GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

‘3 marsi ditë kushtrimi’, Berisha: Rama rrezik madhor ekzistencial

13:14 - 20/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e 3 Marsit, Berisha: Kemi punë më Ramën dhe jo gjykatën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD, Sali Berisha ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e protestave dhe e revolucionit për shpëtimin e Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se qytetarët nuk duhet t’i tremben fjalës revolucion, teksa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se “përbën rrezik madhor ekzistencial për çdo shqiptar”.

“Ata që e quajnë veten shqiptar duhet të bashkohen në këtë revolucion. Nuk duhet t’i trembë fjala revolucion, përkundrazi duhet t’i thërrasin ndërgjegjes së tyre se rrugë tjetër aty ku vdes vota përvec revolucionit për të shpetuar Shqipërinë nuk ka. Ftoj të gjithë shqiptarët të bashkohemi në këtë revolucion të vijojmë betejën tonë deri në fitoren e plotë të tij”, tha Berisha.

Berisha: Ky pasardhës i denjë i bllokmenëve hoxhistë, është sot, pa diskutim njeriu që ka vjedhur shqiptarët më shumë se kushdo në historinë e tyre.

Me politikat që ka ndjekur ka tejkaluar platformën e Çubrilloviçit për shuarjen e kombit shqiptar.

Edi Rama përbën rrezik madhor ekzistencial për çdo shqiptar, të ri, të rritur të moshuar, pavarësisht bindjeve politike. Për cdo shqiptar që do Shqipërinë dhe i besoj asaj. Rama është një fatkeqësi jo vetëm kombëtare por ndërkombëtare me aktet që ka kryer.

Me korruptimin e shefit të kundërinteligjencës të partnerit e aleatit kryesor, SHBA me qëllimin e turpshëm kriminal të shkatërrimit dhe rrënimit të opozitës shqiptare.

Ndaj dhe 3 marsi është ditë kushtrimi. 20 shkurti frymëzon me shumë se cdo gjë tjetër shqiptarët të ngrihen në një revolucion se vetëm me një revolucion do mund të përmbyset ky regjim që shkelmon votën, pasuritë, vjedh buxhetin e nuk njeh ligj e kushtetutë.

Ata që besojnë se Shqipëria po rrokullistet, po ecën në drejtim të katastrofës dhe shpërbërjes së saj. Ata që e quajnë veten shqiptar duhet të bashkohen në këtë revolucion. Nuk duhet t’i trembë fjala revolucion, përkundrazi duhet t’i thërrasin ndërgjegjes së tyre se rrugë tjetër aty ku vdes vota përvec revolucionit për të shpetuar Shqipërinë nuk ka.

Ftoj të gjithë shqiptarët të bashkohemi në këtë revolucion të vijojmë betejën tonë deri në fitoren e plotë të tij.

Etiketa: berishaditeKryesore1kushtrimi 3 marsi

Lajme të lidhura

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim
Breaking Views

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!
Breaking Views

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26
Para
Skuadra e Ronaldos gjen portier në Argjentinë

Al Nassr dëshiron në skuadër kampionin e botës

Discussion about this post

TË FUNDIT

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26

Një 32-vjeçar u arrestua nga policia pasi akuzohet se ka tentuar që të vriste një 21-vjeçar në Shkodër. Pas hekurave...

Lexo më shumë
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26
SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com