GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkatërrohet banda e prostitucionit në Greqi, “bosi” një shqiptar

në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkatërrohet banda e prostitucionit në Greqi, “bosi” një shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një organizatë kriminale është “çmontuar” në Greqi. Grupi ishte aktive në trafikimin dhe shfrytëzimin e grave të huaja nga Amerika Latine. Sipas mediave greke, në tre hotele në zona të ndryshme të Atikës ndodheshin 15 femra, viktima të organizatës kriminale, të gjitha shtetase të Brazilit, Kolumbisë, Venezuelës dhe Marokut. Ndërkohë që janë arrestuar 8 anëtarë të organizatës kriminale, nga të cilët 5 ishin të huaj dhe 3 shtetas grekë.

U arrestua edhe një 37-vjeçar me origjinë shqiptare, i paidentifikuar me emër, i cili ishte drejtuesi i grupit kriminal; e po ashtu tre persona të tjerë (40, 33 dhe 31 vjeç), të cilët ishin përgjegjës për transportin e vajzave. Në pranga ka përfunduar edhe një 62-vjeçar në hotelin e të cilit kryheshin takimet seksuale me “klientët”.

Ndaj të arrestuarve është ngritur një dosje për veprat penale të organizatës kriminale dhe trafikimit të qenieve njerëzore, ndërsa janë edhe tre anëtarë të tjerë të organizatës, të cilët janë në kërkim. Sipas hetimiet, mënyra e veprimit të organizatës kriminale ishte si më poshtë:

– rekrutuan gra të huaja, të ardhura nga vendet e Amerikës Latine, të cilat përballeshin me probleme të mëdha financiare dhe i transportonin në Greqi.

– i sistemonin në një hotel në Athinë, ku jetonin në kushte të këqija, duke monitoruar plotësisht lëvizjet e tyre.

– i detyronte të kryenin takime seksuale me klientët kundrejt një pagese monetare, të cilën e organizonin nëpërmjet një agjencie që vepronte në një faqe interneti.

Anëtarët e grupit kishin ngritur një qendër (call center), ku operatorët informonin klientët e mundshëm se në cilën faqe interneti duhet të vizitonin për të parë “profilin” e grave dhe u shpjegonin për vendin ku do të zhvillohej takimi. Të arrestuarit me dosjen janë dërguar në prokurorinë kompetente, ndërsa 15 viktimave iu është ofruar ndihmë dhe mbrojtje nga autoritetet.

Etiketa: BandaGreqiShqiptar

Lajme të lidhura

“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi
Aktualitet

Sot dita e 125 e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Rama: Poshtë narko-shteti!

08:06 - 02/10/26
Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij
Aktualitet

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
Para
Dëshironi 365 ditë verë? Ja në cilat qytete duhet të shkoni

Dëshironi 365 ditë verë? Ja në cilat qytete duhet të shkoni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërkojnë kushte më të mira arsimore, përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë
Botë

Kërkojnë kushte më të mira arsimore, përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë

08:11 - 02/10/26

Protestat e nxënësve të shkollave të mesme në Francë, të nisura fillimisht për shkak të orëve të gjata mësimore, mungesës...

Lexo më shumë
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi

Sot dita e 125 e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Rama: Poshtë narko-shteti!

08:06 - 02/10/26
Nuk ka ndodhur kurrë më parë, disa ditë para lamtumirës me Argjentinën, Leo Messi gradohet “doktor”!

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, disa ditë para lamtumirës me Argjentinën, Leo Messi gradohet “doktor”!

07:53 - 02/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Tetor 2026

07:32 - 02/10/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 2 Tetor 2026

07:29 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com