GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Reagime pas ujdisë Kosovë-Serbi për propozimin evropian

09:39 - 28/02/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Reagime pas ujdisë Kosovë-Serbi për propozimin evropian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi Kosova dhe Serbia ranë në ujdi për propozimin evropian duke theksuar, se duhen bisedime për zbatimin e tij, opozita në Prishtinë reagon me kritika ndaj kryeministrit Kurti.

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u pajtuan të hënën (27.02.)me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk pati nënshkrim dokumenti. Arsyeja ishte, sepse palët kishin mospajtime për zbatimin e tij. Megjithatë, sipas shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të dy udhëheqësit treguan sjellje të përgjegjshme dhe gatishmëri për të gjetur zgjidhje. “Jam i lumtur të njoftoj se presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti janë pajtuar sot se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejshme për propozimin e Bashkimit Evropian. Propozimimban titullin “marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Borrell.

Nevojiten negociata të tjera

Megjithëse palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të nisur zbatimin e marrëveshjes, Borrell e tha qartë, se “ka nevojë për negociata të mëtejshme për të përcaktuar modalitetet specifike të zbatimit të dispozitave të marrëveshjes”.  Kreu i diplomacisë evropiane e vuri theksin tek avantazhet e marrëveshjes. “Marrëveshja rregullon lëvizjen e lirë të njerëzve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe mund të sjellë mundësi të reja ekonomike nga rritja e ndihmës financiare, nëpërmjet korporatave biznesore dhe investimeve të reja në Kosovë dhe Serbi.” Ndërsa, për serbët e Kosovës, “nënkupton më shumë siguri, duke përfshirë Kishën Ortodokse serbe dhe zonat e trashëgimisë kulturore e fetare serbe”.

Kurti: Gjërat janë në rrugë të mbarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha nga ana e tij se ai “beson që gjërat janë në rrugë të mbarë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë për fqinjësi të mirë evropiane dhe tha se ai ishtei gatshëm që ta nënshkruaj marrëveshjen. “Unë nuk e kam nënshkruar, sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme për ta nënshkruar. Është dëm pse nuk është nënshkruar sonte meqenëse u pajtuam, unë jam kryeministër dhe konfirmimi i pranimit të këtij teksti të propozuar natyrisht se do të duhej të rezultonte me nënshkrim, mirëpo, ishte pala serbe, e cila nuk e bëri këtë ndonëse u pajtuam”, deklaroi kryeministri Kurti.

Vuçiq këmbëngul për Asociacionin

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nga ana e tij,  tha se bisedimet do të vazhdojnë deri në një takim tjetër me 18 mars, duke këmbëngulur në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Nuk mendoj se zoti Kurti ishte gati ta pranonte këtë tani. Nëse do të jetë në të ardhmen, do të shohim. Shpresoj se është e mundur të arrijmë ndonjë lloj kompromisi, por kam frikë se do të ngecim në diçka që është nënshkruar shumë kohë më parë dhe duhet të zbatohej”, tha Presidenti Vuçiq.

Reagimet nga opozita në Kosovë

Menjëherë sapo kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se ai ishte i gatshëm qysh të hënën ta nënshkruaj marrëveshjen me Serbinë, pasuan reagimet e partive opozitare në Kosovë. Kryetari i partisë më të madhe opozitare PDK, Memli Krasniqi, tha se kryeministri Kurti humbi njohjen dhe fitoi Asociacionin.

PDK

“Në Propozimin Evropian nuk flitet për njohjen nga pesë vendet mos-njohëse të BE, nuk flitet për hapjen e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, as për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE. Për dy vjet me radhë, ne e kemi mbështetur Kryeministrin Kurti në raport me Serbinë. E kemi inkurajuar që të koordinohet me aleatët tanë ndërkombëtarë dhe i kemi ofruar edhe propozime konkrete në lidhje me marrëveshjen finale me njohjen e ndërsjellë në qendër. Duke e injoruar çdo ndihmë e këshillë që ka ardhur nga ne, kokë në vete dhe në kundërshtim me interesat afatgjate të Republikës së Kosovës, ai mundësoi heqjen e marrëveshjes finale me njohjen e ndërsjellë në qendër dhe i solli vendit një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër”, tha kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

LDK

Po kaq kritik ishte kryetari i partisë tjetër opozitare LDK, Lumir Abdixhiku, i cili tha se kjo marrëveshje nuk është finale dhe nuk e përmban njohjen e ndërsjellë dhe për më tepër, sipas tij, ajo mban ambiguitet interpretues mbi statusin politik të dy shteteve.

“Dokumenti i pranuar po ashtu parasheh implementimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake – përfshirë dhe Asociacionin – si dhe statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe. Kryeministrit i ka mbetur vetëm ta dakordojë datën e themelimit te Asociacionit, meqë ai, me pranimin e zbatimit të marrëveshjeve paraprake, ka pranuar që ta themelojë atë”, tha Abdixhiku. Sipas tij, LDK konsideron se menaxhimi tërësisht i gabuar i procesit të dialogut nga kryeministri i Kosovës përgjatë dy viteve të fundit, e ka zhvendosur procesin e dialogut nga një marrëveshje përfundimtare e ligjërisht të obligueshme në një marrëveshje bazë, pa njohje në të dhe me vazhdimësi dialoguese për vitet e ardhshme.

AAK

Tone të tjera përdori Ramush Haradinaj, ish-kryeministër, kryetar i partisë opozitare AAK, duke bërë fjalë për arritje të madhe kur foli për “pajtimin për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”. Sipas tij, marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila i rikthehet normalitetit politik e të sigurisë, perspektivës integruese euro-atlantike e njohjeve te reja.

“Po aq e rëndësishme mbetet edhe faza vijuese e bisedimeve për çështjet e tjera të hapura, për të cilat dua të besoj se do të gjenden zgjidhjet më të mira, me çka do të përmbyllej edhe kapitulli i njohjes ‘de jure’ midis Kosovës dhe Serbisë!”, deklaroi Ramush Haradinaj./DW

 

Etiketa: Kosove-Serbireagime

Lajme të lidhura

Zgjedhjet e 28 Dhjetorit në Kosovë, certifikohen kandidatët e Listës Serbe
Kosovë & Rajon

Zgjedhjet e 28 Dhjetorit në Kosovë, certifikohen kandidatët e Listës Serbe

21:21 - 13/12/25
Vjosa Osmani takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

20:12 - 13/12/25
‘Liria ka emër’, protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK! Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen
Aktualitet

‘Liria ka emër’, protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK! Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen

14:59 - 13/12/25
Para
Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt
Breaking Views

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25

“Lapaj nuk përjashtohet, e kam përshëndetur protestën e tij të drejtë”, kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha...

Lexo më shumë
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25
(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

13:27 - 14/12/25
Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

11:43 - 14/12/25
I dërguari i Trump do të takohet me Zelenskyn në Berlin! NYT: Kievi nuk heq dorë nga NATO dhe Donbasi

I dërguari i Trump do të takohet me Zelenskyn në Berlin! NYT: Kievi nuk heq dorë nga NATO dhe Donbasi

11:07 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com