GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kuvendi përjashton brenda 1 muaji, 23 deputetë të opozitës

20:56 - 21/02/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi përjashton brenda 1 muaji, 23 deputetë të opozitës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me iniciativën e socialistëve, Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën vendosi të martën të përjashtojë nga punimet e Kuvendit për 8 deputetë të Partisë Demokratike. Gjatë seancës plenare të së enjtes, deputetët opozitarë përdoren bilbila dhe bllokuan foltoren e Kuvendit në përpjekje për ta kthyer në çështje të ditës debatin për lidhjet e Ramës me ish-shefin e FBI-së.

“Sekretariati konstatoi se deputetët z. Edmond Spaho, znj. Sorina Koti, znj. Elda Hoti, z. Oerd Bylykbashi, znj. Lindita Metaliaj dhe znj. Gerta Bardeli, penguan zhvillimin normal të seancës plenare, duke krijuar kaos që nga çelja e seancës e deri në përfundim të saj,”thuhet në vendimin e përjashtimit.

Masa parashikon përjashtim për 10 ditë nga komisionet dhe seancat plenare të Edmond Spahos, Oerd Bylykbashit, Sorina Kotit dhe Elda Hotit, me 5 ditë për Lindita Metaliajn dhe 3 ditë përjashtim për deputeten Gerta Bardeli.

Penalizimet e fundit e çojnë në 23 numrin e deputetëve të opozitës që kanë marrë masa disiplinore në harkun kohor të një muaji. Masat e ndërmarra ishin të dyfishta për disa deputetë si Sali Berisha, Edi Paloka, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi.

Deputetët e opozitës në disa seanca plenare radhazi kanë tentuar të bllokojnë zhvillimin e tyre, duke kërkuar paraqitjen e kryeministrit Edi Rama në sallë për t’iu përgjigjur pyetjeve për përfshirjen e tij në çështjen McGonigal, – ku një ish-shef i FBI-së akuzohet për takime të padeklaruara me kryeministrin shqiptar.

Për të kundërshtuar vendimin në mbledhjen e së martës ishte i pranishëm deputeti Spaho, i cili u shpreh se përjashtimet ishin urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.

“Ku po shkoni kështu? Keni përjashtuar 1/6 e Kuvendit?,” dëgjohet të thotë Spaho në një video të postuar më pas në faqen e tij në Facebook.

Ai mbrojti sjelljen e tij në seancë si rrjedhojë e refuzimit të mazhorancës për të ngritur komision hetimor për lidhjet e Ramës me McGonigal.

“Sjellja ime është rrjedhojë e grushtit të shtetit që ka bërë kryeministri në parlament. Ka pezulluar të drejtat e mia kushtetuese dhe këto janë më të rëndësishme se figura etike,” shtoi ai.

Pas publikimit të akt-akuzës për ish-shefin e FBI-së, kryeministri Rama shmangu një seancë pyetjesh të paracaktuar në Kuvend në fillim të shkurtit dhe u shpreh në një intervistë televizive se do të shkonte në Kuvend “kur ta shihte ai të arsyeshme”.

Socialistët po ashtu kundërshtuan hetimin parlamentar për këtë çështje, me argumentin se nuk mund të ngrihej komision hetimor ndërkohë që ligji për komisionet hetimore po i nënshtrohet një procesi ndryshimesh.

Në seancën e fundit, mazhoranca pranoi të fusë në rend dite mocionin për debat me Ramën duke caktuar datën 2 mars, ku sipas zëdhënësit të tij, kryeministri do të jetë i pranishëm.

/BIRN/

Etiketa: deputetet e opozitesKuvendiperjashtime

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Erdhi me kalë në protestë, qytetari: Nuk kisha para për biletë

PD njofton datën, ja kur mbahet protesta e radhës para Parlamentit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com