“Stop” shkoi në rrethinat e qytetit të Belshit, për një akuzë abuzimi me një vajzë 20-vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Mamaja e vajzës, Valbona, tregon sesi vajza e saj i rrëfeu, se çfarë i kishte ndodhur me komshiun Ferit Hysa. Ky i fundit e kishte ngacmuar seksualisht dhe shenjat në gjoksin e vajzës ishin të dukshme.
“Nuk e prisja gjallë në botë se edhe i thashë në polici. Edhe goca të zhvishej, ti nuk pate kaq logjikë dilje i thoje një gruaje. Ose vije në darkë dhe thoshe bëni kujdes me gocën. Pse kështu? Ajo aq tru ka thashë. Goca ka 14 vjet që është këtu. Iher thoshte nuk e njoh, iher thoshte kam pyet e kujt është kjo gocë, iher thoshte e dija që ishte me probleme goca e Arbenit, njëherë thoshte e njihja. Nuk ka qenë thoshte, ka qenë një herë i kam dhënë karamele, e kam përzënë. Ku e dinte ajo dhomën?
Që të ndodhte kjo gjë nuk ma priste gjallë në botë mendja. Tha më ka ndodhur diçka shumë e keqe, por kam frikë ta tregoj. Dhe më tregon, shiko çfarë ka ndodhur dhe më ngriti rrobat lart. Çfarë të shikoja. Çfarë të shihja. Jam 43 vjeçe nuk kam parë asnjëherë në atë gjendje. Në moment që e pyeta kush t’i ka bërë, m’i ka bërë xhaxhi Feriti. Sikur nuk po më besohej. Është një komshi këtu afër, Ferit Hysa. E kemi komshi, por nuk është se kemi ndonjë marrëdhënie hyrje dalje. Shtëpia është larg 300 metra. Mendova të shkoja deri aty.
Si përhera që vajza hedh mbeturina, thotë një ditë më foli këtu, një ditë më dha një cep rrush, një ditë më tha për një karamele, pastaj e kishte futur në shtëpi. Më dha një gotë Amitë, ishin futur brenda, mbylli derën, më tregoi dhomat. Më kapi tek këmbët, jo po zhvishu. Po më tregonte në një mënyrë që edhe unë nuk po duroja dot. U çmenda në atë moment. M’i ka treguar vajza me detaje të gjitha. Hyra, më zhveshi, hoqi rrobat, më tha kështu, nuk dua t’i flas sepse ka bërë veprimet më të pista që ekzistojnë. Bile i ka thënë që këto gjëra i kam bërë edhe me vajzën time. Si mund t’i thuash një fëmije kur ti e di dhe ka jetuar, se mos e njihte hajd mo, por e dinte shumë mirë që vajza kishte probleme”, tha denoncuesja.
Më poshtë është dëshmia e 20-vjeçares me probleme të shëndetit mendor. Ajo tregon detaje nga brenda shtëpisë së komshiut, çka shton akoma më shumë dyshimet se si ka mundur ajo të hyjë brenda në shtëpinë e komshiut.
Vajza: E njoh se kush është. Ai është xhaxhi Feriti që e ka shtëpinë andej matanë, pas atyre dy shtëpive që i ndan.
Gazetari: Ku ia di shtëpinë ti xhaxhi Feritit?
Vajza: Ia di se kam qenë për herë të parë te Refati, Shfeqeti, Feriti. Më ka ftuar të hyj brenda në shtëpi.
Gazetari: Pse të ftoi?
Vajza: Më dha një karamele edhe më tha hajde shkojmë futemi brenda. Më tha mua ngjitemi lart, ishim bashkë, u ngjitëm lart, pastaj ai nxorri organin gjenitale. Fute brenda më thoshte mua. Unë qava.
Gazetari: Ato shenjat që kishe këtu përpara, kush ti bëri?
Vajza: Xhaxhi Feriti m’i ka bërë. Më kapi me forcë. Edhe tek këmbët bile.
Gazetari: Si t’i kapte këmbët?
