GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shkelet ligji, 240 mijë prona shtetërore të paregjistruara

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Akuzohet për ndërtim pa leje, Salillari përfundon në Prokurori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 3300 qytetarë janë dënuar në 5 vite të fundit për ndërtime pa leje referuar të dhënave të Prokurorisë. Drejtësia dhe shteti ka vepruar me ‘dorë të hekurt’ përballë ndërtimeve të bëra nga qytetarët qofshin këto edhe meremetimie apo rrethime shtëpie. Me dhjetra qytetarë kanë humbur banesat e tyre me pretendimin se janë ndërtuar pa leje, madje ka pasur raste ku nuk ka munguar as dhuna mes qytetarëve dhe inspektorëve të IKMT-së.

Në shtator të vitit të kaluar 82- vjeçarja Lefkothia Karasa nga Vlora u shoqërua në polici për ndërtim pa leje kur në fakt po ndërtonte një kotec.

Teksa shteti shikonte me vëmendje çdo shkelje të qytetarëve, kishte harruar të kthente gjykimin nga vetja.

30 vite shteti ndertoi pa leje!

Më 23 janar të këtij viti kreu i Kadastrës Shqiptare Artan Lame u shpreh se vetë shteti shqiptar në këto 30 vite ka ndërtuar pa leje dhe tashmë ka ardhur koha që edhe këto godina të legalizohen dhe të regjistrohen si prona shtetërore.

Shkeljet më të mëdha tha Lame janë identifikuar me pronat e Ministrisë së Brendshme, ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit, ku pronat e tyre janë tjetërsuar.

Por a ka të ndëshkuar për shkeljet e shtetit? A mban përgjegjësi njeri për mos regjistrimin e pronës?

Edhe pse nuk është vënë askush përpara përgjegjësisë për këto shkelje ndryshe nga sa ka ndodhur me qytetarët që burgosën, Lame bëri se prona shtetërore është dëmtuar në mënyrë të jashtëzakonshme ndër vite.

Ne një kohë kur kryeministri kujdeset të kërcënojë me burg e gjoba qytetarët që ndërtojnë pa leje (pasi nuk arrijnë të paguajnë tarifat dhe nuk kapërcejnë burokracitë dhe zvarritjet për të marrë leje ndertimi), nuk flet për shkeljet e kabinetit të tij.

Absurdi është i pajustifikuar në kushtet kur rezulton e paregjistruar Presidenca, Kryeministria, Kuvendi etj.

Prona shtetërore është uzurpuar!

“Prona është plaçkitur”, theksoi Lame. Por plaçkitja nuk pritet të ndalet edhe për disa vite përsa kohë në Kadastër janë regjistruar me pak se 10% e pronave shtetërore. Nga 260 mijë pasuri shtetërore, në Kadastër janë regjistruar vetëm 20 mijë prej tyre.

Pronat shtetërore në shumicën e rasteve janë zënë nga qytetarët, janë kthyer në biznese, mbi to janë bërë ndërtime. Vetëm si pasojë e keqmenaxhimit shteteror pronat janë lënë në mëshirë të fatit. Me dhjetëra godina ushtrie janë kthyer në banesa, e janë tjetërsuar. Rasti flagrant është ai i portit të Shëngjinit i cili është i zënë nga privati.

Pavarësisht kryerjes së regjistrimit të këtyre pronave, shteti përsëri humbet pasi nuk do të mund të marrë pronat e veta që tashmë janë me pronarë provat, pra të gjitha pronat që janë fituar nga privati me vendime gjykate nuk mund t’i kalojnë shteti. Procedurë që e njeh edhe ligji.

Edhe pse gjithmonë gishti është drejtuar nga qytetarët për shkelje të caktuara, në fenomenin “prona”, duket se shteti ka bërë gjemen.

Në ligjin 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, institucioneve shtetërore dhe pushtet vendor ju la afat 2 muaj për të ngritur një strukturë për të ndjekur procedurat deri në regjistrimin e pronave por që në fakt procesi mbetet në vend-numero.

“Institucionet shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë detyrimin që, brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të krijojnë ose të ngarkojnë një strukturë të posaçme, e cila ka për objekt të veprimtarisë së saj vetëm inventarizimin, plotësimin, përditësimin dhe ndjekjen e procesit deri në regjistrimin e pronave në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme dhe pajisjen me certifikatë pronësie, për çdo pasuri”, thuhet në pikën 2 të nenit 44 të ligjit të sipërcituar.

Pse nuk kryhet regjistrimi i pronave?

Të njëjtin problem si institucionet shtetërore e kanë edhe bashkitë të cilat kanë gjithashtu me mijëra prona te pa regjistruara, dhe si shkak kryesor evidentohet tarifa e lartë që duhet paguar pranë kadastrës për të regjistruar pronat.

Në Nenin 43 të ligjit 20/2020, thuhet se për të regjistruar pronat duhet paguar.

“1. Për regjistrimin fillestar të pronave të institucioneve shtetërore dhe të njësive të vetëqeverisjes vendore aplikohen tarifa shërbimi të reduktuara, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për kadastrën.

  1. Për pronat e regjistruara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, institucionet shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore nuk paguajnë tarifë regjistrimi për ndryshimet që do të rezultojnë në regjistrin e pasurive prej përditësimit, sipas këtij kreu”, thuhet në nenin 43 të ligjit.

Mungesa e regjistrimit të pronave dhe mos marrja e certifikates së pronësisë i privon institucionet edhe nga shfrytëzimi i tyre apo qoftë edhe nga nxjerrja e fitimeve, pasi ata nuk mund t’i japin më qira e të administrojnë të ardhurat.

Nga ana tjetër këto prona mund të përdoren edhe për veprimtari të paligjshme përsa kohë shteti i ka lënë ‘pa pronar’.

Lexo edhe: Ndërtimet pa leje në Vlorë, tre persona vihen në pranga

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: KLSHNdertime pa lejeprona te paregjistruaraTiranevendim

Lajme të lidhura

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës
Breaking Views

Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës

17:30 - 29/07/26
Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”
Breaking Views

Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”

21:18 - 27/07/26
Para
Formula 1, Verstappen “super” në provat e fundit

Formula 1, Verstappen "super" në provat e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë
Horoskopi

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26

Dashi Ngadalësoni dhe mbani një qasje më të rezervuar, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje që përfshijnë dashurinë dhe bukurinë....

Lexo më shumë
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com