GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VICE: Krimi i organizuar pengon anëtarësimin e Shqipërisë në BE

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama heq përgjegjësinë nga vetja, fajëson gjyqtarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Mitchell Prothero, VICE

Një fushatë bombash, e cila synonte zyrtarët e policisë në një qytet verior të Shqipërisë, çoi në zbulimin e qindra kamerave ÇTV të montuara ilegalisht, të cilat qeveria pretendon se operohen nga klanet mafioze vendase.

Policia zbuloi një rrjet kamerash të ngritura dhe të përdorura nga bandat e dyshuara se ishin përfshirë në një sulm me bombë të profilit të lartë në shtëpinë e një shefi të policisë rajonale. Lënda plasëse shpërtheu jashtë banesës së Pëllumb Shpatit, shefit të policisë në qytetin veriperëndimor të Shkodrës, në orët e para të mëngjesit të 13 janarit. Një grup i posaçëm hetimor u ngrit për të gjetur se kush e orkestroi sulmin, megjithëse ende nuk është bërë asnjë arrestim.

Policia gjeti 59 kamera ÇTV vetëm në Shkodër. Kjo bëri që autoritetet në të gjithë vendin të kapin më shumë se 500 kamera. Shumica e tyre ishin të lidhura me celularë dhe u gjetën në Tiranë, kryeqytetin shqiptar, sipas policisë kombëtare.

Kamerat përdoreshin nga distanca për të monitoruar lëvizjet e policisë, operativëve të bandave dhe grupeve rivale, si dhe për operacionet policore.

“Policia çmontoi kamerat e vendosura në shtylla elektrike, në rrugë, për të mbledhur informacione për qëllime kriminale,” tha policia shqiptare në një deklaratë të martën për Financial Times. “Kamerat e vendosura nga persona apo grupe kriminale kishin për qëllim edhe marrjen e informacioneve për lëvizjet e policisë”.

Ngritja e një rrjeti të mbikëqyrjes rrugore përmes kamerave ÇTV është një taktikë që është përdorur nga komuniteti i rëndësishëm i krimit të organizuar në Shqipëri për të monitoruar forcat e ligjit dhe për të siguruar zonat e tyre të kontrollit për disa vite.

“Krimi i organizuar në Shqipëri ka arritur nivele të larta sofistikimi dhe kamuflimi,” tha për VICE, Rudina Hajdari, kryetare e Komitetit të Integrimit në BE dhe ish-deputete. “Ajo që u bë publike me sistemin e kamerave të përdorura nga gangsterët, ka ekzistuar për një kohë të gjatë, por policia ka mbyllur sytë sepse shumica e grupeve kriminale kanë lidhje të ngushta me qeverinë… përmes pastrimit të parave në ndërtim apo formave të ndryshme të investimit,’ thotë Hajdari.

Rasti ekspozon më tej kontrollin që grupet e krimit të organizuar kanë mbi vendin e vogël. Handari tha se marrëdhënia mes zyrtarëve qeveritarë dhe grupeve të krimit të organizuar kërcënon sistemin politik demokratik në zhvillim të vendit ballkanik për shkak të kërcënimeve dhe frikësimeve në rritje ndaj kritikëve.

“Kamerat janë vetëm një aspekt, por kontrolli që krimi i organizuar ka mbi procesin politik sot po kërcënon demokracinë tonë të brishtë,” tha Hajdari. “Organizata kriminale ndihmojnë në proceset zgjedhore, financojnë fushatat politike,” tha ajo, si dhe kërcënojnë figurat e opozitës në emër të zyrtarëve të korruptuar dhe patronëve të tyre mafiozë.

Mafia shqiptare kontrollon pjesën më të madhe të tregtisë së kanabisit dhe heroinës në Europë, sipas raporteve të BE, si dhe luan një rol të rëndësishëm në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut në Europë dhe shitjen e saj në Mbretërinë e Bashkuar. Zakonisht e organizuar rreth klaneve dhe grupeve familjare, ato e lidhin vendin me një diasporë të madhe shqiptare në të gjithë Europën Perëndimore, një situatë që konsiderohet si një pengesë e mundshme për aspiratat e gjata të vendit për t’u anëtarësuar në BE.

Pas kapjes së kamerave, kryeministri shqiptar Edi Rama tha: “Fakti që policia veproi për këtë çështje, problem prej dekadash, do të thotë se qeveria është e prirur dhe e fokusuar në luftën ndaj krimit të organizuar”.

Etiketa: krimi i organizuarKryesore1VICE

Lajme të lidhura

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!
Aktualitet

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda
Breaking Views

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Para
Liverpool nuk heq dorë nga Nunez, 100 milionë euro për yllin e Benficas

Nunez optimist për të ardhmen: Kam besim se do të ngrihemi përsëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Lexo më shumë
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş