GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kandidati i Alibeajt në Korçë: Berisha s’e mban dot peng PD-në

20:33 - 24/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Kandidati i Alibeajt në Korçë: Berisha s’e mban dot peng PD-në
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i Alibeajt për Bashkinë e Korçës Gjergji Gjata, me anë të një analize të gjatë, shkruan se ka vendosur të jetë me demokratët deri në fund.

Sipas tij, PD nuk mund të ngelet peng i një njeriu të vetëm, duke pasur parasysh Sali Berishën.

Postimi:

Primaret fundore ishin ato që dëshmuan dhe nxorrën në pah realitetin e hidhur të dekadës së fundit për Partinë Demokratike, për strukturat e saj të rrënuara dhe të paorganizuara, të një partie politike krejtësisht të çorganizuar, ose qëllimshëm të organizuar kështu, për të mos qenë opozitë dhe për t’u drejtuar në mënyrë eskluzive nga kryetari dhe 5 njerëzit afër tij, në drejtimin e strukturës në nivel lokal.

Vendimi për të garuar në primaret e zhvilluara në Degën e Partisë Demokratike ishte veprim i vetëdijshëm dhe i mbështetur nga qindra qytetarë të djathtë, të cilët nuk e donin skizmën, çarjen dhe që synonin bashkimin e partisë në të gjitha nivelet. Isha i pari që shpalla kandidimin dhe që synoja që në çdo rrethanë të bashkoja PD-në në Korçë dhe jo ta përçaja.

Në ditën e fundit, në orët e fundit të afatit të regjistrimit, drejtuesja e antifoltoreve të Berishës (theksoj që nuk kam qenë pjesë e foltores për të ndarë në dysh PD-në), idhtarja e ish kryetarit Basha që demokratët e “Foltores” publikisht i cilësonte si llum, hajdutë, maskarenj dhe epitete që nuk i shkojnë përshtat askujt në këtë vend, vendos të garojë në Primare. Kush e shtyu? Çfarë e nxiti? Pse kandidoi? Janë pyetje që i bën çdokush dhe gjithkush ka një përgjigje të vetën, çështje që nuk më intereson personalisht, sepse në Korçë opinioni është i njohur.

Në 2 javë fushatë zgjedhore brenda partisë, pas asnjë angazhimi të mëparshëm politik, pa asnjë post apo ofiq personal, në ndonjë nivel apo institucion, si dhe pa u zhvilluar as garë, as ballafaqim publik mes kandidatëve, ku drejtuesit e strukturës nuk organizuar asgjë për një garë të ndershme, publike dhe ballafaquese, arrita të marr 426 vota. Ndërsa kandidatja “fituese” e 619 votave në 8 ditët e fushatës jo vetëm nuk garoi, jo vetëm nuk bëri garën ballafaquese për të shtruar dhe paraqitur platformat tona elektorale, por qëndroi jashtë kufijve të Shqipërisë. Të tjerë mesa duket punonin për drejtuesen e antifoltoreve, të majtë dhe të djathtë në funksion të saj.

Për Primaret “e famshme” u organizua dhe një strukturë me inicialet KOKOE, që shkroi një Rregullore të Zgjedhjeve por që asnjë pikë e rregullores nuk u respektua dhe nuk mbeti parregullsi pa u përdorur në qëllim të personave të piketuar për të fituar. Qendra dhe Drejtuesit e bazës kërkonin hapur votën për një person, për të zgjedhurin e tyre. Dhe dokumenti që rrëzon tërësisht Primaret e manipulimit për vallaha demokraci të brendshme dhe garë të ndershme ishin Listat e Votuesve / të Anëtarësisë (po ju jap disa faqe nga listat për të kuptuar çfarë ndodhte).

Për këto dhe të tjera problematika i jam drejtuar KOKOE-së dhe vetë Sali Berishës zyrtarisht më 30 nëntor, 1 dhjetor dhe 2 dhjetor (Kërkesën e datës 2 dhjetor po ua bëj publike në material foto). I kam kërkuar KOKOE-së dhe Sali Berishës pas evidentimit të parregullsive dhe paligjshmërive referuar zbatimit të Rregullores së Zgjedhjeve, që Primaret e Korçës të shtyheshin dhe të mos zhvilloheshin në datën 4 dhjetor. NUK PATI ASNJË REAGIM, ASNJË PËRGJIGJE.

Në datën 3 dhjetor kam komunikuar unë dhe grupi im i punës me drejtuesit e lartë të PD-së, por që sërish trokisnim në derë të shurdhër.

Grupi im i punë dhe mbështetësit, më thanë që të diel, më datën 4 dhjetor të mos merrnim pjesë në garë dhe të braktisnim garën. Por kjo do të ishte lënie në mes e betejës, që po vazhdoj edhe sot, mes kandidimit tim dhe se gara duhej të ndodhte në mënyrë që të dilte deri në fund e vërteta, skenari i një parti të uzurpuar dhe ku gjithçka nuk e vendos vota, por klikat dhe intersat brenda partisë, apo edhe të tjera interesa të lidhura me pozitën në pushtet.

