GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pazare me ushqimin e ushtarëve/ Alma Tafani denoncon tenderin 1.5 mld lekë të Bledi Çuçit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Bledi Çuçi dhe Alma Tafani përplasen për tenderin e ushqimit të bukën ushtarëve.  

Bledi Çuçi dhe Alma Tafani përplasen për tenderin e ushqimit të bukën ushtarëve.  

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bledi Çuçi dhe Alma Tafani përplasen për tenderin e ushqimit të bukën ushtarëve. Në fakt, kjo dyshe ka bashkëpunuar në shumë projekte të tjera dhe Tafani ka përfituar shumë tenderë pa garë nga ministri i Brendshëm. Tani që me sa duket Çuçi ka futur në lojë një tjetër firmë, Almës nuk i pëlqen dhe reagon duke zbuluar shkeljet. Për këtë, biznesmenia ka dërguar një denoncim pranë Komisionit të Prokurimeve Publike.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi” për Forcat e Armatosura, me vlerë mbi 1.5 miliardë lekë. Firma “SORI-AL” SHPK e Alma Tafanit ka dërguar ankesën vetëm për lotin 1 me objekt “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për Repartin Ushtarak nr. 5001 (AFA) Tiranë”, me fond limit të lotit 94,856,552 lekë. Ky tender është zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, nën varësinë e Ministrisë së Brendshme.

“SORI-AL” SHPK ka qenë një nga firmat e interesuar për këtë tender, por Agjencia e Blerjeve të Përqendruara e ka skualifikuar që në fazën e parë. Akoma nuk dihet se kujt i ka shkelur në kallo Alma Tafani dhe pse i ka prishur marrëdhëniet me Bledi Çuçin. Në datën 22.02.2023 , vetëm pak ditë pas u mbyll tenderi, ajo ka dorëzuar denoncimin në KPP.

Ankuesja pretendon se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave nuk ka vepruar në bazë të kritereve për vlerësimin e ofertës së saj.

Arsyeja që njerëzit e Çuçit kanë skualifikuar firmën e Tafanit është se ajo ka deklaruar një staf me punonjës që i ka të angazhuar dhe në një tjetër kontratë. Por, kjo e fundit shprehet se këto janë justifikime burokratike që shkelin transparencën në ligjin e prokurimeve, pasi projektet e mëparshme ku janë të angazhuar punonjësit e saj janë drejtë përfundimit.

Gjithsesi, KPP nuk e ka marrë ende vendimin. Por nga materialet e paraqitura deri më tani duket qartë që kemi të bëjmë me një luftë për aferën e radhës dhe pazare të prishura. Në lojë nuk janë pak, por 100 milionë lekë vetëm për një lot dhe 1.5 miliardë lekë në total. Tafani e njohur si “kuçedra e tenderëve” do t’i donte për vete, por Çuçi ia ka prishur planin.

Pazaret e Alma Tafanit

Arsyeja e “grindjes” mes Tafanit dhe Çuçit nuk është qëllimi i tenderit apo shërbimi cilësor. Përkundrazi, në vend të diskutimit për cilësinë dhe çmimet, hidhet në tavolinë ë ndonjë marifet burokratik për të përfituar super fondin e ushqimit të Mbrojtjes. Nga dokumenti shihet se do të blihen vezë, qumësht, bukë, çaj, bulmet e ushqime të tjera për ushtrinë. A do të jenë brenda standardeve cilësia dhe çmimet?!

Alma Tafani që po kërkon drejtësi për tenderin, ka përfituar shumë nga prokurimet me vendimet e komisioneve në shkelje të hapur të ligjit. Megjithëse përfiton fonde të mëdha, ajo është mësuar që t’i përdorë punonjësit si skllevër.

Përmendim këtu rastin më të fundit me sanitaret e Spitalit të Traumës.  Ka 19 vite që tenderin për pastrimin e Spitalit të Traumës e fiton kompania Alma Tafanit. Miliarda lekë janë ofruar nga shteti për këtë shërbim, ndërsa sanitareve të Spitalit të Traumës nuk u ofrohen nga kompania gjërat më minimale si dorezat dhe maskat.

Ndërkohë, në vitin që lamë pas, një denoncim është bërë në media nga punonjëset e kompanisë SORI-AL, pasi kërkesave të tyre nuk i është përgjigjur as administratorja Alma Tafani dhe as drejtoresha e spitalit Edlira Bode. Ata kanë treguar se punojmë më shumë orë nga se u takon ligjërisht, madje nuk u del koha as të ushqehen, por drekën e hanë shpejt e shpejt në tualete. Madje, kanë treguar se nuk kanë kontratë pune.

Por, pavarësisht këtij skandali, Alma Tafani vazhdon të përfitojë tenderë abuzivë! Lidhjet me Çuçin e kanë ndihmuar deri më sot. Kujtojmë se e njëjta kompani ka fituar super tenderin e ushqimit në Akademinë e Sigurisë. Pra, ankesa nënkupton thjesht prishje e marrëveshjeve të nëndheshme që sundojnë në prokurimet publike!

Lexo edhe: Subashi, pazare nafte me Renato Salin/ I akuzuari për krime merr pa garë tenderin 900 mln lekë

Etiketa: abuzimalma tafaniBledi Çuçiushqimi ushtareveVjedhje

Lajme të lidhura

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Para
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, gjykata rrëzon masën për 6 policët

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, gjykata rrëzon masën për 6 policët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona
Aktualitet

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona

13:30 - 06/10/26

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, dhe ka dërguar në gjyq tre...

Lexo më shumë
Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

13:19 - 06/10/26
Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj

Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj

13:05 - 06/10/26
Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

12:43 - 06/10/26
Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

12:28 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com