GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Pse duhet ta falenderojmë Ramën

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama nuk gënjeu, thjesht tradhëtoi ankthin e vet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati – Sëpaku një gjë Edi Ramës duhet ti’a dimë për nder: Sa më shumë kohë kalon, aq me tepër ai na lehtëson nga hipokrizia e të jetuarit në një sistem demokratik. Gjuha që ai përdori gjatë intervistës në “Opinion” të zhvishte nga çdo dyshim për instalimin e një regjimi personal.

Ishin disa pika, gjatë bashkëbisedimit të paqtë me Fevziun, që të linin të kuptoje qartë se ai qëndron mbi ligjin dhe nuk e ka as ndërmend ti nënshtrohet atij; se është ai që cakton se deri ku mund të shkojnë kufijtë e të bërit opozitë; se ai ka veshur skeptrin moralist të përcaktimit të cakut se deri në ç’pikë mund të jetë i kritikueshëm.

Kur u pyet se përse e shkel me të dyja këmbët detyrimin kushtetues të ngritjes të një komisioni hetimor për skandalin McGonigal, ai u përgjigj me arrogance: “Një komision i tillë nuk ka për tu bërë kurrë… opozita s’ka asnjë shanc, pasi gjithçka ka një cak”. Sado skandaloze të duket kjo për të gjithë ata idiotë të dobishëm që ende përkundin iluzionin e një loje demokratike, së paku Rama nuk e vuri veten në rolin e hajvanëve të grupit të vet parlamentar, që mëtojnë të justifikohen se komisioni hetimor nuk po ngrihet, pasi në të ardhmen parashikohet të ndryshojë ligji për to. Ai u përgjigj shkurt: “Nuk dua dhe nuk e bëj”.

Të njëjtën logjikë përdori edhe për fshehjen nga debati parlamentar, lidhur me zyrtarin e FBI-së, që sipas Washington Post-it u zhyt deri në grykë në një marëdhënie sekrete me Ramën. Ai shtjelloi argumentin se ai “degradim zologjik” nuk e meriton prezencën e tij. Pra, ndonëse në një republikë parlamentare kryeministri e ka për detyrim të japë llogari përpara kuvendit, Rama e shpalli atë të padenjë, duke u zhveshur nga kjo përgjegjësi kushtetuese. ‘Unë do të shkel në parlament vetëm kur ta gjykoj vetë të arsyeshme” i tha Fevziut.

Edhe këtu ai është i sinqertë, thotë thjeshtë: “s’më pëlqen dhe s’dua”, jo si prapanicëlëpirësit që i shkojnë nga pas dhe reken të logjikojnë se kërkesa për interpelancë nuk u bë në kohën e duhur, apo se firmat që e kërkonin atë qenë të fallcifikuara.

E njëjta arrogancë u duk qartaz kur me një indiferencë shpërfillëse tregoi se, si kryeministër, aq i bënte nëse për shkak të vulës opozita mbetej pa hyrë në zgjedhje. “Nuk është tema ime kjo”, iu përgjigj Fevziut i cili i habitur e pyeti: “Po si do shkoni në zgjedhje pa opozitën”? “Ne nuk kemi lidhje se kush shkon në zgjedhje…ne do shfaqim ofertën tonë, nëse dikush thotë që s’ka ofertë pasi ka mbetur pa vulë, kjo është puna e tij”, qe batuta që erdhi më pas… Pra, përpos mesazhit të kriptuar që i çohet gjykatës për të vazhduar punën si levë për të përçarë opozitën, lajmi që u jepet gjithë shqiptarëve është tjetër: Nuk ju gjen asgjë e keqe nga përsëritja e një pushteti lokal monist.

Sindroma e njeriut që nuk preket nga e keqja përreth tij, sado thellë të jetë zhytur ajo, u pa edhe në episodin kur u duk se shiti Arben Ahmetajn, për çështjen e inceneratorëve, duke përsëritur fabulën bajate të atyre që hanë dardhë dhe mollë prapa shpinës së tij.

Pra Edi Rama nuk mbën asnjë përgjegjësi edhe nëse gjithë ekipi që ka vendosur bashkë me të për aferën 430 milionëshe të plehrave shkon në burg. Ai mund të jetë i pastri i paprekshëm nga rrethimi i të pistëve. Ai është indiferent nëse zgjedhjet bëhet pa opozitën. Ai nuk e çan kokën që shkel detyrimet kushtetuese, vetëm sepse thjeshtë nuk e pëlqen gjuhën dhe sjelljen e rivalëve. Ai qëndron mbi institucionet demokratike, pasi ato janë të padenja për moralin e tij.

Kjo qe qasja e shpërfaqur në Opinion dhe pikërisht për këtë ne duhet ta falenderojmë Edi Ramën. Së paku, duke u sjellë si një autokrat që bën ç’të dojë, vetë vendos e vetë vulos, vetë vret e vetë pret, vetë grabit e vetë shemb, ai na hoqi qafe të gjithë ata që robtohen në parlament dhe në studiot televizive të mbrëmjes, të na mbushin mebdjen për ligjshmerinë e sjelljeve të shefit.

Ky ndryshim qasjeje: “e kam fuqinë, prandaj do bëj ç’të dua” e bën më të lehtë shpjegimin e gjithçkaje.

/Lapsi.al/

Etiketa: Andi BushatiEdi Rama

Lajme të lidhura

T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!
OP-ED

T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!

10:05 - 27/07/26
Qeveria shqiptare varros sportin, ndërpret çdo lloj financimi për të!
Opinion

Qeveria shqiptare varros sportin, ndërpret çdo lloj financimi për të!

17:03 - 26/07/26
“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano
OP-ED

Gjekmarkajt: Grupi i valles me Antonetën e Zeqinenë! Babua e ndiqte me vrap dhe Braçja hipte mbi tavolinë…

13:15 - 25/07/26
Para
VIDEO/ Luizi dhe Olta hedhin gjithë banorët në pishinë

VIDEO/ Luizi dhe Olta hedhin gjithë banorët në pishinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Sy e veshë” nga Sllovenia, Egnatia luan nesër shanset për kualifikim në Champions League
Sport

Kërkohet një tjetër surprizë, Egnatia zbret sonte në fushë për sfidën ndaj Celjes në Champions League

08:49 - 28/07/26

Egnatia do të zbresë ditën e sotme në fushën e lojës për të zhvilluar ndeshjen e kthimit përballë NK Celjes,...

Lexo më shumë
Viti i ri universitar nis me ndryshime, ja se si do të zhvillohet mësimi në vijim

A vlen shkolla në Shqipëri? Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

08:30 - 28/07/26
Protesta antiqeveritare hyn në ditën e 59, qytetarët thirrje Ramës: Jep dorëheqjen!

Protesta antiqeveritare hyn në ditën e 59, qytetarët thirrje Ramës: Jep dorëheqjen!

08:06 - 28/07/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 28 Korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:03 - 28/07/26
Rriten aksidentet në Shqipëri,133 vetëm në maj, INSTAT: 181 persona mbetën të vrarë ose të plagosur

Aksidentet rrugore rriten ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit, kryeson Tirana

08:01 - 28/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com