GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lufta në Ukrainë, BE kërkon rritje të prodhimit të municioneve

në Aktualitet, Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta në Ukrainë, BE kërkon rritje të prodhimit të municioneve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Diplomatët e lartë të Bashkimit Europian paralajmëruan të hënën se duhet të gjenden mënyra për të ofruar shpejt mijëra predha artilerie për Ukrainën ose BE-ja do të duhet të përballet me mundësinë e humbjes së luftës kundër Rusisë. Kjo deklaratë erdhi gjatë së hënës kur presidenti i SHBA-së, Joe Biden, bëri një vizitë të papritur në Ukrainë dhe përderisa po raportohet për pakësim të rezervave të municioneve në Europë.

“Sot, çështja më e rëndësishme dhe urgjente për ushtrinë ukrainase është të ketë një fluks të vazhdueshëm municionesh,”- tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, përpara se të kryesonte një takim të ministrave të jashtëm të bllokut.

“Nëse dështojmë në këtë, me të vërtetë, rezultati i luftës është në rrezik”.

Borrell tha se forcat ruse gjuajnë rreth 50.000 fishekë artilerie çdo ditë dhe se furnizimet e Ukrainës duhet të ngrihen në të njëjtin nivel. Vlerësime të tjera sugjerojnë se Ukraina po gjuan 6.000 deri në 7.000 predha artilerie në ditë, rreth një e treta e totalit të Rusisë. Borrell tha se diskutimi brenda BE-së do të përqendrohet në gjetjen e mënyrave për të bërë blerje të përbashkëta municionesh dhe përdorimin e një fondi të posaçëm të BE-së për të siguruar financim shtesë.

Javën e kaluar, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se koha e pritjes për furnizimin e “municioneve të kalibrit të madh është rritur nga 12 në 28 muaj” dhe se “porositë e bëra sot do të dorëzoheshin vetëm dy vjet e gjysmë më vonë”.

Estonia, e cila ndan një kufi dhe histori të gjatë me Rusinë, po shtyn BE-në dhe aleatët e saj të NATO-s të ofrojnë 1 milion predha artilerie, që, sipas vlerësimeve, do të kushtonin rreth 4 miliardë eurosh.

“Rusia përdor çdo ditë [atë që] Bashkimi Evropian e prodhon brenda një muaji dhe, me kapacitetet aktuale të industrisë ushtarake, ne mund t’i plotësojmë nevojat e Ukrainës pas rreth gjashtë viteve, kështu që kjo është plotësisht e papranueshme”, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm estonez Urmas Reinsalu.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u ka bërë thirrje aleatëve të tij perëndimorë që të shpejtojnë mbështetjen e tyre ushtarake, duke paralajmëruar se vonesat do të jenë në dobi të Rusisë tani që po afrohet përvjetori i parë i nisjes së luftës në Ukrainë më 24 shkurt. NATO beson se Rusia ka nisur një ofensivë të re në javët e fundit, duke rritur intensitetin e sulmeve në Ukrainën lindore, ndërkohë që edhe po shton forcat në pjesën jugore. Zyrtarët kanë thënë se Ukraina ka të ngjarë të nisë kundërofensivën e saj në pranverë.

 

REL

Etiketa: Bashkimi EuropianJosep BorrellLufta në Ukrainëukraina

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
E ktheu lokalin për lojëra fati, pranga të riut në Kuçovë

E ktheu lokalin për lojëra fati, pranga të riut në Kuçovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com