GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Zbardhet draftmarrëveshja për tarifat e reja të patentave

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrihet marrëveshja, patentat shqiptare do të njihen edhe në Arabinë Saudite
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas 25 vitesh pritet të ndryshojnë tarifat për njohuritë teorike dhe praktike të marrjes së patentës. Nga muaji mars tarifat e kursantëve për përfitimin e lejes së drejtimit të kategorive A,B,C dhe D do të jenë 2 deri 4 herë më të shtrenjta se aktualet. Grupet e interesit duke përfshirë Shoqatën Kombëtare të Autoshkollave, Shoqatën e Autoshkollave “Siguria në Rrugë” Drejtorinë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor nëpërmjet një draft aktmarrëveshje deklarojnë se bien dakord që tarifat e reja që variojnë sipas kategorive të lejeve të drejtimit, të përcaktohen nga 30,000 lekë deri në 125,000 lekë.

Në draftin e aktmarrëveshjes theksohet se Objekti i kësaj Marrëveshje është dakordësimi ndërmjet subjekteve që organizojnë autoshkollat (grupet e interesit), Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor mbi përcaktimin e kostos minimale fiskale (tarifat e pagesës) së përgatitjes për drejtues mjeti për kategoritë: AM, A1, A2, A, B1, B, BE, C1, C, C1E, CE, D1, D, D1E, DE, për rimarrjen e leje drejtimit pas humbjes totale të pikëve ose për heqje të saj si dhe për dëshmitë dhe certifikatat të aftësimit profesional.

Bashkëpunimi midis palëve është i domosdoshëm dhe i rëndësishëm pasi ndihmon në luftën ndaj konkurrencës së pandershme, rregullimin e tregut të autoshkollave, kontribuuesit në kuadër të çështjes me rëndësi të madhe publike mbi Sigurinë Rrugore me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe përmirësimit të sigurisë në rrugë, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në një proces zinxhir duke filluar nga përdoruesit e rrugës dhe homogjeniteti i masave në këtë drejtim”.

Autoshkollat e kontaktuara nga “Monitor” pohuan se aktualisht tarifa për dhënien e lejes së drejtimit të kategorisë B, (për veturë) duke përfshirë orët e njohurive teorike dhe praktike kushton 35,000 lekë. Aktmarrëveshja parashikon vendosjen e çmimit të ri në vlerën e 85,000 lekëve (çmimi rritet 2,5 herë), duke e ndarë në dy tarifa, si: kosto minimale fiskale për marrjen e njohurive teorike në vlerën e 30,000 lekëve dhe kosto minimale fiskale për marrjen e njohurive praktike në vlerën e 55,000 lekëve.

Për mjetet e kategorisë A (të gjitha llojet e motorrave) tarifa aktuale është 25,000 lekë. Për këtë kategori, nëse kursanti është i pajisur me lejen e drejtimit të kategorisë B, i njihen të vlefshme njohuritë teorike, duke mos i shtuar pagesë shtesë. Ndryshimet parashikojnë që për kategorinë A të lejes së drejtimit tarifa e re të jetë 30,000 lekë vetëm si kosto për marrjen e njohurive praktike.

Përveç lejes së drejtimit të kategorisë A për veturat, ndryshim të lartë në çmim do të ketë do të ketë për lejet e kategorisë C dhe D, pasi dhënia e njohurive praktike nga autoshkollat do të jetë e detyrueshme. Autoshkollat pohojnë se aktualisht për leje drejtimi të kategorisë C (për kamion) nga kursantët kanë detyrimin të paguajnë vetëm tarifën e regjistrimit prej 25,000 lekë. Marrja e njohurive praktike është fakultative dhe nëse kërkohen pagesa është 5,000 lekë për ore. Për këtë kategori propozohet që tarifa e re të jetë 95,000 lekë, e ndarë si: kosto minimale fiskale për marrjen e njohurive teorike në vlerën e 30,000 lekëve dhe kosto minimale fiskale për marrjen e njohurive praktike në vlerën e 65,000 lekëve. Ndryshimet parashikojnë detyrimin për zbatimin e njohurive praktike nga kursantët.

Ndërsa për lejen e drejtimit të kategorisë D që përfshin të gjitha mjetet e transportit të udhëtarëve, si :autobusët, furgonat dhe taksitë tarifa nga 25,000 lekë (tarifa për njohuritë teorike 25,000, ndërsa pagesa për njohuritë praktike nuk është e detyrueshme) do të jetë 125,000 lekë. Për patentën e kategorisë D kursantët do të paguajnë 30,000 lekë për njohuritë teorike dhe 95,000 për njohuritë praktike.

Drejtuesit e autoshkollës “Cena” në Tiranë thanë për Monitor se ky ndryshim i tarifave është i domosdoshëm, jo vetëm për shkak të kostove të shtuara nga shtrenjtimi i karburantit, por edhe për formalizmin e tregut dhe rritjen e sigurisë rrugore, duke shtuar orët e njohurive praktike.

“Tarifat për lejet e drejtimit nuk kanë ndryshuar që nga viti 1998. Është e nevojshme që të nisë zbatimi i tarifave të reja të propozuara, për shkak të kostove të shtuara nga rritja e çmimit të naftës dhe për të ndihmuar në formalizimin e tregut. Në vend ka shumë autoshkolla që nuk ofrojnë asgjë, që nga mungesa e mjeteve për dhënien e praktikës edhe mungesës së klasave për zhvillimin e njohurive praktike. Shumë kursantë kryejnë pagesat që ofrohen edhe më të ulëta s e 35,000 lekë, nuk iu zhvillohet as praktika dhe teoria dhe pajisen me leje drejtimi. Për këto arsye autoshkollat kanë kërkuar ndryshim të tarifave për t’u dhënë fund këtyre abuzimeve, për të formalizuar tregun. Në treg do të mbijetojnë më të fortët”, pohon ai./Monitor

Etiketa: autoshkollaPatenta

Lajme të lidhura

Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri
Breaking Views

Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

21:38 - 05/08/26
Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu
Breaking Views

Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu

20:28 - 05/08/26
Anulimi i koncensionit për Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Do të çojmë çështjen në Arbitrazh ndërkombëtar, kemi provat
Breaking Views

Anulimi i koncensionit për Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Do të çojmë çështjen në Arbitrazh ndërkombëtar, kemi provat

19:11 - 05/08/26
Para
Korea e Jugut vendos rekordin negativ për…

Korea e Jugut vendos rekordin negativ për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tenderi për avionët kundër zjarreve/ PD ngre akuza ndaj “Air Tractor”, kërkon hetim nga SPAK
Aktualitet

Tenderi për avionët kundër zjarreve/ PD ngre akuza ndaj “Air Tractor”, kërkon hetim nga SPAK

13:29 - 06/08/26

Partia Demokratike ka kërkuar anulimin e tenderit për blerjen e tre avionëve për shuarjen e zjarreve, me vlerë rreth 15...

Lexo më shumë
Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League

Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League

13:12 - 06/08/26
Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën

Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën

12:54 - 06/08/26
Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare

Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare

12:47 - 06/08/26
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta

12:36 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com