GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E ktheu lokalin për lojëra fati, pranga të riut në Kuçovë

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
E ktheu lokalin për lojëra fati, pranga të riut në Kuçovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një i ri ka përfunduar në pranga në Kuçovë pasi në lokalin e tij organizoheshin lojëra fati të ndryshme. Policia thotë se gjatë kontrolleve ka sekuestruar një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, 1 aparat celular, tableta dhe 1 makinetë, të cilat përdoreshin për të luajtur lojërat e paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Kishte përshtatur lokalin e tij, për organizimin e lojërave të ndryshme të fatit, dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet, vihet në pranga 23-vjeçari. Sekuestrohen një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, 1 aparat celular, tableta dhe 1 makinetë, të cilat përdoreshin për të luajtur lojërat e paligjshme.

Sekuestrohet dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga këto lojëra. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, që ushtrohej në një lokal, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lojtari”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi R. T., 23 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në Kuçovë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit R. T., janë gjetur 1 tavolinë pokeri, një valixhe me çipsa, letra bixhozi, tableta për lojëra fati dhe 1 makinetë, që përdoren për lojëra fati, të cilat u sekuestruan në silësinë e provës materiale së bashku me 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

 

 

Etiketa: Kuçovelojera fati

Lajme të lidhura

Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe
Aktualitet

Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe

09:09 - 02/08/26
50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?
Aktualitet

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26
Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!
Aktualitet

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

08:24 - 02/08/26
Para
Blinken homologut kinez: Shkelja e hapësirës ajrore amerikane…

Blinken homologut kinez: Shkelja e hapësirës ajrore amerikane...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe
Aktualitet

Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe

09:09 - 02/08/26

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e djeshme një magazinë bujqësore në fshatin Veterik të Bashkisë Berat. Sipas të dhënave paraprake,...

Lexo më shumë
50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26
Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

08:24 - 02/08/26
Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

08:04 - 02/08/26
Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!

Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!

07:43 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com