GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Akademia e Arbitrimit në edicionin e 3-të, çelen aplikimet

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Akademia e Arbitrimit në edicionin e 3-të, çelen aplikimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Akademia e Arbitrimit ka hapur aplikimet për ata që duan të bëhen arbitra të rinj dhe është në fazën e rekrutimeve.

Ky proces po udhëhiqet nga Sektorit i Arbitrimit në FSHF dhe shoqata Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit (BASHF) që bashkëpunojnë me kolegjiumet e të gjitha qyteteve për të afruar sa më shumë kandidatë që duan arbitra të rinj, djem dhe vajza.

Drejtori i Sektorit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci, ka shpjeguar se si po shkon procesi i aplikimit dhe rekrutimeve për atë që do të jetë edicioni i tretë i Akademisë së Arbitrimit, teksa ka shpjeguar edhe të gjitha faza e kursit që duhet ndjekur për të arritur deri në certifikimin si arbitër.

Sipas tij, ka pasur shumë kërkesa nga Tirana, ndërkohë që duhet të ketë edhe më shumë aplikime dhe rekrutime nga qytetet e tjera.

Deklarata

“Jemi në fushatën e rekrutimit të elementëve të rinj. Në momentet që kërkojnë të bëhen pjesë e Akademisë së Arbitrimit të gjithë fillojnë të aplikojnë në kontaktet që ne i kemi publikuar tashmë. Arbitrimi është gjithmonë pjesë e sportit, pra për të qenë më afër sportit dhe edhe pjesë e arbitrimit, sepse sot përveçse bëhet sport me arbitrimin je edhe brenda një profesioni, që është sa i vështirë dhe i bukur, sepse lidhet me shumë pjesë të personalitetit të një individi. Numrat janë të kënaqshëm, por ka një numër të pakët aplikimesh nga rrethet. Tirana ka në numër shumë të mirë aplikimesh.

Faza e parë është faza e prezantimit me pjesën e prurjeve të reja. Faza ndërmjetëse mes fazës së parë dhe të dytë, të gjithë kursantët, arbitrat e rinj janë pjesë e kolegjiumeve, marrin pjesë në të gjithë aktivitetet e ligës amatore, ku ata bëjnë rolin e arbitrit dhe të asistentit dhe pastaj kemi fazën e dytë që gjithashtu ka një periudhë 1-javore, teorike, por edhe me një pjesë të praktikës në fushë dhe mbyllet pastaj me testin teorik të rregullores së lojës dhe me një mini-test fizik”, thotë Jareci për Fshf.org.

Të gjithë arbitrat e dalë nga kjo Akademi do të kenë mundësi ta nisin eksperiencën e tyre në këtë profesion nga ligat amatore apo nga kampionatet e moshave, për të ngjitur më pas gradualisht drejt futbollit elitar.

Jareci u bën apel të gjithë djemve dhe vajzave, të cilët kanë qenë të përfshirë në botën e bukur të futbollit, që të bëhen pjesë e këtij profesioni, që është sa sfidues, aq edhe i bukur e që jep mundësi të vazhdojnë të jenë pjesë e futbollit si arbitra.

“Të gjithë do të pajisen me certifikatën e arbitrimit që përkon me kategorinë e tretë personale për individin. Ato do të jenë pjesë e ligave amatore po gjithashtu në ndeshjet e U-17 dhe U-19 të Kategorisë së Parë dhe në një periudhë shumë të shkurtër do të jenë pjesë edhe e Kategorisë Superiore të këtyre moshave. Dua t’i bëj thirrje të gjithë komunitetit aktiv, djemve dhe vajzave që janë aktivë në futboll, të cilët shikojnë tek vetja që nuk mund të ecin në nivele shumë të larta të futbollit.

Mund të bëhen pjesë e Akademisë së Arbitrimit. I bëj thirrje atyre që për arsye shëndetësore janë larguar nga futbolli por kanë dëshirë të jenë pjesë e futbollit, ju lutem bashkohuni me Akademinë e Arbitrimit, sepse do të vazhdoni të jeni pjesë e botës së bukur të futbollit. Gjithashtu një thirrje për të gjithë studentët e degës së sporteve në universitetet e sporteve ose në shkollat e mesme sportive, i ftoj që edhe ato të bëhen pjesë e botës së bukur të arbitrimit, sepse do të shohin arbitrimi sot është një profesion shumë i bukur, është një profesion i mirëpaguar, si pak profesione sot në Shqipëri”, theksoi Jareci në prononcimin e tij.

Etiketa: Akademia e Arbitrimitfshf

Lajme të lidhura

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale
Breaking Views

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

21:30 - 13/05/26
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia
Sport

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo
Breaking Views

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26
Para
Luizi bisedon me banorët: Olta u pendua si qeni që hoqi rripin

Luizi bisedon me banorët: Olta u pendua si qeni që hoqi rripin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin
Breaking Views

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin

22:10 - 13/05/26

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në...

Lexo më shumë
Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

21:30 - 13/05/26
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com