GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

AIS zhvillon aplikacionin për shikimin e të miturve

10:06 - 27/02/23
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
AIS zhvillon aplikacionin për shikimin e të miturve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një aplikacion i bazuar në inteligjencën artificiale (Apollo Infant Sight, AIS) është zhvilluar dhe testuar me sukses dhe do të ndihmojë mjekët dhe prindërit të diagnostikojnë çrregullimet e shikimit te fëmijët e vegjël edhe nën 2 vjeç, duke dalluar me saktësi 16 çrregullime të ndryshme okulistike vetëm nëpërmjet studimit të shikimit të fëmijëve.

Raportuar në Nature Medicine, studimi është bërë nga studiuesit kinezë në Universitetin Sun Yat-sen. Ekspertët regjistruan videot e 3652 fëmijëve kinezë të moshës 48 muajsh për të zhvilluar aplikacionin.

Studiuesit kanë testuar këtë sistem dy herë, në një mjedis klinik dhe gjithashtu në shtëpi. AIS kapi fotografi të fëmijëve që shikonin video të ngjashme me filmat vizatimorë për të identifikuar problemet e shikimit.

Ai dalloi me saktësi 16 çrregullime oftalmike te fëmijët duke analizuar tiparet e fytyrës, sjelljen e shikimit dhe lëvizjet e syve gjatë stimujve pamorë. Fëmijët e vegjël, veçanërisht të sapolindurit, nuk janë në gjendje t’i nënshtrohen testeve standarde të shikimit, duke e bërë të vështirë zbulimin e hershëm të ndonjë dëmtimi.

Ekziston një nevojë urgjente për mjete të lehta për t’u përdorur për zbulimin e problemeve të shikimit te fëmijët e vegjël. Studiuesit mblodhën mbi 25 000 000 korniza video të 3 652 fëmijëve duke përdorur AIS. Validimi i sistemit u zhvillua në tri faza, në pesë klinika dhe në shtëpi. Në dy fazat e para, fëmijët e regjistruar në studim iu nënshtruan ekzaminimeve okulistike nga stafi klinik dhe vullnetarët e trajnuar mblodhën video.

Në fazën e tretë të studimit, ekspertët rekrutuan prindërit e një grupi fëmijësh në internet, për të vërtetuar përdorimin e aplikacionit në shtëpi. Prindërit, ndonëse jo ekspertë, i incizuan videot e fëmijëve me smartfonët e tyre duke ndjekur udhëzimet e aplikacionit AIS. Të gjithë fëmijët iu nënshtruan ekzaminimeve okulistike në një klinikë.

AIS ka arritur vlera të larta të ndjeshmërisë dhe specifikës si kur përdoret nga oftalmologët ashtu edhe kur përdoret nga prindërit. Aplikacioni mund të ndihmojë në referimin në kohë të fëmijëve me dëmtim të shikimit te oftalmologët pediatër, të cilët mund të fillojnë trajtimin në kohë.

Etiketa: AISLifestyleShendet dhe Fitness

Lajme të lidhura

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE
Aktualitet

Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

15:18 - 28/11/25
Para
Pjesë e një grupi kriminal, sekuestrohen 2 banesa të 46-vjeçarit

Shfrytëzonin 24-vjeçaren për prostitucion, 3 të arrestuara në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com