GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Miratimi i çmimit nga ERE, reagon Shoqata e Prodhuesve

09:26 - 17/02/23
në Aktualitet, Lajme, Shqiperi
Kohë leximi: 2 min
A A
Miratimi i çmimit nga ERE, reagon Shoqata e Prodhuesve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Enti Rregullator i Energjisë miratoi këtë të enjte çmimin 10 lekë për çdo kilovat që HEC-et e vogla apo ata që njihen si prodhues me përparësi të energjisë me kapacitet nën 15 MW hedhin në rrjet. Përfaqësues të ERE argumentuan se ky ndryshim bëhet duke pasur parasysh një kornizë të plotë ligjore që lidhet me ligjin për sektorin e energjisë, atë për burimet e rinovueshme të energjisë, kodin e procedurës administrative, VKM e fundit e qeverisë që ndryshonte një pikë në metodologji. Çmimi 10 lekë është më i lartë se ai që ERE kishte miratuar në fund të vitit 2022 dhe që parashikonte pagesën 8.56 lekë/kwh.

“Në zbatim të VKM u miratua një ndryshim në ligjin përkatës për metodologjinë ku përcaktohet se në pikën 2 niveli maksimal i çmimit në çdo rast s’do jetë më i lartë se 10 lekë/kwh. Formula s’ka pësuar ndryshime dhe përllogaritjet e çmimit mbeten të pandryshuar ku pjesë përbërëse është bonusi për promovimin , çmimi i OPEX sipas raportit vjetor, kursi mestar i euro nga Banka e Shqipërisë duke rezultuar në 38.97 lekë/kwh. Ky çmim rezulton të jetë mbi çmimin maksimal prej 10 lekë. Çmimi i aplikueshëm do të jetë 10 lekë/kwh. Ky vendim hyn në fuqi në 9.2 2022 ERE ju drejtua OST dhe OSSH për leximin e matësve për të parë diferencën deri në datën 10 shkurt për shkak të këtij ndryshimi” thanë përfaqësues të ERE.

Ndërkohë lidhur me këtë situatë Anita Shushku nga Shoqata e Prodhuesve me Përparësi të Energjie tha se ky ndryshim ishte i pritshëm dhe ishte premtuar që do të niste për vitin 2023. Sipas saj vonesat në procedura kanë bërë që vendimi të miratohet në shkurt ndërkohë që duhet të kishte nisur që në janar kur u premtua. Sipas saj ERE duhet të gjejë  mënyrën për të kompensuar prodhuesit të cilët në janar dhe në 10 ditët e shkurtit kanë prodhuar dhe hedhur energji në rrjet me çmim më të ulët. Sipas saj duhet të gjendet një mënyrë që çmimi 10 lekë të hyjë në fuqi që nga fillimi i vitit 2023 dhe jo në datë 9 shkurt.

“Duke qenë se nga nëntori apo dhjetori ministrja deklaroi që çmimi do të ishte 10 lekë. Arsyet pse këto vonesa që VKM u miratua në shkurt kanë qenë procedura por koha dhe mendoj që në fund të negociatave dhe premtimi i ministres. Mendojmë që nëse kjo do të hyjë në fuqi apo do të zbatohet nga data 10 shkurt atëherë nga data 1 janar deri 10 shkurt ERE duhet të mendojë se kush do jetë kompensimi pasi prodhuesit po prodhojnë dhe po japin energjinë në Shqipëri. Mendoj që duhet të shihni kush duhet të jetë vlera që prodhuesit me përparësi do të kompensohen nga 1 janari deri ne 10 shkurt” tha Shushku.

Ajo nënvizoi se vendosja e detyrimit të shërbimit publik bëri që këto HEC-e të vegjël të mos dilnin në treg të lirë dhe të shisnin energjinë me një çmim më të lartë. Detyrimi i shërbimit publik për HEC-et e vogla është në fuqi deri në gjendjen e emergjencës që është 30 qershori i këtij viti. Pas kësaj HEC-et mund të kthehen në regjimin e tyre të zakonshëm dhe të zgjedhin të qëndrojnë brenda marrëveshjes që kanë me shtetin ose të shesin  në treg të lirë.

Monitor.al

Etiketa: cmimi i energjiseenti rregullatorshoqata e prodhuesve

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Aksident i tmerrshëm, 6 të vdekur

Aksident i tmerrshëm, 6 të vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com