GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Hovenier: Krenar me demokracinë që keni arritur

në Kosovë & Rajon, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hovenier: Krenar me demokracinë që keni arritur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka kujtuar 18 shkurtin e vitit 2008, ditën kur SHBA-të njohën Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

SHBA-të e njohën Kosovën më 18 shkurt, vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë. Ambasadori amerikan kujton 18 shkurtin e 2008-së gjersa thekson se janë krenarë për mbështetjen dhe të frymëzuar nga demokracia në Kosovë.

“Këtë Ditë të vitit 2008, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën. 15 vjet më vonë, ne jemi krenarë për mbështetjen tonë dhe të frymëzuar nga demokracia ka arritur populli i Kosovës”, shkruan ambasadori amerikan në Twitter, të cilës ia ka bashkëngjitur një kolazh me fotografi të ngjarjeve kryesore dhe takimeve ndërmjet zyrtarëve amerikan e nga Kosova.

Ai një ditë më parë me një video drejtuar qytetarëve të Kosovës në ditën e pavarësisë tha se shteti më i ri në Evropës ka bërë hapa të mëdhenj në këto 15 vjet. Hovenier theksoi se ka nderin të jetë pjesë e historisë së përbashkët.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Kam pasur privilegjin dhe nderin të jem pjesë e historisë sonë të përbashkët, duke parë Kosovën duke bërë hapa të mëdhenj gjatë 15 viteve të fundit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen e hershme dhe të qëndrueshme dhe për partneritetin me popullin kosovar, derisa ky vend i ri e merr vendin e saj në strukturat evropiane, euro-atlantike dhe ndërkombëtare”, ishte shprehur të premten ambasadori Hovenier.

“Kemi qenë me ju prej fillimit dhe partneriteti ynë mbetet i fortë si guri”, thotë ndër të tjera ambasadori.

Ambasadori amerikan në këtë video theksoi se gjatë këtyre viteve ka parë personalisht progresin e madh që është arritur gjatë këtyre viteve dhe kjo sipas tij është rezultat i punës dhe përkushtimit të popullit të Kosovës për të çuar para sovranitetin, pavarësinë dhe demokracinë e vendit të tyre.

Etiketa: hovenierKosovaSHBA

Lajme të lidhura

Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës
Aktualitet

Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës

09:42 - 02/08/26
Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe
Aktualitet

Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe

09:09 - 02/08/26
50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?
Aktualitet

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26
Para
Zgjoheni të lodhur edhe pse flini mjaftueshëm? Ja problemi që keni

Zgjoheni të lodhur edhe pse flini mjaftueshëm? Ja problemi që keni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës
Aktualitet

Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës

09:42 - 02/08/26

Gjenden dy motoristët që kishin humbur kontaktet në zonën e Majës së Jezercës. Pas disa orësh kërkime intensive në një...

Lexo më shumë
Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe

Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe

09:09 - 02/08/26
50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26
Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

08:24 - 02/08/26
Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

08:04 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com