GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Horoskopi

Horoskopi – Java e fundit e Shkurtit sipas Meri Shehu

20:04 - 20/02/23
në Horoskopi
Kohë leximi: 4 min
A A
Horoskopi – Java e fundit e Shkurtit sipas Meri Shehu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hëna e re në Peshk dhe kalimi i Afërditës në shenjën e Dashit do të ndikojë pozitivisht tek shenjat sa i përket ndryshimeve dhe dashurisë. Astrologia Meri Shehu, e ftuara e pasditeve të të hënave në “Rudina” në Tv Klan favorizon me yjet e saj shenjat e Ujit dhe të Zjarrit që marrin vëmendjen më të madhe të planetëve në javën e fundit të Shkurtit.

Dashi – 4 yje

Afërdita futet në shenjën e tyre dhe Dashët do marrin një energji spektakolare këtë periudhë. Do dashurojnë, shpenzojnë, do fitojnë para, por mbi të gjitha do luajnë, do jenë sharmantë dhe në mendjen e tyre do funksionojë një plan shumë i detajuar romantik për një ndryshim pune ose veprimtarie dhe i shohim në një gjendje shumë të mirë këtë periudhë, gati euforike.

Demi – 3 yje

Një shenjë e Tokës që me Hënën e re në shenjën e Peshqve do fillojnë një qëllim të ri, një jetë të re, një flirt, një mundësi të re në jetën e tyre erotike dhe në bashkëpunime të reja. Demët ngrihen në një shkallë më lart dhe arrijnë atë fjalën nga piktor në skulptor, domethënë… bëhen mjeshtër, do kemi një rezultat të mirë në shenjën dhe jetën e tyre këtë periudhë.

Binjakët – 3 yje

Hëna e re në shenjën e Peshqve i shkon mirë sidomos në një ndryshim pune lidhur me karrierën. Nuk është i qëndrueshëm ky ndryshim i ri dhe ky pozicionim i ri, por për momentin do i bëjë të ndihen në formë, në qendër të vëmendjes, erotikë ose që diçka po shkon për t’u rregulluar, por kemi një ndryshim në karrierë e punë dhe është i këndshëm.

Gaforrja – 5 yje

Më në fund dolën të gjitha yjet për të. Do triumfojnë në dashuri, karrierë, do fillojnë të ndihen vetvetja. Hëna e re në shenjën e Peshqve iu bën mirë, fillojnë udhëtojnë, kontaktojnë me jashtë, bëhen romantikë, dashurohen me dikë nga kulturat e huaja por edhe në karrierë Afërdita në Dash i jep stimul e publicitet. Nëse merren me art dhe punojnë me femrën, akoma më mirë në këtë periudhë.

Luani – 4 yje

Do ndiejnë që diçka do ndryshojë në jetën e tyre ekonomike, do kenë shpenzime por edhe do marrin, por do hapet një rrugë që dukej e bllokuar nga bashkëpunimet ose paratë që iu vinin nga të tjerët. Do i marrin, do çlirohen nga pengesat dhe Afërdita në Dash do t’i bëjë shumë erotikë. Fillon një nga periudhat më erotike për ta dhe mund të gjejë një partner nëse s’e kanë gjetur ose mund të bëjnë një ndryshim thelbësor në jetën e tyre.

Virgjëresha – 3 yje

Hëna e re në Peshk përballë shenjës tuaj sjell një stimul për ndryshime e bashkëpunim por fuqinë e marrin partnerët në çift ose jeni të detyruar të bëni kompromise. Zakonisht Virgjëreshat nuk e pëlqejnë këtë sepse nuk iu shkojnë kompromiset e mëdha, janë skolastike, nuk besojnë shumë te puna e tjetrit sa te e vetja ndaj marrin këto tre yje sepse nuk do jenë ata primarët në ndryshimet që do bëhen në punët dhe marrëdhënien personale.

Peshorja – 2 yje

Afërdita del në Dash përballë shenjës së tyre, është edhe Jupiteri dhe martohen për më shumë dukje, më shumë emocion ose instinkt dhe jo se është e programuar shumë mirë brenda vetes tyre. Rrethanat dhe atmosfera vezulluese rreth vetes i tërheq më shumë se sa realiteti që mund të bënin ata një ekuilibër.

Akrepi – 4 yje

Hëna e re në Peshk i bën erotikë të paparë, këtu fillojnë një marrëdhënie erotike ata që e kishin nisur ose e kishin përgjysmë dhe kishin premtim apo s’e besonin fare, tani iu fillon dashuria me të gjitha rrugët, përmasa e dimensionet dhe do ndihen mirë. Në punë, Afërdita në Dash iu jep më shumë.

Shigjetari – 3 yje

Hëna e re në Peshk ndikon në çështjet familjare duke sjellë disa ndryshime për të cilat nuk janë të përgatitur sepse janë të lëkundur. Tani e marrin vendimin e më pas jo, ose e mohojnë vendimin e mëparshëm dhe kjo trazirë i lë me tre yje sepse nuk shkojnë në një përfundim konkret.

Bricjapi – 2 yje

Shumë planetë në Dash tregon që duhet të mbështeten te familjarët, njerëzit e afërt dhe duhet të investojnë te familja ndaj do ta bëjnë, do japin para. Por këto janë me nxitim, nuk janë të mirëmenduara, nxiten nga emocionet, instinktet dhe nuk e dinë përfundimin e këtyre investimeve, qoftë në biznese familjare, qoftë në bashkëjetesa të reja se do kenë shumë bashkëjetesa, do fusin dikë në shtëpinë e tyre për të jetuar me ta. Duhet të kenë shumë kujdes.

Ujori – 4 yje

Çlirohen ekonomikisht, Hëna e re në Peshk iu jep shans të investojnë të kenë para nëpër duar, të marrin, japin dhe të kenë diçka në këtë drejtim. Do lëvizin ujërat, nuk do rrinë në vend. Afërdita në Dash i bën të udhëtojnë e kontaktojnë, sidomos femrat e kësaj shenje. Meshkujt do kenë takime interesante e erotike.

Peshqit – 5 yje

Hëna e re në shenjën e tyre tregon që fillojnë një dinamikë të re, tani e fillojnë vitin Peshqit. Iniciativa, ndryshime, pamje e re, gjendje personale ndryshe dhe paratë fillojnë e flasin sepse Afërdita e Jupiteri janë në Dash.

Etiketa: HoroskopiMeri Shehu

Lajme të lidhura

Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit
Aktualitet

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Dhjetor 2025

07:39 - 05/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 4 dhjetor 2025

07:31 - 04/12/25
Para
Me çantën plot drogë drejt Greqisë, kapet shqiptari

Me çantën plot drogë drejt Greqisë, kapet shqiptari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25

Me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore, mobilizimi i fermerëve në Greqi po hyn në një...

Lexo më shumë
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com