GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Propozimit kinez nuk i zë besë ministri gjerman

15:02 - 26/02/23
në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
Propozimit kinez nuk i zë besë ministri gjerman
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka reaguar me skepticizëm ndaj propozimit kinez për armëpushim në luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Kur i dëgjoj raportimet – dhe nuk e di nëse janë të vërteta – se Kina mund të jetë duke planifikuar furnizimin e Rusisë me dronë kamikazë, derisa e prezanton planin për paqe, atëherë sugjeroj që Kinën ta gjykojmë nga veprimet, dhe jo fjalët e saj”, i ka thënë ai transmetuesit publik gjerman, Deutschlandfunk.

Pistorius ka qenë në linjë me komentet e zyrtarëve të NATO-s dhe Komisionit Evropian, të cilët kanë ngritur dyshime për kredibilitetin e Pekinit si ndërmjetësues, pas propozimit të planit.

Pekini e ka prezantuar planin të premten, në përvjetorin e parë të luftës së Rusisë në Ukrainë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka mirëpritur disa elemente të planit, mirëpo ka thënë se vetëm shteti ku është duke u kryer luftë duhet të jetë iniciator i planit për paqe.

Pistorius ka thënë se i takon Kievit të vendosë kur dhe nën çfarë kushtesh të nisë bisedimet me Moskën, dhe ka thënë se një skenar i njëjtë vlen edhe lidhur me vendimin për rikthimin e Gadishullit ukrainas të Krimesë, të cilin e ka pushtuar Moska më 2014.

“Kam prirje të them, po, Krimeja është territor ukrainas andaj duhet t’i kthehet mbrapsht”, ka thënë ai në intervistë.

“Por sërish, ky nuk është vendim që duhet ta marrim ne”.

Zelensky ka thënë se trupat ushtarake ukrainase do ta largojnë të gjithë ushtrinë ruse nga territori i pushtuar, përfshirë Gadishullin e Krimesë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

 

 

REL

Etiketa: GjermaniaLufta ne UkarinePistoriusPropozimi kinez

Lajme të lidhura

SHBA ngre tonet: Trump shpall “Hemisferën tonë”, DASH paralajmëron kundër çdo kërcënimi
Bota

SHBA ngre tonet: Trump shpall “Hemisferën tonë”, DASH paralajmëron kundër çdo kërcënimi

21:07 - 05/01/26
Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze
Bota

Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze

19:01 - 31/12/25
Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi
Bota

Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi

10:33 - 25/12/25
Para
Begaj: Shqipëria në mbështetje të popullit ukrainas

Aksidenti tragjik në Kroaci, Presidenti Begaj ngushëllon familjarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plumba në kryeqytet/ I plagosuri transportohet me urgjencë në spital privat
Aktualitet

Plumba në kryeqytet/ I plagosuri transportohet me urgjencë në spital privat

16:04 - 20/02/26

Plagosje me armë zjarri në Tiranë. I lënduari me plagë në bark dërgohet në spital privat

Lexo më shumë
Tiranë/ I riu vritet me thikë gjatë sherrit në një lokal në rrugën ‘Kongresi i Lushnjes’ (EMRI)

Tiranë/ I riu vritet me thikë gjatë sherrit në një lokal në rrugën ‘Kongresi i Lushnjes’ (EMRI)

15:55 - 20/02/26
Sekretari Rubio: Do ia heqim vizën personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

Sekretari Rubio: Do ia heqim vizën personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

15:08 - 20/02/26
U hodh gaz i skaduar drejt protestuesve të opozitës, ministrja Koçiu ngre supet: Nuk di nëse është i dëmshëm

U hodh gaz i skaduar drejt protestuesve të opozitës, ministrja Koçiu ngre supet: Nuk di nëse është i dëmshëm

14:55 - 20/02/26
Kapen 620 kg kokainë, e maskuar si kripë për kafshët në Spanjë

EL PAIS: Mafia shqiptare po pushton Spanjën me drogë, 10 ton kokainë u kapën në një vit

14:37 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com