GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Takimi në Bruksel, Kurti: Jemi në rrugë të mbarë për normalizim…

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi në Bruksel, Kurti: Jemi në rrugë të mbarë për normalizim…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli për mediat pas përfundimit të takimit në Bruksel, të cilin e quajti pozitiv dhe konstruktiv. Kurti tha se pas takimit se janë në rrugë të mirë për arritjen e marrëveshjes dhe arritjes së fqinjësisë së mirë evropiane.

“Patëm takim pozitiv dhe konstruktiv. Takimi ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm. Ecje përpara do të ketë për planin e zbatimit, për cka do të ketë diplomaci të fluturimit, që thuhet.

Dhe do të ketë edhe takime të nivelit të lartë me facilitimin e takimeve nga zotëri Borrell dhe zotëri Lajcak. I falënderoj të dy dhe besoj se jemi në një rrugë të mbarë mbarë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe rrugë një kahëshe për fqinjësi të mirë evropiane”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Në përfundim të takimit nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe bisedimet për çështjen u shtynë më 18 Mars në Maqedoninë e Veriut. Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë.

Kurti dhe Vuçiç takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara takimit të përbashkët. Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes tyre  të gjashtin me radhë si më të rëndësishmin. Propozimi, i cili u është dorëzuar atyre që në fund të verës, përkrahet edhe nga Shtetet e Bashkuara. Propozimi evropian nuk e përmend në mënyrë specifike Asociacionin, por përfshin zotimin e të dyja palëve për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, e ku bën pjesë edhe ajo për Asociacionin.

Etiketa: Brukseltakimi

Lajme të lidhura

Negociatat mes partive në Kosovë, LDK lë të hapur mundësinë për bashkëpunimin me LVV për institucionet e reja
Breaking Views

Negociatat mes partive në Kosovë, LDK lë të hapur mundësinë për bashkëpunimin me LVV për institucionet e reja

20:18 - 31/07/26
Sondazhi i NDI-së: Rritet pesimizmi, një në katër qytetarë do që të largohet nga Kosova sapo t’i jepet mundësia
Kosovë & Rajon

Sondazhi i NDI-së: Rritet pesimizmi, një në katër qytetarë do që të largohet nga Kosova sapo t’i jepet mundësia

08:52 - 30/07/26
Kurti i jep shuplakë Ramës duke nderuar ish-komandantin e UÇK, Tahir Sinanin: Luftëtar i paepur i lirisë
Aktualitet

Kurti i jep shuplakë Ramës duke nderuar ish-komandantin e UÇK, Tahir Sinanin: Luftëtar i paepur i lirisë

08:15 - 30/07/26
Para
Situata në veri të Kosovës, Vuçiç: Ka këmbëngulje histerike

“Insistova për Asociacionin”, Vuçiç tregon qëndrimin e Kurtit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tjetër goditje për Infantinon! Anglia i heq mbështetjen, UEFA kërcënon FIFA-n me veprime ligjore
Sport

Tjetër goditje për Infantinon! Anglia i heq mbështetjen, UEFA kërcënon FIFA-n me veprime ligjore

12:43 - 03/08/26

Kriza në FIFA po thellohet çdo ditë e më shumë. Federata Angleze e Futbollit (FA) pritet t'i dërgojë një letër...

Lexo më shumë
Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë bojkotojnë punën: Rama dhe Mazniku të rishikojnë vendimin për bashkimin me Kavajën

Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë bojkotojnë punën: Rama dhe Mazniku të rishikojnë vendimin për bashkimin me Kavajën

12:28 - 03/08/26
Bojkoton PD: Nuk do marrim pjesë në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm

Bojkoton PD: Nuk do marrim pjesë në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm

12:02 - 03/08/26
“Bileta” ilegale drejt Anglisë e SHBA-së, GJKKO dënon me 155 vite burg në total 28 persona

“Bileta” ilegale drejt Anglisë e SHBA-së, GJKKO dënon me 155 vite burg në total 28 persona

11:43 - 03/08/26
Qëlluan me armë zjarri nga jahti/ Shoqërohen katër persona. Policia ndalon mjetin lundrues

Qëlluan me armë zjarri nga jahti/ Shoqërohen katër persona. Policia ndalon mjetin lundrues

11:38 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com