GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdekja e së resë nga Kenia, gazetarja:Të huajat punojnë në kazino..

22:47 - 20/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdekja e së resë nga Kenia, gazetarja:Të huajat punojnë në kazino..
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me rastin e vdekjes së 22-vjeçares keniane Joy Aoko.

Lala deklaroi se vajza nuk ka qenë për shumë kohë në hostelin ku ndodhi ngjarja dhe se kishte aty vetëm 12 ditë, ndërsa shtoi se po të kishte pasur një veprimtari hetuese më të mirë do të ishin zbardhur shumë fakte.

Nga ana tjetër sociologu Ergys Mërtiri ka ngritur pikëpyetjen se pse në kazino janë punësuar vetëm vajza të huaja ashtu si Aoko, gjë të cilës Lala iu përgjigj me arsyetimin se kjo ndodh për shkak se ato nuk mund të identifikojnë figurat e njohura të vendit që frekuentojnë ambientet e lojërave të fatit.

Mërtiri shtoi më tej se rasti i çështjes së Aokos tregon korruptivitet dhe paaftësi nga autorët, pasi sipas tij vetëm një shqyrtim i dokumenteve të përkthyesit tregon se ai mund të jetë i korruptuar ose jo i aftë.

Pjesë nga biseda:

Lala: Vajza nuk ka qenë gjithmonë në hostelin ku ndodhi ngjarja, aty kishte vetëm 10 apo 12 ditë. Po të kishte pasur një veprimtari hetuese më të saktë do ishin zbardhur shumë gjëra.

Mërtiri: Kazino është fundja fundit. Përse nuk punojnë dhe shqiptarë.

Lala: Në kazino nuk shkojnë njerëz të zakonshëm. Këto vajza punësohen sepse nuk i njohin figurat e njohura në vend.

Unë kam qenë në polici dhe vetë zyrtarët më kanë pyetur se si e kam parë këtë ngjarje. Nuk e kishin të qartë se çfarë ka ndodhur. Unë dyshoj te të gjitha mundësitë. Institucionet janë sjellë në mënyrë mizerabël me këtë dosje.

Nuk ka rezultuar se vajza përdorte substanca të ndryshme. Po ashtu nuk ka pasur një ekspertizë nëse ajo është përdhunuar apo jo për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Është një tjetër aspekt i errët i kësaj historie. Institucionet janë mjaftuar me fjalë goje për këtë rast. Ajo ishte një pacient për mjekët. Mjeku duhet të arsyetonte. Prandaj ka kaq shumë mistere historia.

Mërtiri: Mua më duket se është rast korruptiv dhe rast paaftësie për të mbyllur çështjen e tyre. Kaq hapur sa janë shumë të trashë këta. Një hetim që mund të bëhet në prokurori mjafton të lexojë dokumentet dhe duket se dikush është i korruptuar apo i paaftë. Kjo tregon se nuk ka shtet dhe ndërthuren shumë gjëra. Ka qenë një vajzë e vetme dhe pa mbështetje. /News24/

Etiketa: kenianeLala

Lajme të lidhura

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Para
“Do iki me përshtypjet më të mira”/Bledi flet për nominimin

“Do iki me përshtypjet më të mira”/Bledi flet për nominimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

SPAK ka reaguar për seancat paraprake të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili thotë se nuk është njohur me aktet pasi...

Lexo më shumë
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com