GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nëna e kenianes së vrarë: Kishte njohje me një biznesmen

17:56 - 20/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
U dhunua barbarisht në Tiranë, ja gjendja e kenianes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ruth Abongo, nëna e Joy Aoko, vajzës nga Kenia që erdhi për tu punuar në Shqipëri, por përfundoi e vdekur ka zbuluar të tjera detaje rreth jetës së të bijës në vendin tonë. Në një rrëfim për News24, Abongo thotë se një nga mikeshat e vajzës, Emily di shumë më tepër gjëra se çfarë ka deklaruar. Nëna e Joyt, jashtë kamerës, shprehet se vajza tjetër e saj e madhe i ka dërguar një mesazh Emilisë (kur Joy ishte në spital) duke i thënë përse ma vrave motrën sepse ajo të donte ty, ndërsa Emily i përgjigjet se nuk e ka vrarë ajo dhe i ka treguar se shoferi me iniciale R.B. e ka nxjerrë atë për një xhiro në Durrës dhe i ka kërkuar çelësat e apartamentit të vajzave për t’i bërë Joyt një surprizë dhe shprehet se shoferin dhe Joyn i dinte si të lidhur.

Se sa i vërtetë është ky mesazh, autoritetet mund ta konfirmojnë duke sekuestruar telefonin e Emilyt, pasi ka deklarata kondratiktore sepse sipas mamasë së Joyt, Emily, ndryshe nga vajza tjetër asaj i ka thënë se shoferi e ka marrë çelësin e apartamentit nga Joy duke e fotokopjuar dhe mohon t’ia ketë dhënë ajo çelësin. Kur nëna e Joyt pyetet se pse Emily nuk e tregon të vërtetën e gjithë historisë në polici, ajo shprehet se e kanë udhëzuar të mos flasë.

“Nga ato që më ka thënë, mendoj se ka të bëjë më shumë me udhëzimin. Kushdo që e ka udhëzuar për të mos folur ose për të treguar historinë. Ajo më tha se është udhëzuar nga një prej menaxherëve të kompanisë për të mos folur. Ajo më tha se arsyeja pse menaxheri e udhëzoi për të mos folur, dhe jo vetëm Emilinë por çdokënd më të cilën Joy punonte, ishte që të mos flisnin për Joyn sepse po shndërrohej në shumë histori. Kolegët po flisnin gjëra të ndryshme. Për këtë arsye ajo u udhëzua që të mos fliste për këtë me të tjerët. Menaxheri merr në telefon Emilinë në orën 14:30 të drekës dhe e pyet ‘Si je Emili? Joy nuk ka ardhur në punë dhe ajo i kthehet ‘Me sa shikoj nga krevati i saj, është e frikshme. Duket sikur diçka ka ndodhur. Joy nuk është në krevat dhe krevati është njësoj siç e gjeta në mëngjes. Unë ndihem e frikësuar. Dhe menaxheri i thotë, nëse diçka nuk shkon çfarë mund të jetë? Atëherë më prit mua sa të vij në shtëpi. Emilia i thotë, jo mos hajde në shtëpi, më lër të vij te zyra sepse jam e frikësuar dhe më pas kthehemi të dy në shtëpi. Emilia shkon në kompani duke e lënë shtëpinë ashtu siç ishte dhe më pas kthehet në shtëpi me tre menaxherë. Menaxherin që e kishte marrë në telefon, menaxherin e turnit dhe një tjetër menaxher. Pra, vijnë tre menaxherë dhe Emili. Ajo që nuk kuptoj. Emili telefonoi Joy Brendës dhe menjëherë ose Emili, ose Joy Brenda i telefonuan shoferit sepse sipas Emilisë, në kohen që ajo po kthehej në shtëpi ajo takoi shoferin në zyrë. Mes shumë shoferëve që kompania ka, pse ata i telefonuan këtij shoferi atë ditë. Joy Brenda i telefonoi shoferit sepse nëse Emilia i kishte telefonuar Joy Brendës për ta pyetur nëse Joy ishte me të sepse të dy telefonat e saj janë këtu dhe krevati është rrëmujë. Duket sikur ka pasur një luftë dhe diçka e keqe mund të ketë ndodhur. Duke qenë se Joy Brenda e dinte për këtë shoferin, Joy Brenda i telefon shoferit dhe e pyet a është me Joyn. A ke ndonjë informacion sepse ajo nuk është në shtëpi. Më pas Joy Brenda i jep Emilisë pasëordin për telefonat e Joyt sepse të dy telefonat e saj janë në krevat. Emilia nuk e dinte pasëordin, por Joy Brenda duke qenë shoqe e ngushtë me vajzën time e dinte kodin. Nuk e di sepse Emilia nuk më tha për arsyet se përse ajo hapi telefonat e Joyt. Por ajo kontrolloi të gjithë komunikimet që ishin në telefon. Këto janë disa arsye më shumë se përse ajo duhet të merret në pyetje. Në fillim Emilia më tha se e kishte marrë ajo në telefon shoferin duke e pyetur nëse ishte me Joyn. Kur e pyeta Emilinë se përse e kishte marrë në telefon shoferin por kësaj here më tha që nuk e kishte marrë ajo në telefon shoferin. Ajo më pas e gjeti shoferin në zyrë dhe eventualisht ai u pezullua. Dy javë pezullim. Ajo që nuk kuptoj. Emili i telefonoi Joy Brendës dhe menjëherë ose Emili, ose Joy Brenda i telefonuan shoferit sepse sipas Emilisë, në kohën që ajo po kthehej në shtëpi ajo takoi shoferin në zyrë. Mes shumë shoferëve që kompania ka, pse ata i telefonuan këtij shoferi atë ditë,”- tregon ajo.

Joy Aoko ndërroi jetë në Kenia, ku u transportua në gjendje kome, disa muaj pasi ndodhej e shtruar tek Trauma. Joy ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte prej muajsh. Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte. Oficerët e policisë kanë ripyetur disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhje mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë. E para që u ripyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi i kazinosë dhe shoferi që e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë. Deri më tani s’ka asnjë person në pranga të lidhur me ngjarjen.

Etiketa: kenianesnenavrare

Lajme të lidhura

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Para
“Kreu i grupit kriminal”, Rama i përgjigjet akuzave të Fatos Lubonjës: Kam qenë gjithmonë për të

Lubonja: Rama nuk çan kokën sikur të jemi mbretëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

SPAK ka reaguar për seancat paraprake të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili thotë se nuk është njohur me aktet pasi...

Lexo më shumë
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com