Haxhi Thaçi, babai i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka folur rreth takimit me ish-presidentin në Hagë ku aktualisht po gjykohet. Babai i ish-presidentit, në një rrëfim special për Politiko në Kanal10, duke treguar për takimet tha se po të kishte mundësi do ta merrte një banesë në Hagë, po sipas tij gjendja shëndetësore ia pamundëson që të shkoj shpesh për vizitë.
Haxhi Thaçi, ka rrëfyer po ashtu se ka vërejtur se ish-presidenti ka humbur peshë.
“Mos u mërzit, turp nuk ka bërë. Ai nuk dukej që po mërzitej. Ka humbur shumë peshë atje në Hagë, më tha kam bërë aktivitete sportive atje”- tha babai i Thaçit në Kanal 10.
Discussion about this post