Vajza: Me forcë. Unë isha e shtrirë në divan, kurse ai m’i kapi me forcë këmbët edhe më puthi në buzë, faqe dhe tek këmba.
Gazetari: Po rrobat t’i hoqi?
Vajza: Po vërtetë. Kisha fustan veshur, me rripa dhe më ka thënë, hiqi, hiqi.
Gazetari: I hoqe ti?
Vajza: M’i hoqi ai.
Gazetari: Ai u zhvesh?
Vajza: Po u zhvesh dhe më ka futur organin gjenital, por nuk them dot se është turp. Ishte vetëm se gruaja e tij ishte jashtë, ishte në Itali, jetonte atje.
Gazetari: Kush ta tha ty këtë?
Vajza: Xhaxhi Feriti. Ma tha mua me gojë të vet. Ma tha, gruaja ime ka ikur në Itali dhe ai ishte vetëm. E kam përzënë unë tha. E kishte përzënë ai.
“Stop” kontaktoi edhe të dyshuarin, Ferit Hysa, i cili është kontradiktor në atë, që thotë. Ai tregon disa versione të ndryshme.
Gazetari: Donim të të pyesnim dhe ty sepse je më në moshë, si qëndron e vërteta?
Ferit Hysa: Kam katër vjet që rri këtu. Kishte hyrë lart poshtë, kishte hapur komotë e nuses dhe çunave atje. Unë asgjë, ça bëra.
Gazetari: Ato shenjat në gjoks?
Ferit Hysa: Çka komshi lart atje, kur e gjeta tek dera e shtëpisë se lidha delen mbrapa andej.
Gazetari: Pse nuk u the prindërve?
Ferit Hysa: Unë nuk kam muhabet me ta…
Gazetari: Kur të hyn dikush në shtëpi vjen dhe thua.
Ferit Hysa: Nuk e di. Unë erdha piva kafe, lidha delen, lash paqetën, telefonin përjashtë. Ku e njoh unë atë, nuk e njoh fare.
Gazetari: Ti e ke pasur komshi…
Ferit Hysa: Nuk kam pasur kontakt fare me ata.
Gazetari: Kur e gjete brenda e kuptove që ishte vajza e Benit dhe Valbonës?
Ferit Hysa: Te dera, për të dalë. Nuk e njihja se e kujt vajzë është. Asgjë nuk i thashë. Çfarë do i thashë.
Gazetari: Ti e mohon që nuk ke kryer marrëdhënie me të?
Ferit Hysa: Fare, absolutisht, asnjë lloj gjëje.
Gazetari: Ju ishit vetë në shtëpi?
Ferit Hysa: Vetëm. Familjen e çova në Itali tek çuni, të mbajnë gocën. Ajo bredh ikën atje, erdhi tërë baltë. Unë nxorra delen.
Gazetari: Ajo thotë ti i ke dhënë karamele?
Ferit Hysa: Kam qenë me dëshmitar aty unë.
Gazetari: Me kë dëshmitar?
Ferit Hysa: Me kushëririn tim.
Gazetari: Ishte dhe kushëriri brenda?
Ferit Hysa: Ishte kushëriri për momentin që i kam dhënë karamele unë.
Gazetari: Sa herë ka qenë në shtëpi ajo?
Ferit Hysa: Një herë.
Gazetari: Ti një herë thua e gjeta me baltë nga delet, një herë ishte kushëriri.
Ferit Hysa: Ky e pa, veç kur erdhi në verandë, ne po pinim një teke raki, i hodha një karamele ashtu. Kaq ke nga unë.
Gazetari: Vajza ka probleme, por unë të isha në vendin tënd, një vajzë që më hyn 20-vjeçare me probleme mendore, e marr përdore e çoj tek prindërit…
Ferit Hysa: Nuk kam muhabet me prindërit e atyre se nuk më lidh puna mua o shoku, unë kam farefisin tim. Derisa nuk e kam numrin tënd të telefonin. Nuk merrem me ta mor zotëri se janë fis tjetër, unë jam Hysë./tvklan.al
Discussion about this post