GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Veliaj dhe Sako i japin 250 mijë euro Zotos për Shën Valentin

në Uncategorized
Kohë leximi: 1 min
A A
Veliaj dhe Sako i japin 250 mijë euro Zotos për Shën Valentin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ajo e Durrësit, Emirjana Sako, i kanë bërë një dhuratë të çmuar me vlerë 250 mijë euro, Klodian Zotos, pikërisht në ditën e të dashuruarve.

Të dhënat e Thesarit të Shtetit tregojnë se Veliaj dhe Sako kanë paguar bashkërisht mbi 30 milionë lekë në 14 shkurt 2023, në favor të kompanisë koncesionare “Integrated Energy BV”, për depozitimin dhe incenerimin e mbetjeve urbane në landfillin e Sharrës.

Por, siç ka konstatuar Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe siç provoi edhe një investigim i kryer nga Partia e Lirisë, kompania koncesionare nuk kryen procesin e incenerimit të mbetjeve urbane, duke rritur në mënyrë të ndjeshme kostot për institucionet publike, të cilat nuk marrin shërbimin e paguar.

Bashkia e Durrësit ka paguar më 14 shkurt faturën prej rreth 22 milionë lekë në llogaritë e koncesionarit IEBV. Ndërsa Bashkia e Tiranës ka lëvruar në favor të kompanisë së Zotos rreth 8 milionë lekë.

Shoqëria koncesionare e landfillit të Sharrës është krijuar në vitin 2016 dhe rol kryesor kishte Klodian Zoto. Ky i fundit është në kërkim prej më shumë se një viti, i konsideruar si një prej organizatorëve kryesorë të skemës mashtruese të inceneratorëve.

Së fundmi, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK, e dërgoi Zoton për gjykim, së bashku me shumë persona të tjerë, me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në procedurat tenderuese dhe zbatimin e kontratave koncesionare për inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit. Ndërkohë, SPAK nuk ka dhënë asnjë sinjal publik për hetimin e procedurave të inceneratorit të Tiranës.

 

 

Etiketa: kryesoreVeliajZoto

Lajme të lidhura

Kopjace në krye të Shëndetësisë! Diploma e ministres Klodiana Spahiu përballet me akuza për plagjiaturë
Aktualitet

Kopjoi temën e diplomës! PD kallëzon në SPAK ministren e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu

11:39 - 29/09/26
Kombëtarja U-17/ Spektakël në ‘Loro Boriçi’, kuqezinjtë mposhtin 5-1 Malin e Zi
Sport

Kombëtarja U-17/ Spektakël në ‘Loro Boriçi’, kuqezinjtë mposhtin 5-1 Malin e Zi

16:15 - 28/09/26
Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon përsëri protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto
Aktualitet

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon përsëri protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

11:23 - 28/09/26
Para
Berisha denoncon: Ja si qeveria po e blen SPAK-un

Berisha denoncon: Ja si qeveria po e blen SPAK-un

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com