GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Grupi L”, kush është banda që qëndron pas vrasjes së shqiptarit

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Grupi L”, kush është banda që qëndron pas vrasjes së shqiptarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas vrasjes së hidraulikut shqiptar mbrëmjen e së martës në një lokal në Nea Joni të Athinës duket se qëndron një bandë famëkeqe e quajtur “Grupi L”. Gazeta Protothema i ka kushtuar një artikull të gjatë këtij grupi që sipas saj kontrollon shtëpitë publike dhe shpërndarjen e drogês në qendër të Athinës.

Grupi u bë i njohur pikërisht këtë 7 janar ku policia greke arrestoi një shqiptar 32-vjeçar me akuzën se kishte mbajtur si skllave një vajzë të re prej muajsh të tërë. Duket se është i njëjti grup sipas gazetës që është bërë shkak për vrasjen e 3-vjeçarit të pafajshëm Pëllumb Islami që u gjend në vendin e gabuar në momentin e gabuar.

Ai kishte shkuar në lokal të shihte ndeshjet e Champions League, por pak metra më tej nisi një sherr mes të paktën 7 shqiptarëve të tjerë. Banda njihet si një grup truprojash, por që në fakt komandon në botën e krimit në kryeqytetin helen.

Protothema shkruan se gjatë një bastisjeje të policisë më 16 tetor në klubin ku rrinin shqiptarët një pjesë e tyre u vu në pranga për shkak të precedentëve për lëndë narkotike, pastrim parash, trafik njerëzish, mbajtje armësh, sulm ndaj policëve deri në shkelje e masave për përhapjen e koronavirusit.

Burime nga policia greke i thanë gazetës se grupi ka lidhje të forta me uniformat e rendit nëpërmjet korruptimit me shuma të mëdha. Sipas të njëjtave burime grupi mafioz ka depërtuar në nivele të larta dhe mban kontakte dhe marrëdhënie edhe me emra të njohur të botës së krimit që gjenden nëpër burgje.

Policia dhe prokuroria greke kanë muaj që e kanë vënë nën hetim këtë grup që nisi siç u tha më lart nga dëshmia e një vajze të re.

Më 4 nëntor, 22-vjeçarja arriti të hiqte prangat dhe të arratisej nga banesa e tmerrit që mbante shqiptari. Në polici tregoi një histori rrëqethëse. Në fillim të vitit 2020, ajo kishte takuar një 32-vjeçar ;shqiptar i cili i ishte prezantuar si pronar një klubi në Athinë dhe i ka ofruar të punojë atje me një pagë shumë të mirë. Ai i dha asaj një muaj kohë për t’iu përgjigjur ofertës së tij tunduese. Në shkurt të po atij viti, vajza e pranoi propozimin e shqiptarit dhe ky rezultoi të ishte gabimi i saj i madh…

Sapo e ka takuar ai e mbajti vajzën për 3 muaj të burgosur. Madje ai vendosi një roje jashtë shtëpisë gjatë kohës që ai lëvizte. Ajo u detyrua të punonte si prostitutë. Detyrohej të shkonte me të paktën 4 persona të ndryshëm në ditë. Pagesa për çdo takim ishte 150 €, nga të cilat asaj i premtohej se do të merrte 80 €, por paratë nuk i pa asnjëherë. Në këtë pikë ajo nisi të kërkonte bakshishe nga klientët duke arritur që për 3 muaj të kursente fshehurazi rreth 5 mijë €. Shqiptari e kuptoi dhe e dhunoi rëndë fizikisht. Një javë më vonë ajo arriti të arratisej. Me marrjen e dëshmisë së saj nisën hetime të thelluara për lidhjet e shqiptarit.

Nga hetimet u kuptua se ai ishte i lidhur me të ashtuquajturin famëkeq “Grupi L”. Duke identifikuar anëtarët e tij, hetuesit e policisë vunë re se ata reklamonin një jetë luksi në rrjetet sociale ku prezantoheshin si truproja. Shenja e tyre dalluese në rrjetet sociale është “këputja e qafës me gishtin e madh” dhe lëvizja e duarve sikur qëllojnë me kallashnaikov.

Trupa të mëdhenj, me tatuazhë ku dallohet “Team L”, mbajnë zinxhirë të trashë ari, unaza pothuajse në të gjithë gishtat dhe varëse të rënda rreth qafës. Madje ky grup ka marrë pjesë edhe në një videoklip të një këngëtari shqiptar. Me mbajtjen nën vëzhgim të 32-vjeçarit shqiptar u arrit të arrestohet ai dhe 3 shokë të tij në këtë grup në një aksion të fshehtë që u krye më 16 tetor në lokalin e tyre të natës.

Protothema shkruan se mbrëmjen e të martës dyshohet të kenë qenë pikërisht anëtarë të këtij grupi që hapën zjarr në lokalin në Athinë ku u vra hidrauliku fatkeq.

Etiketa: athinaBandaGrupi LKryesore1

Lajme të lidhura

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit
Aktualitet

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

12:55 - 07/06/26
Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)
Aktualitet

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)

11:30 - 07/06/26
Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre
Aktualitet

Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre

08:37 - 07/06/26
Para
‘Inteligjenca artificiale do bëjë punët e shtëpisë’

‘Inteligjenca artificiale do bëjë punët e shtëpisë’

Discussion about this post

TË FUNDIT

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit
Aktualitet

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

12:55 - 07/06/26

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” të dhënë më herët në mungesë për...

Lexo më shumë
I arrestuar për mashtrim, por Blendi Gonxhe i jep kontratën e mbetjeve spitalore/ Elvis Miri del nga pluhuri i dosjes dhe merr tenderin 352 MLN lekë

I arrestuar për mashtrim, por Blendi Gonxhe i jep kontratën e mbetjeve spitalore/ Elvis Miri del nga pluhuri i dosjes dhe merr tenderin 352 MLN lekë

12:27 - 07/06/26
Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese

Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese

11:53 - 07/06/26
‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

11:38 - 07/06/26
Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)

11:30 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibomholiganbet