dhe kërkoi të gjykohej për punën e saj si gjyqtare. Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi pezullimin e saj nga detyra.

Enkeleda Kapedani përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Tiranë, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit, për të dorëzuar përkohësisht detyrën në maj të këtij viti.

Etiketa: Enkeleda KapedaniILDKPIKPKrivleresimVetting

Lajme të lidhura

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!
Aktualitet

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

08:24 - 02/08/26
Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!
Aktualitet

Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!

07:43 - 02/08/26
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Para
Qytetarët “përballë” partive, fryma ndëshkuese në zgjedhjet lokale në Kosovë

Qytetarët “përballë” partive, fryma ndëshkuese në zgjedhjet lokale në Kosovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!
Aktualitet

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

08:24 - 02/08/26

Marshim historik në protestën kombëtare të mbrëmjes së djeshme, në ditën e 63-të të rezistencës popullore. Mijëra qytetarë marshuan me...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

08:04 - 02/08/26
Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!

Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!

07:43 - 02/08/26
Parashikimi i motit për sot, e diel 2 gusht 2026

Parashikimi i motit për sot, e diel 2 gusht 2026

07:34 - 02/08/26
Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com