GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

17 vjeç donin ta shfrytëzonin si prostitutë, Matilda: U dashurova..

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
17 vjeç donin ta shfrytëzonin si prostitutë, Matilda: U dashurova..
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Matilda Dautaj është një nga personazhet e njohur në Tik Tok për videot e saj plot humor. E ftuar këtë pasdite në “Rudina” në Tv Klan, ajo tregon se pas buzëqeshjes, komenteve të çiltra dhe pa filtra në rrjetet sociale fshihet një histori  e vështirë jete. Në moshën 17-vjeçare Matilda mori iniciativën për të ikur në Itali për një të ardhme më të mirë, por atje u përball me tentativat për ta hedhur në rrugën e prostitucionit dhe pas një morie ngjarjesh të tjera, qëndroi e burgosur për 2 vjet.

Matilda Dautaj: Nuk jam e vetmja dhe nuk më vjen aspak turp ta them, u mora me dëshirë, jo me dhunë që do shkoja në Itali do punonim.

Rudina Magjistari: Pra le të themi nuk ke emigruar me familjen, je nisur vetëm me dëshirën për të shkuar në Itali për të punuar?

Matilda Dautaj: Po, me dikë tjetër.

Rudina Magjistari: Me dikë tjetër që ndoshta në atë kohë ka qenë një mik i juaji, shok i juaji, gjithçka e tillë?

Matilda Dautaj: U lidh një shoqja ime me të dhe me atë u rrëmbeva dhe unë.

Rudina Magjistari: I besove atij personi i cili mori përsipër të të çonte në Itali për të nisur një punë dhe një jetë atje apo jo?

Matilda Dautaj: Po. Atje gjeta komplet një realitet tjetër ku tentuan të më çonin në rrugë. Historia ime është bërë shumë e madhe në Padova sepse gazetarët e çdo gjë, unë u mbrojta nga shteti italian sepse denoncova. Mua më është prerë gërsheti, kam pasur një gërshet shumë të gjatë, që t’i nënshtrohesha asaj pune, por më shpëtoi dikush, një mik i këtij zotërisë e mbajti, e ndaloi dhe unë shpëtova, shpëtova dhe 3 vajza të tjera që ishin 13, 14 dhe 16 kurse unë 17. Të katërta na mori shteti italian na futi në institut, na mbrojtën derisa unë nga ai institut u largova sepse ky djali që më shpëtoi automatikisht unë e dashurova dhe kam ikur, kam jetuar me të, më ka mbajtur si një mbretëreshë të vërtetë. Kur e mendoj që isha një vajzë e pambrojtur, 17 vjeçe por me një forcë shumë të madhe brenda vetes, nuk dija as gjuhën, as rrugët, asnjë gjë dhe ta mendosh që si sot edhe në koëhra të tjera një i pambrojtur ka qenë gjithmonë i shkelur, kurse ai më mbrojti, më shpëtoi dhe e falenderoj.  Kemi kaluar një vit e gjysmë shumë të bukur, por pastaj ai për problemet e tij, hallet e tij bëri një vrasje, u arrestua dhe pas pak edhe unë sepse isha e dashura e tij.

Matilda Dautaj: Si ndihmëse e vrasjes, por derisa doli e vërteta, sërish aty ai me pranga të lidhura në duar, u ngrit në këmbë dhe tha “e kam bërë unë”, tha të vërtetën unë thjesht isha e dashura e tij por s’kisha lidhje me punët e tij. Sado që ai bërtiti fort “nuk ka faj Matilda dhe e kam bërë unë,  vetëm unë do ta paguaj”, derisa u gjendën provat dhe derisa unë pata mbështetje nga familja ime që të kisha një avokat, bëra plot 2 vjet./tvklan.al

Etiketa: Matildarrefen

Lajme të lidhura

Dita e 5-të e revoltës, diaspora ‘zbarkon’ në Tiranë në mbështetje të lëvizjes studentore
Aktualitet

Dita e 5-të e revoltës, diaspora ‘zbarkon’ në Tiranë në mbështetje të lëvizjes studentore

10:15 - 17/10/26
63 protestues dalin sot në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë
Aktualitet

63 protestues dalin sot në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë

10:01 - 17/10/26
U përplas në tokë nga policia, flet e motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë
Aktualitet

U përplas në tokë nga policia, flet e motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë

09:47 - 17/10/26
Para
Politikani arrestohet me 500,000 USD në prag të zgjedhjeve

Politikani arrestohet me 500,000 USD në prag të zgjedhjeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e 5-të e revoltës, diaspora ‘zbarkon’ në Tiranë në mbështetje të lëvizjes studentore
Aktualitet

Dita e 5-të e revoltës, diaspora ‘zbarkon’ në Tiranë në mbështetje të lëvizjes studentore

10:15 - 17/10/26

Prej 5 ditësh Tirana dhe qytete të tjera të Shqipërisë janë përfshirë nga protestat studentore, të cilat janë përshkallëzuar në...

Lexo më shumë
63 protestues dalin sot në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë

63 protestues dalin sot në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë

10:01 - 17/10/26
U përplas në tokë nga policia, flet e motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë

U përplas në tokë nga policia, flet e motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë

09:47 - 17/10/26
Profesori Edmond Faber letër të hapur Ramës: Ma mirë një e hikme me nder se sa një e qëndrume për gazep

Profesori Edmond Faber letër të hapur Ramës: Ma mirë një e hikme me nder se sa një e qëndrume për gazep

09:24 - 17/10/26
Rama sulmon protestuesit: Të paudhë! Duart e huaja janë futur për të na ndalur

Rama sulmon protestuesit: Të paudhë! Duart e huaja janë futur për të na ndalur

09:04 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com