Nxënësit e përfundojnë arsimin parauniversitar me mangësi të theksuara formimi në lëndën e fizikës, tregon studimi 1-vjeçar i Institutit Kombëtar të Fizikës në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave i përgatitur nga 45 mësues, pedagogë dhe hartues tekstesh të fizikës.
“Tekstet shfaqin problematika në përkthimin dhe ushtrime, çka bën që nxënësit të mos kuptojnë rëndësinë e të mësuarit të fizikës,”- tha Mimoza Hafizi – pedagoge.
Përzgjedhja e modelit britanik në mësimdhënien e fizikës në shkollat shqipe është i gabuar sepse sistemet arsimore janë të papërputhshme, nxjerr në pah studimi, teksa këshillon ndryshimin e teksteve shkollore në lëndën e fizikës si dhe investimin e mëtejshëm në kualifikimin e mësuesve.
“Problematikë është edhe kualifikimi i mësuesve si dhe të ulet norma e mësuesve për tu ndier më të motivuar. Të hartohet një program i ri. Është emergjente”, u shpreh Hafizi.
Shqetësim për fizikantët vazhdon të jetë edhe mungesa e mjeteve të nevojshme laboratorike në fizikë për ta bërë orën e mësimit më gjithëpërfshirëse dhe tërheqëse me salla të dedikuara./ TCH
Discussion about this post