GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Jemi në pikun e gripit, mjekët: Ja cilat janë arsyet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zyrtarisht në sezonin e gripit, ja disa rregulla si të kujdeseni për veten
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse temperaturat kanë qenë të larta këto kohë, rastet e pacientëve me viroza vijon të jenë të larta. Pneumologu Ardian Jorgji thotë për Gazetasi.al se tani mund të thuhet se jemi në pikun e gripit.

“Kemi fluks rastesh çdo ditë dhe nuk janë vetëm të moshuarit dhe fëmijët por edhe të rinjtë. Kemi shumë raste të rinjsh me grip”, thotë Jorgji i cili shton se fluksi vazhdon pavarësisht temperaturave që mund të jenë në favor të qytetarëve për të mos u prekur nga virozat që janë karakteristike e dimrit dhe temperaturave të ulëta.

Jorgji tregon se muaj më parë është parashikuar se në muajt Janar-Shkurt-Mars do të ketë fluks rastesh me viroza pasi janë vetë stinët që favorizojnë përhapjen e infeksioneve por gjithsesi pritej një ulje rastesh pikërisht për shkak të temperaturave që shumë herë kanë qenë të larta për stinën.

“Gripi vazhdon të qarkullojë akoma shumë sepse tashmë janë njerëzit që nuk po kujdesen për veten apo edhe për të tjerët. “Kemi grumbullime kudo dhe askush nuk përdor më maskë, edhe sikur të jetë afër me dikë që ka simptoma gripi”, thotë Jorgji duke shtuar se në mars pritet që të ketë kaluar vala e madhe dhe të ketë më pak raste.

Ndërkohë, mjeku shqiptar në Londër, Laidon Shapo thotë për Gazetasi.al se numri i shtuar i rasteve me grip dhe viroza të tjera në dimër është e lidhur me temperaturat e ulëta dhe rënien e imunitetit në hundë (pasi është vetë ajri i ftohtë që dëmton qelizat që luftojnë viruset) por dhe në organizëm për arsye të tjera si stres i vazhdueshëm, kequshqyerje, inaktivitet fizik, infeksione të mëparshme përfshi Covid-19, etj).

Shapo thotë se pavarësisht faktit se temperaturat e ulëta ndikojnë direkt në hundë dhe më gjerë, infeksionet përhapen gjithashtu edhe në temperatura të mira kur gjejnë një terren të përshtatshëm ku variantet e Covid-19 kanë mbijetuar apo edhe viruse të tjera, çka kanë krijuar një imunitet të ulët tek pacientët.

“Gjithashtu, koha e mirë ndihmon në shtimin e grumbullimeve dhe afërsinë e njerëzve me njëri-tjetrin”, thotë Shapo duke shtuar se ka shumë aktivitete për shkak të kohës së mirë, si në natyrë, në ambiente të mbyllura apo edhe në shkollë mes fëmijëve. Të gjitha këto kontribuojnë që viruset të vazhdojnë të jenë në qarkullim./GazetaSi

Etiketa: gripikulmiMjeket

Lajme të lidhura

Tragjedi në aksin Lezhë–Milot, 50-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet
Aktualitet

Tragjedi në aksin Lezhë–Milot, 50-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet

08:23 - 04/08/26
Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia
Aktualitet

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia

22:52 - 03/08/26
“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani
Aktualitet

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

19:47 - 03/08/26
Para
Jenna promovon stilin e ri të veshjeve të markës gjermane

Jenna promovon stilin e ri të veshjeve të markës gjermane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zyrtare! Nedim Bajrami transferohet te Al Taawoun, klubi saudit e prezanton si “magjistar”
Sport

Zyrtare! Nedim Bajrami transferohet te Al Taawoun, klubi saudit e prezanton si “magjistar”

09:13 - 04/08/26

Nedim Bajrami është zyrtarisht futbollist i Al Taawoun. Mesfushori ofensiv i Kombëtares shqiptare largohet nga Rangers dhe do ta vazhdojë...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor/ Me sa blihet dhe shitet euro, dollari dhe monedhat e tjera

Këmbimi valutor/ Me sa blihet dhe shitet euro, dollari dhe monedhat e tjera

08:59 - 04/08/26
Tragjedi në aksin Lezhë–Milot, 50-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet

Tragjedi në aksin Lezhë–Milot, 50-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet

08:23 - 04/08/26
Zbulim tronditës për Botërorin 1998: Na detyruan të pezullonim kontrollet antidoping për Francën

Zbulim tronditës për Botërorin 1998: Na detyruan të pezullonim kontrollet antidoping për Francën

08:00 - 04/08/26
Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat

Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat

07:45 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com