Përsa më sipër flasin korçarët më mirë dhe më shkoqur, edhe më drejtpërdrejt për atë që realisht ka ndodhur dhe ndodh.

Lista me të cilën hymë në garë, vetëm Listë Votuesish nuk ishte, gjithçka sqarohet në kërkesat dhe ankesat e mia dërguar zyrtarisht në KOKOE dhe Sali Berishës. Komisionerët Zgjedhore të Primareve as nuk u angazhuan për t’i thënë Drejtuesit të Partisë që këto Lista Votuesish nuk përmbushin kriteret për të qenë Lista Zgjedhore dhe atje të pengonin zhvillimin e Primareve.

Pas përmbylljes së proçesit të votimeve dhe rezultatit, në datën 5 dhjetor dhe çdo ditë, deri në datën 9 dhjetor, kam ankimuar dhe kam kërkuar përsëristjen e zgjedhjeve në Korçë, kërkesë – ankimim pranë KOKOE dhe Sali Berishës (disa të tilla). Të gjithë të strukur në mungesë kurajoje për t’u përballur me faktet dhe argumentet kokëfortë, heshtën si të mos ishim.

Drejtuesve u pëlqeu dhe u mjaftuan me faktin që ne nuk bëmë rrëmujë dhe eksese ditën e dielë, që nuk ua prishëm dhe shkatërruam imazhin e Primareve, që në thelb ishin veçse një manipulim i organizuar pozitë – opozitë.

***

Miqtë e mi,

Unë jam tërësisht koshient dhe i kthejllët që Partinë Demokratike nuk e mbajnë dot peng ata që e kanë shtrydhur dhe rrjepur, e kanë mjelë dhe vjelë për 3 dekada. Njerëz të konsumuar me zero produkt politik dhe profesional, nuk mund të mbajnë më peng dhe pronë Partinë më të madhe sot të Opozitës, Partinë Demokratike. Është koha të mbeten ushtarë të thjeshtë dhe të heshtur, individë të penduar që e kanë çuar këtë forcë nga humbja në humbje dhe nuk mund të kenë ambicje të mëtejshme për llokma nga pushteti, synime për të rrëmbyer ngastra nga çifligu partiak dhe politik. Sot për ta është koha të pendohen dhe të kërkojnë falje publike!

Sot do të garojnë dhe do të drejtojnë të djathtët dhe qytetarët e pakonsumuar, ata që deri dje janë lënë në perithor, ata që nuk janë përfillur dhe as nuk janë pyetur për asgjë. Sot njerëz të rinj me vullnet dhe ndërgjegje, me pasion dhe dëshirë do të jenë ata që do të drejtojnë të djathtën, Partinë Demokratike dhe Bashkinë e Korçës. “Fëmijët” plangprishës nëse duan le të kthehen, gjithkush është i lirë të marrë vendimet e tij.

Kush përçan sot të djathtën, apo kush kërkon ta uzurpojë atë me manipulime dhe mashtrime, me parregullsi dhe kulisa, me ndihmën e atyre që janë në pushet, ta dijë që nuk do ja dalë dot as sot, as mot, as kurrë ndonjëherë.

Partia Demokratike është një strukturë politike pro amerikane, pro europiane dhe e tillë do të mbetet. Ata që kanë 30 vite dhe sot e sollën në këtë gjendje, të mbajnë koston e gjëmës së madhe të shkatërrimit të opozitës shqiptare. Ata që në Korçë kanë që prej vitit 2007 që e shesin opozitën për interesat e tyre personale, sot nuk do të lejohen më të drejtojnë. SOT ATA DUHET TË PENDOHEN DHE TË KËRKOJNË NDJESË PUBLIKE.

Të dashur qytetarë të mij,

Do të jemi në këtë garë elektorale për Bashkinë e Korçës, si kurrë më parë të bashkuar, për të larguar të korruptuarit dhe makutët e pushtetit, këta që Korçën e kthyen në plaçkë, këta që e shbënë dhe e shpërfytyruan këtë qytet dhe këta njerëz.

Nuk ka përçarje në PD, në PD po bëhet katharsis i nevojshëm nga ata që e masakruan atë.

Të rinj dhe të reja, zonja dhe zotërinj, qytetarë të Korçës pa dallime, pa asnjë dallim, ejani të jemi bashkë për të bërë KORÇËN METROPOLIN E JUGLINDJES SHQIPTARE!

Etiketa: AlibeajtberishaKandidatyi

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Zyrtari rus: Do fitojmë, arrijmë deri në kufirin me Poloninë

Zyrtari rus: Do fitojmë, arrijmë deri në kufirin me Poloninë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com