Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në hyrje të Tiranës, pranë TEG.
Mjeti tip furgon “Benz” me targa AB 759 BB ka qenë duke lëvizur te rruga e TEG kur është përfshirë nga flakët.
Gjatë ecjes ka pasur shtëllunga tymi dhe shoferi ka arritur të dalë nga mjeti.
Më pas mjeti shpërtheu në flakët. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, teksa janë njoftuar dhe forcat zjarrfikëse.
Discussion about this post